House of Propaganda...

House of Propaganda...

Nga Ylli Manjani - 12/04/2018

Vijon seriali propagandistik “Faji është tek tjetri”.

Deri tani kemi parë këto seri:
- Për keqqeverisjen e Tij, fajin e ka LSI-ja.
- Për korrupsionin e Tij dhe të kujtdo tjetër, fajin e ka si gjithmonë Ilir Meta!
- Për drogën, tashmë fajin e ka Saimiri!
- Për arrogancën e Tij në qeverisje, fajin e ka Saliu!
- Për vjedhjen e zgjedhjeve që bëri, fajin e ka “Rusi” Lulzim!
- Për shkatërrimin e Parlamentarizmit, fajin e ka çizmja e Monikës!
- Për drejtësinë që ka kapur vetë me të dyja duart, fajin e ka Lu! Ky i fundit ja hedh fajin Llallës! 
- Për taksat e larta që vendos Ai vetë, fajin e ka populli vandal!
- Për mbylljen e gojës kritikëve, fajin e ka “kazani”, pra Media! 
- Për pronat që ka bllokuar, fajin e kanë Pronarët!
- Për koncensionet dhe PPP kriminale, fajtore është Qeveria e së shkuarës! ( Me historinë e dy kullave të Brojkës, mbushi Tiranën me ndërtime Ai).
- Për shëndetësinë fajin e ka Beqja!
- Për arsimin, fajin e ka Tritan Shehu, Ornela Pampuri dhe unë që nuk pranojmë orët e hapura të LGBT!
- Për ekonominë në krizë dhe asistencën sociale, fajin e kanë bashkitë.
- Për çdo kapje flagrante në skandale, fajin e ka sistemi!

Pra të gjithë kanë faj! Vetëm Ai jo!

Pritet të shtohen seritë e reja me “fajtorë” të rinj: Beni (Ahmetaj), Damiani, Ditmiri, Fatmiri, Senida, Mirela, Etilda, Erioni, Vangjushi, Qazimi e Tan Lame do shpallen fajtorë.

Madje edhe Olsi e Linda nëse e do puna... (ndjesë që ua përmend emrat).

Listë e gjatë “fajtorësh”.... Ka projektuar përjetësinë...

Propaganda na sugjeron që: Ai po punon në kushte “të vështira” me gjithë këta fajtorë nëpër këmbë!

Këtë thotë edhe Freedom House...

Çfarë propagande!!

Shih kur të dalë edhe raporti tjetër : Nuk ka nevojë për zgjedhje! Na mjaftojnë sondazhet! Kursehen edhe paratë e shtetit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miu te kiu17/04/2018 07:59

Nuk drejtohet vendi me evgjiter hajdute fshatare dhe psikopate

Tarasi12/04/2018 14:47

Xhaxhi Enver prane ketij sojit te gjate qe na ç'qeveris paska qene mrekulli. Qeverisje me kriminale e kryeminister me te poshter, me bastart, me te pafytyre , me hajdut e me te lige zor se do te vij ndonjehere .Duro o popull duro siç duron mali debore.

Genci12/04/2018 10:06

Duhet shtuar ne fund: Sondazhet e bera nga OJQ,(qe te duken te paanshme), te cilat i caktojne rezultatet e somdazhit, ne zyre, sipas sugjerimeve te te madhit, te udheheqesit tone te dashur.

Shto koment

Denonco