‘Grindja’ Rama-Veliaj, Soros në mes…!?

‘Grindja’ Rama-Veliaj, Soros në mes…!?

Nga Shënim - 11/04/2018

Prej kohësh, marrëdhëniet e Ramës me Veliajn janë të përkeqësuar. Sekserët pranë të dyve tregojnë se “Rama e Veliaj janë prishur”. Disa e besojnë këtë gjë dhe disa të tjerë nuk e besojnë. Ka “fakte” për të dy palët.

Një nga “provat” e prishjes ishte deklarata e Ramës se “Erioni po të votohet në këto momente nuk fiton”. Gjë që Rama edhe sikur ta kishte të sigurtë një rezultat të tillë nga sondazhet e brendshme nuk do ta deklaronte në publik. Arsyeja e një deklarate të tillë lidhet me marrëdhëniet e tyre të dëmtuara, madje shumë rëndë. Sepse deklarata ishte edhe një mesazh i qartë i Ramës, se “pa mbështetjen time mund edhe të largohesh nga politika”.

Nga kjo ditë Erion u shfaq i çoroditur, por ngjarjet e fundit dhe mesazhet nga Soros e kanë qetësuar përsëri.

Momenti i dytë ishte një artikull i BIRN me anë të të cilit sulmohej ashpër Erioni për mosmbajtje të premtimeve, për lidhje me oligarkët në kurriz të interesave të qytetarëve ndërkohë që Erioni, vetëm para pak kohësh ishte investuar maksimalisht duke sponsorizuar një artikull në revistën pretigjioze The Economist për tu prezantuar si lideri i ardhshëm i vendit. Sulmi i BIRN vinte pikërisht pas prezantimit të shëmtuar të Erionit në emisionin Opinion, ku neveria dhe urrejtja për të u organizua nga Rama në rrjetet sociale dhe në bisedat mes qytetarëve.

Rama dhe Erioni kanë pasur marrëdhënie të tendosura edhe për lejet e kullave dhe teatrin kombëtar, sepse Erioni i ka lënë Ramën dhe Kumbaron zbuluar përballë kritikave të ashpra të artistëve. Rama e ka pritur keq këtë veprim tinzar të Veliajt apo karshillëk me lejet e kullave.

Konfirmimin e këtyre marrëdhënieve të fermentuara mes Veliajt dhe Ramës e bëri edhe Kryemadhi kur deklaroi se “Erjoni nuk do të jetë kandidaturë për kryetar bashkie”, duke lënë të kuptohej se Rama nuk do të pranonte që Erjoni të ndiqte rrugën e tij për ti zënë vendin?!

Po përse Rama është prishur me Erionin? Përse Rama ka nisur sulmet kundër Erionit? Dhe a janë këto sulme të ngritura për ti shkatërruar të ardhmen e tij si lider i PS dhe më tej i vendit?

Rama është nevrikosur shumë sepse Erioni është nxituar në hedhjen e hapave si trashëgimtar i tij. Rama s’dëshiron që Erioni të vetëpërcaktohet si “trashëgimtar” por kërkon që këtë gjë ta vendosë ai vetë, në momentin e duhur. Për më tepër që Rama ende s’mendon se ka ardhur momenti për largimin e tij. Ndonëse Soros ja ka bërë të qartë se vëndin e tij do ta zërë Veliaj kursde momentin e largimit po ashtu do ta përcaktonte vetë Soros. Pikërisht kjo e çmend fare Ramën, pra që Erionit i shkon mendja vetë apo edhe në komunkimi me Soros se Ramës i ka ardhur fundi dhe tani ai duhet të mendojë e të veprojë për të kapur pozicionin e trashëgimtarit. Kjo i duket Ramës sikur Erion po i ndjell fundin; kjo e tërbon. Rama e ka të qartë se si ka ardhur deri këtu Erioni dhe për çfarë e ka projektuar Soros, pra i njëjti person që ka mbështetur edhe Ramën.

Ndërkohë që Rama asnjëherë nuk ka menduar se Erioni do të jetë at-vrasësi i rradhës, pra ai që do të eliminojë Ramën.

Madje kjo është kërkesa e vetme që Rama i ka bërë Soros, që të largohet por duke qënë i sigurtë për asnjë ndëshkim në të ardhmen, gjë që do tja siguronte vetëm Erioni. Gjë që ka filluar të ketë shumë dyshime!

Rama s’e imagjinon dot që Erioni po ndjek rrugën e tij dhe trashëgimia do të realizohet përmes at-vrasjes. Rama vazhdon të mendojë se do të qëndrojë gjatë në pushtet dhe përcaktimin e trashëgimtarit, pavarësisht planeve të Soros, e ka ai në dorë, e mbi të gjitha momentin e largimit të tij s’mund ta përcaktojë trashëgimtari, qoftë edhe në sintoni me kupolën. Por kohët e fundit kjo ka filluar ta mundojë shumë Ramën, sepse shikon që Soros, për interesa të tij është duke menduar të largojë Ramën. Madje largimin ai ja ka paraqitur Ramën si e vetmaj mënyrë që Rama të largohet butësisht në një situatë që duket se do të precepitojë shpejt e mund të jetë me pasoja ta pallogaritshme për fatin e Ramës.

Kjo është arsyeja përse Rama po i tregon dhëmbët Erionit dhe është gati që të investohet për ta hedhur në erë atë në zgjedhjet e ardhshme vendore, ndonëse e kupton edhe vetë se është ende shpejt për ta marrë një vendim të tillë revanshi. Inatin ja kanë shtuar edhe “dashuritë” e fshehta të Erionit me LSI, Monikën dhe Metën.

Është e ende shpejt të bëhen parashikime për veprimet e Ramës lidhur me Erionin. Një gjë është e sigurtë, Rama është shumë i tronditur nga sjelljet e Erionit ndërkohë që kur e pyesin njerëz të afërt për Erionin ai jep disa përgjigje që janë shprehje e qartë e mungesës së qetësisë së tij dhe e tronditjes së thellë. Një gjë është e sigurtë, marrëdhëniet e tyre janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Sulmet e Ramës kanë qënë tashmë publike, por që nuk kanë munduar të shuajnë ambicjet e Erionit për postin e trashëgimtarit, ambicje të cilat lidhen edhe me informacionet apo vlerësimet e tij se Rama po prek fundin por edhe garancia që i dërgon Soros, drejtëpërdrejtë apo me me ndërmjetës.

 Përfundimisht mund të thuhet se Erioni i ndjen krahët e ngrohta nga Soros dhe prandaj e ka kuptuar se duhet të presë me qetësi, ndërkohë që Rama i nevrikosur në ekstrem është gati të hedhë gjithcka në erë, dhe të bëjë kurban cilindo që i shkon mëndja të bëhet trashëgimtar pa miratimin e tij dhe mbi të gjitha vetëm kur ti teket atij. Madje ti dalë kundër edhe Sorosit.

Aq më e ashpër do të ishte hakmarrja e Ramës nëse do të kuptonte se trashëgimtari do të ishte at-vrasës, gjë që e dyshon shumë për Erionin. Por edhe Erioni është i mbushur me një urrejtje të brendshme dhe mezi po pret të sigurojë pozicionin e trashëgimtarit për të kryer pa iu dridhur qerpiku aktin e at-vrasjes.

Syri.net/ 11 prill 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco