Vladimir Putin nuk ka nevojë për urimet tona

Vladimir Putin nuk ka nevojë për urimet tona

Nga Munir Kazmir - 21/03/2018

Kur Vladimir Putin u rizgjodh si president i Rusisë, ditën tjetër lexova se presidenti jonë kishte telefonuar Putinin dhe e kishte uruar atë për fitoren, këtë gjë nuk mund ta besoja.

‘Presidenti Trump e telefonoi dhe e uroi presidentin e zgjedhur të Rusisë dhe kryeministrin Putin për fitoren në zgjedhjet për president’, thuhej në raport.  Pak para rezultatit të zgjedhjeve presidenti Trump lëshoi një deklaratë, ku nënvizonte marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë vitin e shkuar, duke përfshirë këtu edhe luftën ndaj ISIS-it. Ndërkohë që dy presidentët kishin rënë dakord për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në vitet që do të pasonin.

Por si mundet që presidenti Trump të bëjë një deklaratë të tillë?

Epo, ai e bëri, dhe kjo ishte vërtetë zhgënjyese. Por raporti i mësipërm nuk kishte të bënte me presidentin Trump, por me Obamën.

Mora raportin për fitoren e Putinit në zgjedhjet e vitit 2012-të, dhe ndryshova në çdo fjalë emrin e Obamës me atë të Trump-it.

Për të qenë i qartë: Nuk po them që tani Trump është në rregull sepse e bëri atëherë Obama. Është krejt e kundërta. Nuk më pëlqeu as atëherë kur e bëri Obama dhe as tani.

Në të gjithë jemi koshientë dhe e dimë që Vladimir Putin është një diktator dhe ‘rizgjedhja’ e tij ishte një mashtrim i madh.

Por kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të punojmë me Rusinë, kur kemi një interes strategjik, siç është lufta kundër ISIS-it. Por këtu ka një dallim të madh midis aleancës strategjike dhe miqësisë. Unë sigurisht që jam kundër armiqësisë me rusët, por nuk mund të pranoj përqafimin e totalitarizmit të tyre.

Unë e respektoj senatorin John McCain si njeri, por nuk pajtohem shpesh me politikën e tij. Por mesa duket ai është një gat ë paktët njerëz të qëndrueshëm dhe korrekt për këtë çështje, si  në vitin 2012-të ashtu edhe sot. Në të dyja rastet senatori ka bërë deklarata të forta ndaj të dy presidentëve.

Dhe përsëri duhet të them se diplomacia nuk ka nevojë të barazohet me miratimin.

Por megjithatë duhet të themi se nuk është vetëm senatori John McCain, pasi shumica e njerëzve janë skeptikë sa i përket çështjeve me Rusinë.

Demokratët u kujdesën shumë të mbështesnin presidentin Obama, kur ai tallej me Mitt Romnien se ishte i lidhur me rusët në vitet 80-të, por tani që ata kanë nevojë për një kokë turku, pasi Hillary-Clinton nuk mund të mposhtë Donald Trump-in, ata do të përdorin gjithçka që ka lidhje me rusët.

Kam dëgjuar se kongresmenët demokratë kërkonin që të pushohej nga puna kuzhinieri i Shtëpisë së Bardhë, pasi kishte shërbyer me veshje ruse.

Ndërkohë që Republikanët u zemëruan kur Obama uronte Putinin për fitore, por tani që President është Trump, ata nuk po thonë asgjë.

Të gjithë e dimë që Vladimir Putin është një njeri autoritar, i cili përdor forcën dhe kërcënimet ndaj qytetarëve të tij. Ai burgos gazetarët, prandaj ky njeri nuk duhet të përqafohet dhe ti legjitimohet kjo lloj sjelljeje. Por ne në asnjë rast nuk duhet ta cilësojmë Rusinë si kundërshtare, absolutisht kjo nuk duhet të ndodhë kurrë.

Ne duhet të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta, në çdo moment.

Por presidenti Obama bëri një gabim duke e uruar Putinin për fitoren e zgjedhjeve në vitin 2012-të, gabim të cilin e përsëriti tani presidenti Trump.

Ky duhet pranuar që ishte një gabim, dhe shpresoj që të mos përsëritet më kurrë, pavarësisht se kush do të jetë president.

https://medium.com/@munrkazmir/vladimir-putin-does-not-need-our-congratulations-18024e994648

Përktheu: Taulant Halili/ Syri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment