Versioni i ri i filmit hollivudian Wag the Dog… ngjarjet zhvillohen edhe në Shqipëri

Versioni i ri i filmit hollivudian Wag the Dog… ngjarjet zhvillohen edhe në Shqipëri

Nga Shënim - 10/03/2018

Wag the Dog është një film amerikan i vitit 1997 me producent Barry Levinson, bazuar ne novelën me titull “Heroi Amerikan” të Larry Beinhart. Aktorët kryesorë në film janë Dustin Hoffman dhe Robert de Niro.

Ngjarja zhvillohet në Uashington, në prag të zgjedhjeve presidenciale. Njëri prej kandidatëve, president në mandatin e kaluar, ndodhet i përfshirë në një skandal seksual. Këshilltarët e tij financiarë dhe të medias, pra njerëzit më të fuqishëm pranë tij e këshillojnë kandidatin për president, që për të hequr vëmendjen e qytetarëve nga skandali seksual duhet sajuar një ngjarje më e madhe, një “skandal” tjetër. Vendosin të krijojnë një luftë- fake (fallso) në Shqipëri. Një pjesë e filmit luhet në Shqipëria e cila është në trazira.

Filmi në Europë është shfaqur me titullin “Njerëz me ndikim” për të treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë njerëzit e pushtetshëm, politik e financiar, kur bëhet fjalë për pushtet.

Këto ditë është sajuar një version i ri i këtij filmi hollivudian, ku përsëri Shqipëria zë një vend kryesor. Pjesë të këtij versioni të ri, ku ka futuar duart “regjizori” Xhorxh Soros dhe me aktor kryesor Mother Jones po xhirohen këto ditë në Tiranë. Skenari ka disa ndryshime. Personi në skandal është Edi Rama, por këtë radhë i përfshirë në një skandal trafiku të kokainës nga Kolumbia. Dhe për të hequr vëmëndjen e publikut nga skandali ku është përfshirë Rama sajohet një “skandal” tjetër ku sipas skenaristit Soros “agjentë rusë” të maskuar si lobistë të Presidentit të SHBA lidhen me opozitën shqiptare për të destabilizuar vendin dhe penguar antërësimin e Shqipërisë në BE.

Filmi nuk do të shfaqet në kinematë e Tiranës sepse mediat e Ramës po transmetojnë cdo ditë “on line” copëza nga xhirimi i këtij filmi sorosian.

Syri.net/ 10 mars 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco