'Xibraka bis', faktet pse pas 613 kg kokainë është përsëri Rama dhe Olsi!

'Xibraka bis', faktet pse pas 613 kg kokainë është përsëri Rama dhe Olsi!

Nga Sali Berisha - 03/03/2018

Të dashur miq, kapja e 613 kg kokainë dy ditë më parë në portin e Durrësit ishte lajm kryesor botëror. Natyrisht e gjithë vëmendja ishte se kush ishte klani politik garant i drogës. Atë ditë në drekë publikova statusin me titull, jo rastësisht, por me bindjen më të thellë 'Xibraka bis'.

Statusin e mbylla duke theksuar:

"Një sasi e tillë rekord kokaine me vlerë prej 180 milionë dollarësh nuk leviz kurrë për një destinacion të caktuar pa garanci madhore politike, kështu që prapa Arbri Garden fshihen klane dhe lidhje që shkojnë në nivelet më të larta të ekzekutivit shqiptar!"

Çdo ore e dite publiku shqiptar kërkonte te dinte kush ishte klani politik qe priste drogen. Sikundër për çdo njeri qe ndoqi komunikatën e policisë, ne te cilën thuhej se u shoqërua droga ne magazinën e Arbri Garden dhe u arrestuan shoferi dhe njw punëtor, ishte e qartw se bosët politike u mbrojtën.

E vërteta është se qe ne orët e para informacionet u referoheshin si me te mundshme tre klaneve qeveritare. Mirëpo mbasditen e datës 28 shkurt dhe veçanërisht te nesërmen, Durrësi, Shijaku e Tirana gumëzhinin se klani politik i asaj ngarkese ishte fiks Olsi dhe Edi Kristaq Rama. Ndonëse thuhet se ku ka zë nuk është pa gjë, vetëm gumëzhitja nuk mjaftonte për një akuze te mirëqene!

Ne fakt shume shpejt gumëzhimës nisen t'i shtohen fët e fët njëra pas tjetrës fakte tronditëse dhe kokëforta qe tashme tejkalonin jehonën e saj dhe flisnin për te njëjtat lidhje politike si ne rastin e Xibrakes. Po shtoj këtu se mburoja politike për futjen e drogës dhe fabrikës se miellit ne rastin e Xibrakes funksionoi shume mire, por shërbimet gjermane me mjetet e tyre zbuluan vendndodhjen e saj.

Le te kthehemi tani ne rastin e 'Xibraka bis' dhe t'i analizojmë me radhe zhvillimet.

1-Ne mëngjesin e dt 28 shkurt, Fatmir Xhafa deklaroi se droga u kap ne një aksion te policisë ne bashkëpunim me partneret ndërkombëtare. Me këtë deklarate Xhafa pohoi kështu se policia vërtet prishi aksionin pasi kapi miellin, shoferin e punëtorin e magazinës, dhe njëlloj si ne rastin e Xibrakes amnistoi garantët pronaret e vërtet te mallit.

2- Pas Xhafes, Rama nxori Policinë e Shtetit, e cila me gojën e Veliut te Xhafës përgënjeshtroi ministrin Xhafa dhe deklaroi se Policia se bashku me doganën zbuluan drogën e shoqëruan ne magazinën e Arbri Garden dhe arrestuan punëtorin dhe shoferin, me fjale te tjera mbrojtën klanin politik.

3- Edi Rama paradite heshti si fija e barit. Pas një konsulte te gjate ne kryeministri ai habiti opinionin kur mashtroi duke deklaruar se droga u kap vetëm nga policia shqiptare pa njoftim nga askush madje edhe pa doganën shqiptare. Jo te pakte ishin ata qe menduan se me ketë deklarate Rama po rrihte gjoksin për suksesin. Ne fakt qëllimi ishte tjetër.

Rama mohoi njoftimin e partnereve vetëm e vetëm qe te mos mund te akuzohej se u prishen me qellim provat e hetimit dhe u varros mundësia për te zbuluar klanin politik te tij dhe Olsit te lidhur me ngarkesën. Pra deklarata e tij duhej vetëm e vetëm për te justifikuar prishjen e provave dhe hetimit qe kishte si qellim kryesor mbrojtjen e garantit politik. Me një fjale, sipas tij policia nuk kishte njoftim dhe e kapi ne një kontroll rutine, kështu qe nuk kishte si te dinte se kush po e priste drogën. Ndryshe, po te ishte njoftuar me pare per ngarkesën, atëherë do merreshin te gjitha masat dhe do punohej për pritësit e saj politik, por te paktën malli nuk na shpëtoi?!

