ILDKPKI, institucion 'gjobash'

ILDKPKI, institucion 'gjobash'

Nga Flamur Vezaj - 15/04/2018

Ditet e fundit po shohim “ndeshkimin” e disa gjyqtareve ne emer te “Vetingut” pasi nuk po arrijne te justifikojne pasurine! Por kjo pasuri e ketyre qe iken dhe atyre qe pritet te ikin nuk eshte vene keto 6 muajt e fundit. Ata kane filluar te pasurohen ose me sakt te deklarojne fitime vetem pas dy viteve te para te punes si gjyqtare apo prokurore.

Disa prej tyre, me t'u bere gjyqtare ose prokurore u bene edhe biznesmene te sukseshem te ndertimeve, nuhates te mire te tregut te pronave te paluajtshme, njerez me fat te madh duke marre dhurata te vlefshme deri edhe nga dy apo tre apartamente, disa prej tyre edhe njohes te mire te ndeshjeve sportive duke fituar cdo dite ne baste e kazino etj etj!

E te gjithe keto pasuri te fituara pas emerimit ne sistemin e drejtesise, ata i kane deklaruar çdo vit prane institucionit shteterore i njohur si Inspektoriati i Larte i Deklarimit e Kontrollit te Pasurise dhe Konfliktit te Interesit!  Institucion ky qe u ngrit per hetimin e pasurise se ketyre individeve dhe zyrtareve te tjere shteterore. Por cfare ndodhi, te gjithe drejtuesit e ketij institucioni dhe zyrtaret qe kane punuar aty e vazhdojne te punojne kane marr rrogat duke kot! Pasi nuk kane ushtruar detyren per te cilen jane ngarkuar nga ligji!

Te gjithe drejtuesit e ketij institucioni qe nga Fatmira Laskaj, Adriatik Llalla, Zana Xhuka (per pak muaj) e deri te drejtuesi qe eshte ne krye te ketij institucioni Shkelqim Ganaj kane “shperdoruar detyren”. Kete veper ata e kane konsumuar duke toleruar keta gjyqtare e prokurore te shtojne llogarit bankare apo pronat e tyre ne kurriz te qytetareve dhe t'i “pastrojne” ata duke i deklaruar cdo vit prane ILDKPKI-se.

Per te folur per secilin prej ketyre ish-drejtuesve, mendoj se Adriatik Llalla duhet te mbaje pergjegjesi me te madhe, pasi jo vetem qe i toleroi ne kohen kur ishte ne krye te ILDKPKI-se por disa prej ketyre prokuroreve-biznesmene i promovoj edhe ne nivele drejtuese kur mori detyren e Prokurorit te Pergjithshem e duke mos i ndjekur penalisht keta milioneret e drejtesise! Ketij ndeshkimi penal e moral nuk duhet t'i shpetoje edhe Shkelqim Ganaj, i cili tashme ka veshur “xhaketen firmato” te nje zyrtari te “ndershem” duke i zbardhur pasurit e pajustifikuar te ketyre gjyqtareve e prokuroreve.

Po ku ishte z.Ganaj para ngritjes se Komisionit te Vetingut? Ishte ky zyrtar i larte, qe ne vitin 2015 u hetua per “kurrupsion” nga Prokuroria e Krimeve te Renda me dyshimin se merrte para nga gjyqtare e disa prokurore, qe mos t'i kallezoje penalisht per “fshehje te pasurise”!

Kjo dosje hetimore, kam mesuar se eshte pushuar nga Besim Hajdarmataj ne vitin 2016 qe tashme drejton Prokurorine per Krime te Renda! Ne ate kohe, u dyshua se rreth 8 gjyqtare kryesisht te Durresit, nepermjet “seksereve” te z.Ganaj jane detyruar te paguajne shuma deri ne 15 mije euro per gjyqtar, qe i “ndershmi” z.Ganaj te mos i bente kallezim penal!

Me çfare morali Shkelqim Ganaj, i cili vet nuk ka kaluar ne siten e “Vetingut” i ben “Vetingun” funksionareve te drejtesise?!

Pse ndryshoi qendrim z.Ganaj per rastin e dy gjyqtareve te shkarkuar tashme, A.Lulo dhe sidomos per gjyqtarin B.Trezhnjeva dhe pse nuk i kishte kallezuar me heret keta dy gjyqtare ne prokurori?!

Pse ne hetimin administrative te ketyre gjyqtareve ne kohe te ndryshme, ILDKPKI-a i ka cilesuar te paster keta gjyqtare?! Etj...etj...

E per keto dhe veprime te tjera, mendoj se duhet te ndiqen penalisht keta ish dhe zyrtaret e ILDKPKI-se, te cilet me dashje nuk kane kryer detyren qe i ngarkon ligji duke marr rrogat kot per disa vite (dhke i shkaktuar nje dem financiar shtetit) e duke ndikuar drejperdrejt ne shkaterrimin e sistemit te drejtesise! 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Sehiri16/04/2018 08:44

Shume e drejte !

t15/04/2018 19:40

Fix fare

Tarasi15/04/2018 18:44

Deri me tashti shumica e institucioneve te ketij shteti te kalbur , jo vetem nuk e kane luftuar korrupsionin por perkundrazi e kane favorizuar ate , kane qene ne sherbim te pushtetit e te vehtes se tyre ,duke perfituar te gjithe duke heshtur e mbuluar njeri tjetrin. I demtuar eshte vetem populli qe i ka paguar keta hajdute te paskrupullt. Sa per institucionet e ngritura qe duhet ta luftonit korrupsiionit, skane bere gje tjeter veçse i kane dhene her pas here te korruptuarve "çertifikaten e ndershmerise ".

krasasi tp15/04/2018 13:54

Sakte,Z.Flamur.Por Ne adaptuam "sistem" kapitalist, jo sipas modelit te perparuar perendimor, per te kapur kohen e humbur, por modelin ku "ideologet" gazetar te "kazanit" mediatik shkruanin se "korrupsioni eshte i dobishem per funksionimin e shtetit, ashtu sic vajisja qe i behet ingranazhit per te mirefunksionuar.E permenda kete frangment ngaqe je gazetar dhe jo per t'ua lene gazetareve pergjegjesine e mos suksesit.Por ju keni ikur ne emigracion ne mos gaboj, ndersa gazetar te "kazanit" ketu, i thone ik pirdhu ,pasunarit me te madh te prokurorit apo gjykatesit me te korruptuar.Duke pranuar me hire apo me pahir(nje deputete e re u shprehe se e kane votuar nen shantazh) votimin e Kushtetutes , te gjithe jane te ndergjegjshem se ne ate vrime qe po kalojne gjykatsit dhe prokuroret, do kalojne edhe politikanet edhe zyrtaret e larte, perfshi edhe keta boset e ILDKPKI-se.Do shikoni se ne fund gjykatesit dhe prokuroret do rezultojne si me te justifikuarit (bejne perjashtim te lidhurit me bandat dhe krimin) dhe si pjese e "sistemit".Pervec injoranteve te gjithe e kuptojne qe Reforma ne Drejtesi eshte nje investim perendimor , nje dore, per te na cliruar te gjitheve nga marrezia kolektive dhe per te bere shtet.

Shto koment

Denonco