Lu, Vllahutin, Llalla dhe Berisha, Kush thotë të vërtetën?

Lu, Vllahutin, Llalla dhe Berisha, Kush thotë të vërtetën?

Nga Shënim - 14/04/2018

1.

Ish-Prokurori Adriatik Llalla i ka dërguar një letër Nën/komisionit për Europën, Euroazinë dhe Kërcënimet, të Komsionit të Çështjeve të Jashtme të Kongresit. Letra është vendosur, në formën e një materiali “për dijeni”, në rendin e ditës të një seance dëgjimore “Ballkani: Kërcënimet ndaj Paqes dhe Stabilitetit’. Ky nën/komision drejtohet nga kongresmeni republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher.

Në këtë letër ndër të tjera shkruhet se “ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në një takim me Prokurorin Llalla i ka kërkuar arrestimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.” Gjë që sipas përmbajtjes së letrës është “refuzuar nga Prokurori i Përgjithshëm” me argumentin se “nuk mund të kryehet një veprim i tillë përderisa nuk ka prova dhe fakte”. Kjo letër e vendosur në faqen e internetit të nën/komisionit të çështjeve të jashtme, mendohet të jetë bërë publike menjëherë pas zhvillimit të seancës dëgjimore në 17 maj 2017, pra gati një vit më parë. Ajo i është bërë me dije publikut vetëm para pak ditësh, në ditët e para të prillit 2018, pra gati një vit më vonë. Me këtë rast ambasadori Lu “ka përgënjeshtruar se i i ka kërkuar Llallës një gjë të tillë” duke vazhduar ta sulmojë atë me terma jo fort të përshtatshëm për një diplomat!

***

Shtrohet pyetja: Cila është i vërtetë, pohimi i Llallës apo përgënjeshtrimi i Lu? Kjo mbetet një engimë vështirësish e provueshme në mënyrë direkte dhe ezauruese, përveç rastit kur Llalla do të zotëronte prova me “zë dhe/ose figurë” ndërkohë që takimi mesa kuptohet ka qënë kokë më kokë. Kjo ngjarje ka ndodhur kur marrëdhëniet mes Lu e LLallës nuk ishin futur në sipralen e heqjes së “vizës” për në SHBA për Llallën e familjen ne tij dhe të akuzave publike mes tyre. Prandaj në këtë rast shtrohet pyetja: Përse Llalla do të sajonte këtë kërkesë të Lu kur marrëdhëniet mes tyre ishin normale? Me siguri, Donald Lu është bërë me dije për letrën e Llallës, nga nën/komisioni i politikës së jashtme të Kongresit në në maj të vitit 2017. Atëhere shtrohet pyetja: Përse Donald Lu nuk ka reaguar para një viti por reagoi një vit më vonë, kur media nxorri këtë lajm në Shqipëri? Përse Donald Lu e ka mbajtur të fshehtë këtë lajm? Një pyetje tjetër që mund të bëhet në këtë rast është: Përse ky fakt u bë publik pas një viti dhe jo më parë? Nga përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të nxirret ndoshta në mënyrë indirekte përgjigja nëse Llalla apo Lu thotë të vërtetën. Lidhjen e të vërtetës me Lu e kompromentoi rëndë Rama më deklaratën “idiote” që tha se “mes shqiptarit Llalla dhe amerikanit Lu, zgjedh amerikanin” duke zbuluar ndoshta edhe arsyen “përse Lu do ta bënte këtë kërkesë?”. Natyrisht logjika ta thotë se duke burgosur Metën, një dëshirë e vjetër e Ramës, Rama do ta kishte rrugën drejt vënies nën kontroll të drejtësisë pa pengesa.

2.

Berisha po ashtu ka deklaruar se Romana Vllahutin i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla që “të arrestojë Berishën” dhe përgjigja e Llallës ka qënë e njëjtë si në rastin e kërkesës së Lu për Metën. Berisha e ka mbështetur “akuzën” e tij duke thënë se këtë informacion e kishte nga një “ambasador i një vëndi të BE, që madje kishte reaguar ndaj kësaj kërkese të Vllahutin”. Këtë lajm të cilin Berisha e ka bërë publik edhe më parë, pa pasur asnjë përgënjeshtrim nga Vllahutin, e cila këto ditë ka thënë se “ky është një trillim”.

***

Është fakt i pamohueshëm që Vllahutin dhe Lu ka qënë shumë të angazhuar për reformën në drejtësi. Ata kishin përhapur lajmin se “Rama është i angazhuar për ta kryer reformën dhe pengesë janë vetëm Berisha e Meta, të cilët kanë frikë nga ndëshkimi”. Judicial Watch këto ditë ka publikua një dokument me 32 faqe ku ndër të tjera arrin në përfundimin se “Ambasadori Lu i lidhur ngushtësisht me Soros ka ndikuar që Rama të vendosë nën kontroll drejtësinë, reformën e së cilës e kishte drejtuar Soros, madje duke përdorur edhe paratë e taksapaguesve amerikanë”. Akuzë që me siguri do të hetohet nga autoritet e ligjit në SHBA. Ky fakt të shtyn të mendosh se Lu dhe Vllahutin kanë bashkëpunuar për të “hequr pengesat Berisha dhe Meta” në mënyrë që reforma të kryhej ose thënë me termat e JW që “Rama të vinte nën kontroll drejtësinë”. Kjo të shtyn të bësh pyetjet: Mos vallë Lu dhe Vllahutin kanë ndarë rolet, Lu ti kërkojë Llallës arrestimin e Metës dhe Vllahutin arrestimin e Berishës? Përse Berisha do ta sajonte një lajm të tillë për veten e tij? Përse edhe Llalla do ta sajonte një lajm të tillë? Dhe përgjigje të gjithë këtyre pyetjeve i jep Judicial Watch me hetimin e fundit. Rama duke zgjedhur “kroaten” e lidhur ngushtë me të, nxorri në shesh gënjeshtrën e Romanës.

Syri.net/ 14 prill 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi16/04/2018 09:56

Llalla ka bere shume mekate dhe nuk meriyon asnje respekt. Nese kanabisi, droga, korrupdioni arriten majat, kane pasur dhe mbeshtetjen e Llalles. Por ne kete radte menfoj qe Llalla nuk munde ta shpifi, pasi do te ishte fatele per vet lloallen. Mendoj se ai do te kete fakte per te vertetuar kete. Por ai nuk fo ti perdori faktet per te cuar Lun para drejtesis, por per te mbrojtur veten e tije nga burgu.

Luja genjen, dhe vazhdone te jete genjeshtari, intriganti ... non grata...

Vlahutin genjen, mafioze, ndimon krimin, e korruptuar..non grata

Berisha, jo te gjitha i ka te verteta, por eshte personi i vetem politikan ne shqiperi si nga e djathta dhe e majta.

H PONARI 15/04/2018 12:42

Keta duhen te shpallen non grata dhe injoruar komplet , te korruptuar,

Benca15/04/2018 10:40

O krasas tp, o komunist i fshehte qe mbron Ramen dhe ben sikur je i pavarur. Nese je burre nga Krasi i Tepelenes shko pastro burgun e Bences per mikun tend Edi Rama. Rregulloj edhe nje bide me uje te bollshem per te lare bythen qe do tja pastrojne disa here ne dite shoket e tij te burgut.

Ali Pashe Tepelena 14/04/2018 23:48

Une, midis Berishes dhe Vlautin, besoj shqiptarin; ndersa midis Luse dhe Llalles, besoj Llallen. Ne i dime shume mire qendrimet e Luse dhe Vlautinit ndaj Berishes, Metes dhe Llalles. Si mund ti dergoje nje leter te tille nje prokuror, qofte dhe i zakonshem, senatit amerikan pa patur prova. Pse çuditemi, Llalla ja tha publikishte ne tv Luse presionin per te mbyllur hetimet per kompanine amrikane te naftes. Ndersa per leshekuqen nuk ja vlen te ndyshe gojen.

Tarasi14/04/2018 21:09

Arsyetimi, faktet na çojn qe e drejta dhe e verteta qendron tek Llalla dhe Berisha, ndersa Lu e Vllahutin genjejne.

krasasi tp14/04/2018 21:04

Z.Llalla genjen me shume.A nuk na genjeu ne vite, se do godiste "peshqit e medhenj"?.Me siguri tash "qane nen gune",ma futen,a kur s'ua futa.Znj.Vlautin genjen me pak.U hetua edhe nga strukturat e BE per ate te flamosuren vile.Z.Berisha tere kohen, ne opozite apo ne mazhorance, ka qene i pare "hena jashte" me kryeprokuroret.Ne dallim nga Z.Rama une midis shqiptareve dhe nderkombetareve, besoj shqiptaret e mesiperm.Qe ta besoj z.Rama do te duhet te qeroje nga qeverija te kapurit ne flagrance per korrupsion(sipas Kodit Penal dhe Kushtetutes) korrupsioni eshte veper penale.Ti hapi rrugen Znj.Marku, per te bere arrestime te "peshqeve te medhenj".Nese pretendon se Kryeprokurorja nuk varet nga mua, atehere Z.Rama paska vendosur te vete flijohet.Te gjithe e dine qe pasurija e gjyqetareve dhe prokuroreve eshte asgje ne krahasim me ate te politikaneve.Nese Vetingu do ti kap ne flagrance politikanet e mesiperm dhe jo vetem keta,atehere do themi se :"e keqja e shqiptareve, jane vete shqiptaret".Ka gjasa qe keshtu te rezultoje.

Shto koment

Denonco