Përse media shqiptare beson që kokaina e Maminasit, ishte e klanit Rama

Përse media shqiptare beson që kokaina e Maminasit, ishte e klanit Rama

Nga SYRI.net - 05/03/2018

Pse postimi i Sali Berishës që 613 kg kokainë i përkisnin klanit të Edi Ramës u botua menjëherë në 56 gazeta dhe portale?

Krahasojeni pak me postime të tjera të tij që botohen në 25, 30 apo 35 gazeta dhe portale.

Ky është treguesi më i qartë që (1) çdo media dhe çdo Shqiptar e di fare mirë që kjo sasi 180 milionë euroshe drogë nuk lëviz të pa mbështetjen e fortë politike në nivelet më të larta pasi kërkon garanci të mëdha;

(2) Çdo media dhe çdo gazetar kish ditë që kishin përsiatje mbi përkatesinë e drogës nëse ishin klanet e Durrësit, Shijakut, hakmarrjes, Gazit apo Takut, dhe (3) asnjë gazetar dhe asnjë politikan veç Sali Berishës nuk guxonte të përmende asnjë emër a thua se kish ardhur 180 milionë euro droge si dhuratë e vitit të ri.

Edhe tendenca e Ramës që ta paraqisë si sukses të Shqiperisë e vetme pa ndihmën e kurrkujt (ndërkohë që janë bërë publike shkresa zyrtarë qoftë nga Marina Kolumbiane dhe qoftë nga Dogana dhe Guardia di Financa e Livornos) si edhe mundimi i mjerove të pushtetit që në këmbim të ryshfeteve tentuan të shesin për demokrat ish-kreun e PS-së së Tropojës dhe mbajtësin e bustit të Enverit në kundramitingjet e 91-it, thjesht e treguan se kush kishte mizën nën kësulë.

Në turravrapin për të mohuar trafikun e rëndë të drogave që ka blerë çdo diplomat në Tiranë, harroi që me rregull 3-shi nëse ky paska kapur i vetëm këtë ngarkesën po ky i vetëm ka lejuar kalimin e qetë të 97 ngarkesave të tjera që ka sjelle kompania përgjatë 4 viteve të fundit, përfshi edhe aferën e 100 kg kokainë që u kapen në Ekuador destinuar për të njëjtën kompani në 2015, por që “dora e ngrohtë” e qeverisë e mbylli.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco