Trafikimi i një sasie kaq të madhe kokaine, prej 613 kg, ilegalisht dhe me një vlerë shumë të lartë, prej 220 milion dollarë që niset nga Kolumbia për të arritur në një vend të BE duke kaluar tranzit nëpër Shqipëri, mund të kryhej vetëm nëse do të plotësoheshin disa kërkesa:
Pyetjet që duhet të marrin përgjigje nga hetimi shqiptar janë:
Shërbimi inteligjent i ushtrisë kolumbiane dhe DEA, mesa duket në ndjekje prej disa kohësh, të kësaj piste të re të trafikimit të kokainës, nga Kolumbia në vendet e BE, përmes Shqipërisë, me pjesëmarrjen e një “rrjeti” shqiptar të narkotrafikut, kishin rënë në gjurmë të kësaj transferte. Ato siç duket kishin dijeni/informacion për shitësit në Kolumbi, kompaninë e bananeve, porositësin e mallit dhe lidhjet e tij me kupolën politike dhe destinacionin por nuk kishin “fakte e prova” që do tju mundësonin kapjen e të anëtareve të rrjetit të kësaj piste. DEA mesa duket ishte marrë të gjithë masat që ky operacion të mos dështonte, pra të përfundonte me sukses.
Me kapjen e mallit në magazinat e kompanisë së bananeve, operacioni i DEA për zbulimin e rrjetit dështoi, në kuptimin që nuk u kap dot në flagrancë porositësi i mallit, gjë që vështirëson zbulimin e të gjithë rrjetit të këtij trafiku ku përfshihet garantuesi i mallit, pra anëtarët e kupolës së lartë qeverisëse. Me shumë gjasa operacionin, e ka ndërprerë njëri nga anëtarët e kupolës së lartë qeverisë për të penguar kapjen e porositësit, i cili mund të zbulonte të gjithë rrjetin përfshi edhe vetë anëtarët kupolës së lartë qeverisëse.
Ka shumë gjasa që njëri nga anëtarët e kupolës së lartë qeverisë është vënë ne dijeni të operacionit të DEA. Ky informim mund të jetë bërë miqësisht ose zyrtarisht nga një përfaqësues i huaj që ka lidhje me DEA por që njëkohësisht ka marrëdhënie konfidenciale me anëtarin më të lartë të kupolës qeverisëse. Ose ky informim mund tëjetë bërë zyrtarisht nga ndonjë përfaqsues i huaj për të testuar gatishmërinë e qeverisë shqiptare për kapjen e drogës dhe zbulimin e rrjetit. Nga analiza e të gjithë fakteve rezulton se Kryeministrin ia ka dhënë informacionin sekret miqësisht një përfaqësues i huaj që ka marrëdhënie të mira me të.
Anëtari i lartë i kupolës qeverisëse ka vënë menjëherë në dijeni,përmes porositësit të mallit,presidentin e kompanisë së bananeve për tu larguar nga vendi. Dhe njëkohësisht ka urdhëruar kapjen e mallit ilegal brenda kompanisë së bananeve sepse vetëm kështu do të ndërpritej operacioni i DEA për zbulimin e të gjithë rrjetit, apo thënë më saktë do të çonte në dështimin e operacionit të DEA për zbulimin e rrjetit.
Nëse malli do të vazhdonte të ndiqej deri në momentin kur ai do të merrej nga porositësi, prokuroria në bashkëpunim me DEA do të kishin të gjithë “provat” për kapjen në flagrancë të porositësit si dhe zbulimin e garantuesit. Dhe pa asnjë dyshim edhe të zbulimit të anëtarëve të kupolës qeverisëse të implikuar në këtë trafik. Ky lloj arsyetimi të çon në përfundimin se anëtari i kupolës së lartë qeverisëse, duke pasur dijeni se operacioni po kryhej me dijeninë e DEA, dhe kapja e porositësit çonte automatikisht në zbulimin e garantuesit dhe më tej eventualisht edhe të anëtarëve të kupolës qeverisë, ka marrë masat për të hedhur në erë këtë operacion duke dhënë urdhër që“policia ta kapte mallin brenda kompanisë së bananeve”.
Nga analiza e mospërputhjes së deklarimeve të Ministrit të Brendshëm dhe të Kryeministrit rezulton se personi që është vënë në dijeni operacionin e DEA me shumë gjasa ka qenë Kryeministri. Dhe pikërisht është po kryeministri që ka dhënë urdhrin për largimin nga vendi të presidentit të kompanisë së bananeve dhe për kapjen e mallit brenda kompanisë së bananeve, pra për ndërprerjen e operacionit të DEA, gjë që ka penguar kapjen në flagrancë të porositësit të mallit dhe zbulimin e rrjetit. Kryeministri nuk ka pasur interes të kapet porositësi dhe të zbulohet rrjeti sepse kështu do të zbulohej kupola garantuese, Ky fakt rrit shumë dyshimet që Kryeministri është garantuesi i mallit.
