Nuk mund ti bihet gjithnjë ‘oligarkisë’

Nuk mund ti bihet gjithnjë ‘oligarkisë’

Nga Ylli Manjani - 07/03/2018

Ka shumë komentues publike dhe politikanë që përpiqen të ngulin thellë në opinion idenë se janë disa oligarkë (biznesmenë të mëdhenj) që po shkatërrojnë vendin. Madje disa mendojnë se për këtë “krim” ata duhen ndëshkuar.

Se çfarë faji kanë biznesmenët sinqerisht nuk arrij ta kuptoj! Nuk gjej asnjë logjikë! Të kërkosh përgjegjësi tek biznesi përse do të punojë e të fitojë. Edhe Marksi atje në varr rrotullohet nga sikleti nëse e dëgjon këtë gjë! As ai nuk e ka pretenduar këtë sa qe gjallë!

Përkundrazi, Ai argumentonte se “... motivi i kapitalit është fitimi”. Ky është në fakt motivi; FITIMI.

Nuk është përgjegjësi e biznesit mosruajtja apo keqmenaxhimi i pasurisë publike! Po fare, fare! Për këtë gjë popujt zgjedhin qeveri e institucione publike që ta bëjnë në emër të tyre.

Nuk është faji i biznesit pse do të ndërtojë kulla, as nëse ndërtimi kullave prish urbanistikën apo dhe çmimet e tregut immobiliar! Nëse atyre ua mban xhepi i ndërtojnë për të fituar vetë dhe jo për të fituar shteti. Natyrisht pjesë e fitimit është tregu i sigurtë, për të cilin më shumë sesa shtetit ju interesin vetë atyre.

Por nëse nga kullat prishet mjedisi, zihet drita e diellit apo prishet pamja tradicionale e qytetit (të gjitha këto janë pjese e interesit publik) nuk është fare përgjegjësi e tyre.

Përkundrazi këtë përgjegjësi duhet tua kërkojmë Bashkisë dhe Qeverisë! Ato janë zgjedhur të mbrojnë pasurinë publike dhe interesin publik.

Nuk është faji i biznesit pse qeveria ka vendosur të kolaps vendin me kontrata koncesioni!

Nuk ka logjikë tjetër që të ketë kuptim!

Sulmi ndaj biznesit në thelb është idiotësi, ligësi provinciale, anti-logjikë ekonomike krejt pa lidhje! Ky sulm ja kalon çdo marksisti.

Qeveria është fajtore! Këtë thotë edhe FMN, me të drejtë!

Në shoqërinë e kapitalit, duhet të bashkëjetojmë me dëshirën e biznesit për fitim. Ashtu siç duhet të kërkojmë një shtet të përgjegjshëm që në emër të publikut e kanalizon këtë dëshirë për fitim në funksion të interesit më të mirë publik!

Është detyrë e shtetit të tregojë se për çfarë ka nevojë më shumë shoqëria, për prodhim apo ndërtim; për turizëm apo shërbime; të infrastrukturë apo bujqësi. Mendoj se shteti ynë ka dështuar ta bëjë këtë gjë dhe për këtë faj ka vetëm Ai, pra SHTETI!

Debati tjetër pastaj se përse biznesi rri më afër qeverisë është edhe më idiot. Po pse afër kujt duhet të rrijë?! Keni parë gjëkundi biznes opozitar që të sigurojë fitim?! Kushdo që ka një NIPT synon të afrohet natyrshëm me marrësin e vendimeve, jo me kontestuesin e tyre!

Marrësi i vendimeve ka gjithë autoritetin të thotë JO kur duhet ta thotë dhe të shërbejë shpejt dhe mirë! Ashtu siç ka detyrën të refuzojë çdo ofertë të paligjshme në dëm të interesit publik!

Interesi publik është detyrë e shtetit, jo e biznesit!

Ashtu siç është poshtërsi e papranueshme përdorimi i emrave të biznesmenëve nga marrësi i vendimeve (siç bëri Kryeministri aktual) për të bërë politikë!

Duke u marrë me biznesin, harrojmë të merremi me pseudo-biznesin. Me atë që e krijon politika për të shkatërruar konkurrencën e madje edhe vetë vlerën e fjalës. Shihni çfarë bëhet me “biznesin e fjalës”, median!

