Mogherini e Hahn do ti ‘luten’ Ramës të arrestojë Tahirin, përndryshe…

Mogherini e Hahn do ti ‘luten’ Ramës të arrestojë Tahirin, përndryshe…

Nga SYRI.net - 13/04/2018

Vende të rëndësishme të BE, thuhet në qarqet diplomatike se nuk do të pranojnë të hapen negociatat e Shqipërisë me BE, pavarësisht fjalëve të bukura që do të artikulojnë në Tiranë, “mikja” italiane Mogherini dhe komisioneri Hahn.

Arsyeja që qarkullon është: Të arrestohet Saimir Tahiri. Përndryshe negociata nuk hapen… dhe kjo do të jetë me pasoja për të ardhmen e Ramës…

Mogherini duke qënë një “mike” e Ramës, do të vijë më shumë në Tiranë në 17 prill për ti thënë në vesh Ramës pikërisht këtë “kërkesë” të disa vëndeve të BE.

Rama e di prej kohësh këtë kërkesë, atë ja kanë thënë disa të tjerë më parë, në mënyra të tjera, herë direkt dhe herë indirekt me ndërmjetës.

Mogherini madje do ti lutet që Rama ta kryejë këtë kërkesë se është në lojë fati i Shqipërisë. E ardhmja e Ramës. Reputacioni i saj. Dhe dinjiteti i Hahn. Rama e di shumë mirë këtë gjë. Ai është i gatshëm jo vetëm Tahirin por edhe cilindo tjetër ta bëjë kurban për interesin e tij personal, por me Tahirin i ka ngecur sharra në gozhdë.

Tahiri e ka kërcënuar me hapjen e dosjes së Xibrakës ku është i implikuar Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës. Dhe kjo e tmerron Ramën, ndërkohë që ky shantazh i Tahirit e ka xhindosur edhe më shumë dhe mezi pret ti “nguli thikën” këtij të “pabesi”.

Rama është në dilemë, jo thjesht për çështjen e hapjes së negociatave me BE, për të cilën nuk bëhet fare merak, por ka shumë frikë se vëndi i rëndësishëm që ka vënë këtë kusht mund ti heqë vizën si kryeministër, dhe kjo do t’ia përshpejtonte fundin.

Rama ndërkohë po bëhet gati ta dorëzojë Tahirin me rastin e vizitës në Gjermani, duke ja bërë këtë kurban si dhuratë kancelares. Por ndërkohë nuk është shumë i sigurtë nëse realisht vendet e rëndësishme të BE kanë vetëm këtë kërkese apo pasi Rama të lëshojë Tahirin ata do të bëjnë kërkesa të tjera.

Por ajo që e mundon më shumë, dhe i ka ngjallur frikën më të madhe lidhet me mendimin e mundimshëm se mos kjo e gjitha është një lojë e njërit nga këto vëndet e rëndësishme, për ta futur në kurth dhe për tja plasur bombën në dorë, pra që sapo të arrestohet Tahiri ai të kthehet në një i “penduar” që do të tregojë gjithçka, duke pasur edhe mbrojtjen e tyre.

Kështu që 17 prilli do të jetë një ditë e zymtë për Ramën.

Fjalët e bukura dhe lëvdatat e Mogherinit do ti futen nga një vesh dhe do ti dalin nga tjetri, Sepse në kokë do ti bucasë vetëm cështja Tahiri.

Dhe nervat do ti ngrihen edhe më shumë kur në krah të Mogherinit do të shikojë të krekoset edhe Ditmiri, ministri i përjashtuar nga kuvendi, për gafën e të cilit duhet ai të paguajë se Ditmiri nuk e vret fare mëndjen për budallallëkun që bëri, mjafton ta ketë mirë me Ramën që ai ta mbajë ministër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment