A është e rrezikuar Shqipëria nga ndikimi rus? Përse?

A është e rrezikuar Shqipëria nga ndikimi rus? Përse?

Nga Kastriot Islami - 08/03/2018

Portali “European Western Balkans” boton sot shkrimin me titull “Vlerësimi i ndikimit ekonomik rus në Ballkanin Perëndimor” ku ngrihet shqetësimi për “rritjen e fuqisë ekonomike” të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, nga një “fuqi ekonomike periferike” në një “nga lojtarët më të rëndësishëm”.

Artikull shkruesja madje tregon edhe rrugën sesi Rusai e ka arritur këtë gjë: i) përmes fuqisë së butë (soft power”, ii) presioneve politike dhe iii) përmes mekanizmave tërheqës ekonomikë.

Ajo që është më shqetësuese dhe që realisht përbën arsyen e vërtetë përse vendet e Ballkanit Perëndimor dhe drejtuesit e tyre, kanë “krijuar hapësirat për të lejuar penetrimin” e forcave të treta për shkak të devijimeve të konsiderueshme nga ecja me shpejtësi e cilësi drejt demokratizimit dhe integrimit në BE e NATO, jepet përmbledhtas në artikull:

drejtuesit e vendeve të BP menaxhojnë qeveritë e tyre në mënyrë  autoritare, ose e thënë pa doreza kanë krijuar regjime jodemokratike që përfaqësojnë interesat e korrupsionit e oligarkisë dhe që janë të lidhura apo bashkëpunojnë me krimin, trafikantët e mafian rajonale e europiane;

Drejtuesit e vendeve të BP bëjnë sikur bëjnë reforma për ndërtimin e shtetit ligjor, dhe në të vërtetë kanë ngritur qeverisjen e një kupole të pasur, klienteliste e nepotike;

Drejtuesit e vendeve të BP nuk bëjnë reforma ndërkohë që raportojnë përmes medias së kontrolluar prej tyre suksesin e reformave që në fakt mungojnë;

Drejtuesit e vendeve të BP kanë vënë nën kontroll biznesin dhe median duke krijuar trekëndëshin e Biznes-Media-Politikë që kontrollon gjithçka dhe bën të pamundur alternimin e pushtetit;

Drejtuesit e vendeve të BP kanë vënë nën kontroll mekanizmat adekuatë shtetëror dhe kanë ngritur bankat e tyre për pastrimin e parave të pista të fituara përmes korrupsionit, lidhjeve me krimin e organizuar dhe bashkëpunimin në narkotrafiqe; ndërkohë që një pjesë të pasurisë së tyre e kanë depozituar në parajsat fiskale;

Drejtuesit e vendeve të BP më së fundmi kanë vënë nën kontroll të plotë edhe sistemin e drejtësisë dhe përmes tij kanë filluar të “lustrojnë/pastrojnë” të gjithë anëtarët e rëndësishëm të kupolës klienteliste dhe ndërkohë bëjnë gjueti shtrigash ndaj cdo mendimi opozitar apo kundërshtues të tyre;

Drejtuesit e vendeve të BP kanë ngritur mekanizma të fuqishëm dhe kanë vënë në dispozicion shuma të mëdha parash për marketing të qeverisjes dhe rregullimin e imazhit të tyre përmes pagesave të majame për kompani lobingu ndërkombëtare, aktive në median prestigjioze perëndimore dhe me lidhje të rëndësishme me qeveri të vendeve perëndimore;

Drejtuesit e vendeve të BP kanë ngritur po ashtu mekanizma të fuqishëm për komprometimin dhe kërcënimin e përfaqësuesve të vendeve dhe institucioneve që raportojnë për progresin e vendeve të tyre.

E gjithë kjo sjellje ka çuar në papunësinë dhe varfërimin e qytetarëve dhe pasurimin vetëm të një grushti të vogël qeveritarësh. Ka çuar në regres të dukshëm demokracisë. Ka çuar në rrënim ekonomik. Dhe të gjitha këto kanë detyruar qytetarët ti drejtohen zgjedhjes së vetme, emigrimit. Shqipëria është shembull i qartë i kësaj dukurie.

Në këto kushte, drejtuesit oligarkë dhe autoritarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të gatshëm ti krijojnë hapësira cilitdo vendi apo individ të fuqishëm që i ndihmon për të përforcuar pushtetin e tyre personal dhe qëndruar së më gjatë në pushtet dhe që nuk ka asnjë kërkesë për progresin e demokracisë, ngritjen e shtetit ligjor apo respektimin e të drejtave të njeriut. Gjurmët e ndikimeve të vendeve të treta, përveç atyre anëtare të NATO e BE në Ballkanin Perëndimor duhen kërkuar më së pari në hapësirat që kanë krijuar drejtuesit e BP me keqqeverisjen e tyre për të siguruar jetëgjatësi të pushtetit të tyre politik. E thënë më shkoqur e troç, drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor i duan drejtuesit e NATO e BE vetëm për të bërë foto e shtrënguar duart që të mashtrojnë qytetarët e tyre, sepse s’i kanë më model drejtuesit e vendeve të NATO dhe ato të BE. Ky është problemi që shqetëson qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe që duhet të shqetësojë drejtuesit e NATO e BE e të kthehet në prioritet të veprimit të tyre, sidomos po ti referohemi politikës së tyre të “dyerve të hapura” për anëtarësim të BP në NATO apo BE. Sepse ndikimi i forcave të treta do të ishte po aq i konsiderueshëm në Ballkanin Perëndimor  sa edhe në vendet e tjera të NATO e BE nëse këto vendet e BP do të ishte realisht demokratike. Shqipëria është një vend tipik me regjim oligarkik dhe drejtim autoritar e qeveri klienteliste.

*Autori ka qenë Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho08/03/2018 19:31

Nga kjo qeveri asgje nuk eshte e garantuar, çdo gje eshte e rrezikuar! Do te qe me mire te jepje ndonje ide si te shpetojme Shqiperine nga tufa e qeneve qe po eshqyejne pa meshire me gjith shqiptare brenda!!

Azem Hajdari08/03/2018 19:18

shoku kastriot islami ka drejt, Lulezim Basha duhet me kthy syte nga Rusia per me fitue pushtetin, Donald Trump e la PD dhe Sali Berishen ne balte.

Shto koment

Denonco