Personi i huaj që i ka dhënë kryeministrit informacionin sekret të DEA, kur është vënë në dijeni se malli u kap në kompaninë e bananeve me porosi të Kryeministrit, me shumë gjasa e ka këshilluar Kryeministrin që të deklarojë se ‘operacioni u krye vetëm nga forcat e policisë shqiptare”, ndryshe nga çfarë kishte deklaruar fillimisht Ministri i Brendshëm. Sepse deklarata e Ministrit të Brendshëm, për “një operacion të përbashkët me partnerët” mund të komprometonte DEA, e cila ndryshe nga çfarë ndodhi, po punonte për ta kapur në flagrancë porositësin. DEA e gjendur e tradhtuar nga veprimet e policisë shqiptare që çuan në dështimin e operacionit të saj, ka preferuar për momentin të heshtë sepse zhurma do ta detyronte të dekonspironte eventualisht edhe emrin e përfaqësuesit të huaj që mund ti ketë dhënë informacionin sekret kryeministrit.
Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetjeje do të duhet të kërkohej asistenca e shërbimeve të specializuara të huaja, më konkretisht e FBI. Sepse duhet të zbulohet se kujt përfaqësuesi të huaj ja ka dhënë DEA informacionin sekret? Dhe kush është personi i huaj që këtë informacioni sekret të DEA ja ka dhënë Kryeministrit? A ishte i autorizuar përfaqësuesi i huaj t’ja jepte informacionin sekret kryeministrit? Dhe së fundmi, a është e vërtetë që i njëjti përfaqësuesi i huaj që i kishte dhënë informacionin sekret kryeministrit e ka këshilluar atë të deklarojë se “operacioni u krye vetëm nga forcat e policisë shqiptare”.
Përderisa operacioni i DEA është ndërprerë, të vetmit persona nën akuzë janë presidenti i kompanisë së bananeve, menaxheri i kompanisë që priti bananet dhe shoferi. I vetmi person që mund të jetë në dijeni të një pjese të këtij operacioni është presidenti i kompanisë së bananeve. Së pari, ky person është udhëzuar nga kupola qeverisëse të largohet nga vendi në momentin e kapjes së mallit dhe ky është ende jashtë vendit që të mos arrestohet. Së dyti, ky person po udhëzohet që të mos flasë shumë, por të thotë vetëm se “mallin e kanë futur në banane pa dijeni e tij” sepse kështu do të dënohej minimalisht, për të dalë sa më shpejt përmes ndonjë amnistie.
Duket e çuditshme deklarata e ambasadorit amerikan që “presidenti kompanisë së bananeve është peshku i madh që është kapur”, ndërkohë që është evidente se peshq të mëdhenj të trafikimit të kësaj sasie kaq të madhe kokaine janë vetëm porositësi i mallit dhe garantuesit i tij, pra anëtarët e kupolës qeverisëse. FBI duhet të hetojë nëse kjo deklaratë është e qëllimshme, gjë që do ta implikonte eventualisht atësi bashkëpunëtor me Kryeministrin. Si në dhënien e informacionit sekret të DEA. Ashtu edhe për këshillimin prej tij që Kryeministri të deklaronte ndryshe nga Ministri i Brendshëm se “operacioni u krye vetëm nga forcat e policisë shqiptare” për të mos implikuar DEA në dështimin e operacionit.
Tani në test është prokuroria. Dhe pavarësia e prokuroria nga porositësit e kokainës.
© SYRI.net
Po nuk e pane diellin nga zinxhiret,si Sala dhe Rama,kote lodheni me artikuj dhe mendesime.Vendi do te katandiset si vendet Amerikes Latine,qe edhe shkollen tetevjecare e paguajne,prandaj jane injorant se keshtu u duhet oligarkeve,pra 2%,qe komandojne Boten.
Nuk duhet të përjashtohet gjithashtu edhe ish ministri i mbrendshëm Tahiri nga pista e hetimit për kokainën. Në informacionet e antimafies shqiptare, kushërijtë e tij Habilaj, veç trafikut të kanabisit, ishin kapur edhe me sasi të vogla kokaibe e armësh.
I pari nga ministrat për të cilin erdhën informacione nga DEA për lidhje të drejtëpërdrejta me trafikun e drogës, ishte Tahiri. Jemi dëshmitarë se pas kësaj, Rama më së fundi pranoi ta largonte ate nga detyra e filloi që të shfaqej publikisht se ai duhej të hetohej,
Sapo Tahiri doli me kërcënimin se do ti hapte të gjitha kartat nëse do të çohej para gjykatës, duke përmendur ate fjalinë e njohur të Ramës se "nuk keni parë asgje akoma", Rama , mesa duket i trembur e kthehu tërësisht pllakën. U nxitua të bllokonte prokurorinë që të mos arrestojë Tahirin e vazhdon edhe sot të lëvizë çdo gur që Tahiri ti shmanget drejtësisë
Qe ne kohra qe nuk "mbahen mend", ndoshta para dy ditesh, kam hamendesuar se DEA, pas paqes te vendosur midis shtetit Kolumbian dhe rebeleve majtiste qe komandonin gjithe trafikun nderkombetar te kokaines,posedon gjithe informacionin mbi trafikun nderkombetar te kokaines te kryer ne vite e dekada.Keta pushte(dhjeret) tane te implikuar ne trafikun e droges kujtojne se ja kane hedhur DEA-s.Me shume se kapja e "guzhinierve" hidh uje e shto oriz, per supen qe do konsumohej ne Europe, ju ka interesuar me shume, se kush do ta dekonspironte aksionin.Pjesa e pare u mbyll.Pjesa e dyte fillon pas nje pushimi te shkurter.Drejtori i CIA u emerua ne krye te DASH.