Ky është krimi i vërtetë. Krim i nxitur nga pushteti!

Prandaj s’kemi përse drurin që duhet ti japim gomarit (qeverisë), t’ia japim pafundësisht samarit (biznesit)!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

udit e politiks09/03/2018 10:47

Ka vërtetë ashtu siç e thotë Manjani, një tendencë ultra majtiste, që gjithë biznesmenët njëlloj, të përlyhen me nofkën pezhorative "oligarkë"
Por ama nëse bëhet ky përgjithësim abuziv jashtë realiteteve, nuk ka sepse të shkohet në abuzimin tjetër se të gjithë bizesmenët janë njëlloj figura pozitive që luftokërkan ndershmërisht për të fituar.
Që një biznesmen me një kapital fillestar pasurinë e trashëguar, të bëjë hapa më të shpejta në suksesin e biznesit të tij, kjo është llogjike e normale.
Por në Shqipëri faktet tregojnë se biznesmenët më të shumtë e më të "suksesshëm", nuk janë trashëgimtarë pasurishë, por çuditërisht njerëz të lidhur me administratën e dikurëshme të diktaturës enveriste që rëmbyen pronat publike.

Albi07/03/2018 16:36

Kostoja e demtimit te interesit publik pjese e te ciles eshte dhe biznesi eshte me e ulet se perfitimi qe eshte ekzlusivisht individual i biznesit. Biznesi funksionon ne te mire te vet persa kohe ekuilibri qendron i tille. Ne te kundert fillon shikon per mundesi te tjera gjetke. Vazhdoni kerkoni per NENE TEREZEN po do gjeni vetem zamir manen.

fery07/03/2018 14:22

Ne rethanat egzistuese te menalitetit shqiptar oligarket jane si ata krahet e zogut pa te cilet ai s fluturon dot sepse , oligarketi financojne politikan dhe , politikanet financojne oligark ( duke iu dhene tender ne kushte skajeshmerishte te jo barsbarta) Edhe une mendoj se s kane shume faj bizneset por , pikrishte jane bizneset ato qe ndikojne te thehen gjitha regullat e ligjet me qellim qe pronari i caktuar i nji biznesi , me emer dhe mbiemer me patjeter duhet ta fitoje nji tender te qeverise ku nji politikan autoritar pranon ti shkele gjitha regullat dhe ligjet e tenderimit pere te ia dhuruar mikut te tije oligark nji tender disamiljonedh. Dhe , shklja e ligjit nga politikan te papermiresueshem edhe perkunder regullave dhe ligjeve paraqet problem ne vehte Ylli.Keto shkelje te ligjeve drejteperdrejte ndikojne ne korrupsion dhe ne te shumten e rasteve ndikojne edhe ne rritjen e krimit te organizuar , ndikon ne pasurimin e paligjeshm te oligarkeve por , pasurimin edhe te politikaneve sipas sistemit ..." sot ti mua , neser une ty "

nderkombetari07/03/2018 12:19

UaaaUUUUUUUUUUUUUU

vezhguesi07/03/2018 12:06

Jo mor djale se seshte ashtu. Oligarke e qeveri jane nje ndaj faj ka dhe biznesi. Se di biznesi nje gje kaq te thjeshte qe kur prish nje shtepi perdhese me bahce e ben nje pallat siper nga hapesire jetike per 5 veta ne shtepine perdhese kjo hapsire behet per 500 veta. Se di biznesi qe nga njeri normal me hapsire sa nje bahce e ben njeriun mize dheu ne mega kulle.
Ka dhe ca me teper e di ti qe cdo rruge qe behet sbehet per interes publik. Sa vjet ka ky palla kryemnister qe sben bypasin e Fierit qe ka interes tejet publ;ik e privat. Po rruget e tjera qe cojne ne resorte pse behen me pare. Dhe fundit keta biznesmene qe jane ne maje te piramides e di zoteria jote qe o kane mare buxhet nga pushteti komunist, o kane mare prona te palujtshme toka e ish fabrika me dy leke, o jane mare me tregti te paligjshme. Me baze kaq te madhe paligjshmerie qe ka biznesi ne Shqiperi spaska faj sipas teje. Ka shume o njeri.

Shto koment