Rama, i menderosur e i përulur në Komitetin Izraelo-Amerikan për Çështjet Publike…

Rama, i menderosur e i përulur në Komitetin Izraelo-Amerikan për Çështjet Publike…

Nga SYRI.net - 04/03/2018

Rama me porosi të Sorosit votoi kundër qëndrimit të Presidentit Trump që e përcaktonte Jeruzalemin kryeqytet të Izraelit. Ky ishte një qëndrim kundër SHBA. Por ky ishte një qëndrim edhe kundër Izraelit. Mund të thuhet pa frikë se ky ishte një gabim i rëndë, madje historik i Ramës që i ka shkaktuar shumë plagë të rënda atij, dhe këtë ai e di shumë mirë. Kjo histori i është kthyer në një makth që e tmerron cdo ditë.

Rama u përpoq fillimisht ta justifikonte qëndrimin e tij me argumentin se kishte mbajtur qëndrim në linjë me qëndrimin e BE; por që rezultoi një mashtrim se 6 vënde anëtare të BE abstenuan, pra s’votuan kundër qëndrimit të BE, pra nuk votuan as kundër SHBA dhe as kundër Izraelit. Kur e pa se ky “argument” nuk ishte bindës, Rama hodhi tinëzisht e fshehurazi në treg me sekserët e tij mediatikë “argumentin” tjetër, por që s’pati guximin ta mbronte publikisht, se “kishte votuar në linjë me Erdogan”. Por a mundet që përfaqsuesit e Izraelit e ata të Presidentit Trump ta besonin këtë “argument”? Sigurisht që jo.

Rama e ndjeu se kishte shkelur në dërrasë të kalbur dhe prej kohësh, i friksuar në ekstrem, do të vinte gjithçka në lëvizje për të korrigjuar “gabimin”, qoftë edhe me stilin e tij të njohur të “lëpirjes së asaj që kishte pështyrë”, ndonëse veprimin anti-SHBA dhe anti-Izrael e kishte bërë me ndërgjegje të plotë në zbatim të “urdhërit” të ardhur nga Soros, zbatimi i të cilit ka të bëjë me pushtetin e tij personal.

Njëra nga rrugët e menduara do të ishte ajo e pjesëmarrjes në një Konferencën vjetore të Komitetit Izrael- Amerikë për Cështjet Publike (AIPAC) të mbajtur në Uashington në 3-5 mars 2018. AIPAC është një grup lobimi, ku bën pjesë 100 mijë anëtarë, që promovon politikat e Izraelit në Kongres dhe Ekzekutivin e SHBA. President i saj është Mort Fridman. Ky është një nga mekanizmat e fuqishëm të promovimit të “aleancës Izrael-SHBA”.

Ky Komitet ka pasur rol dhe ka përshëndetur fuqimisht vendimin e Presidentit Trump për vendosjen e ambasadës së SHBA në Izrael. Nismë që u kundërshtua në një sesion të OKB nga një grupo vëndesh, ndër të cilat çuditërisht edhe Shqipëria. Ky vendim i Shqipërisë i diktuar nga Rama do ta vendoste Shqipërinë, për herë të parë pas rënies së diktaturës komuniste, në grupin e “vëndeve armike të SHBA” dhe anti-Izrael.

Rama përmes lobistëve të paguar majmërisht kishte siguruar një ftesë. Mund të thuhet se paturpësisht, ai mori pjesë në një aktivitet i cili u hap nga një falenderim i Presidentit të AIPAC, zoti Fridman, për vendimin e Presidentit Trump për vendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem; moment që u shoqërua me duartrokitje të fuqishme nga të pranishmit.

Imagjinoni se si mund të jetë ndjerë Rama në atë moment! Për më tepër që në këtë aktivitet morën pjesë dhe mbajtën fjalime të rëndësishme Make Pence, zv-President i SHBA që ritheksoi rëndësinë e vendimit të Presidentit Trump. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu që falenderoi Presidentin Trump për vendimin e marrë pro Izraelit. Nikki Haley, e cila u duartrokit fuqimisht si një mbrojtëse e flaktë e vendimitt të Trump, jo vetëm në OKB por edhe kudo. Duhet kujtuar se Nikki Haley, pra votimit në OKB kishte deklaruar se “SHBA thjesht po ju kërkon mirënjohje për miqësinë historike, partneritetin dhe mbështetjen që ju kemi dhënë dhe që ta respektoni vendimin tonë për ambasadën tonë”. Dhe Rama nuk do të ftohej nga Nikki Haley në festimin e vitit të ri si një “mosmirënjohës ndaj SHBA”.

Rama përgjegjës për klasifikimin e Shqipërisë në grupin e vëndeve armike dhe një mosmirënjohës ndaj miqësisë historike, mbështetjes dhe partentitetit të SHBA për Shqiërinë e shqiptarët e ka të vështirë për të mos thënë të pamundur që me stilin e tij “të lëpirjes së asaj që ka pështyrë” të fshijë gabimin e rëndë që ka bërë siç bën në

Shqipëri me të gjithë ata që sillet me arrogancë kur nuk ju duhen dhe ju lëpihet kur ata vihet në rrezik pushteti i tij. Kësaj loje i ka ardhur fundi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

A09/03/2018 11:05

O Juhipi, ty ta kane hip me kohe e sa here u ka dash qejfi atyre qe ta kane hip, budall, asnji ska qene dakort me gomarllekun qe beri me voten kundra, dhe per te mbuluar m.... me sh...e, doli me vrap presidenti dhe tha qe nuk eshte vendim i Shqiptareve vota, apo nuk shikon lajme.

shqiptar07/03/2018 15:13

Lexova sot në një nga mediat e kapura nga Rama, një gënjeshtër akoma më të trashë ku propogandohej se Rama paskej marë medalje nga ky komitet, për kontributet e tij në mbrojtjen e izraelitëve në Shqipëri nga nazistët.
Është fakt që kështu ka ndodhur vërtetë në Shqpëri e asnjë izraelit nuk i është dorëzuar nazistëve, por përkundrazi duke rrezikuar edhe jetën, shqiptarët të çdo feje e bindje politike, ju dolën në mbrojtje atyre.
Komiteti në fjalë ja ka dhënë pra këtë falenderim popullit shqiptar e jo atij zdapit dy metrosh që doli hapur në OKB lundër Izraelit.

zaho05/03/2018 17:23

Miq komentues dhe media: Ky kkk-ja, eshte hajdut dhe tradhetar i shqiptareve dhe i Shqiperise! Prgjthesisisht njerezit me cene si ky e urrejne gjithe boten! Bejne mire disa vende, ku te tille nuk mund te zgjidhen ne organizma politike e ligjevenese!

Nebil05/03/2018 07:01

Shqiptaret qe kane strehuar dhe mbrojtur Hebrejte gjate Luftes Dyte Boterore nuk e permendin asnjehere, pasi e kane bere me gjithe shpirt pasi ishin njerez te mire. Ky palaco familja e te cilit dhe Partia e te cilit ka qene tere jetes me Arafatin vete dhe perbetohet per dashuri ndaj popullit dhe Shtetit te Izraelit. Nuk dua te perdor fjale banale por mjaftohem ta krahasoj Edi Rama me Sylvester the cat and Tweety bird apo Coyote and roadrunner.

t05/03/2018 06:11

I trashe sa ska qenke o ti qe ta hipin!

Juhipi05/03/2018 00:28

Cka trashesie esht kjo mo ?
Pse duhe ky patjeter tju jape llogari te tjereve se cfar duhet te beje per interesat e shtetit te tij ?
Ne demokratin ( amerikane )thuhet qarte qe cdo njeri duhet te votoj cfar e ndjen dhe deshiron per te drejt. Pse flitni brockulla spo ju kuptoj.
Shumica fiton,dhe kjo esht demokracia kurse diktatura amerikane dhe Aipac te shkojne per dhjam e kajmak.

vezhguesi04/03/2018 22:45

Ky idjot i lindur me budallakun e vet e prishi dhe me Ameriken dhe me Izraelin.
Po ku di ky idjot qe as Kosova sdo qe cliruar po mos ishin cifutet qe financuan Klintonin kur kongresi ameriakn si dha buxhet per Kosoven.
Ku di ky idot qe dhe ne e marcim Camerine vetem lobimi cifut mund te na e jape.
Ptuu idjot me atlete e me koken bosh.

Shto koment