4- Deklarata e Edi Rames ne Sofje ku tha se e kapem vete drogën, madje dhe se nuk e kapen vende anëtare te BE, tregon se kaq shume i digjte Rames prishja e provave dhe hetimit nga policia, sigurisht me urdhër te tij, saqë detyrohej te bënte dudumin dhe, me deklaratën e tij, sikur lutej mos kujtoni se droga lidhet me vëllanë tim dhe me mua. Ja e kapem ne nuk na shpëtoi, përndryshe nuk do t'a kapnim vete!

5- Po kështu, implikimin e Rames dhe te Olsit e mbështet dhe fakti se një nga lajmet e para qe përhapen me tellallët e tyre për te lare duart me drogën ishte se destinacioni i kokainës nuk ishte Shqipëria, por Gjermania. Qesharake! Qe Shqipëria nuk mund te ishte treg i 613 kg Kokaine ketë e dine edhe bufi, por qe kokaina ishte nisur nga Kolumbia direkt për ne Shqipëri këtë e faktoi komunikata e Ushtrisë Kolumbiane qe thotë se kishte njoftuar autoritetet shqiptare dhe sipas saj vete kapja e drogës ishte një aksion i përbashkët. Ngarkesa e drogës nuk ishte nisur për ne Gjermani, jo se aty nuk ka porte apo se gjermanet nuk konsumojnë banane, por vetëm e vetëm sepse aty nuk kishte dhe nuk ka klane politike ne krye te ekzekutivit qe garantojnë shkarkimin e sigurte te saj!

6- Qe Rama dhe Olsi janë garantët e drogës këtë e dëshmon dhe detyrimi qe Rama i beri Xhafes te lëpije ate qe kishte deklaruar ne mëngjes se droga u kap me bashkëpunim ndërkombëtar. Ai mbasdite detyroi Xhafen te perserise si papagall deklaratën e Rames për te fshehur me çdo kusht aktin kriminal te prishjes se gjurmëve dhe hetimeve, si ne rastin e Xibrakes kur vëllai i Rames përcolli jashtë vendi Genti Xhixhen. Rames i duhej me çdo kusht mashtrimi se 'nuk dinim gjë dhe se Kokaina u kap aksidentalisht'.

7- Një fakt tjetër qe dëshmon se Rama dhe Olsi janë klani politik i ngarkesës është edhe përpjekja e tij sa banale aq dhe mjerane, me te cilën, njëlloj si i mbyturi qe kapet pas fijes se barit, Rama dhe Olsi përpiqen te mbrohen me origjinën nga Tropoja te menaxherit te Arbri Garden, madje te paraqesë atë si lidhje te PD.

Ky argument dëshmon se Rama është ne një hall te madh dhe nga marrëzia akuzon veten.

Rolin e plote ne këtë afere te kompanisë Arbri Garden Cekaj, ku drejtohej ngarkesa me kontenierin me banane ku ishte fshehur droga, do t'a zbardhe dhe duhet t'a zbardhe patjetër drejtësia.

Por fakti qe Edi Rama për te shpëtuar lëkuren kërkon te shesë kryetar te PS te Tropojë apo ndonjë individ qe kane marshuar ne mitingje me buste te Enverit si te afert me PD, e akuzon ate dhe fakton se ai dhe Olsi janë jo vetëm te përfolurit kryesor i aferës 'Xibraka bis' por te akuzuarit kryesor te kësaj afere!

Duke përfunduar ftoj çdo shqiptar, qe për t'u bindur se Rama dhe Olsi i tij janë si ne rastin e Xibrakes dhe 'Xibrakes bis' klani i kokainës ne Shqipëri, te shtroje pyetjet:

- Pse Fatmir Xhafa deklaroi se operacioni u krye se bashku me partneret tanë dhe mbasdite deklaroi te kundërtën. Kush e detyroi?

- Pse policia përgënjeshtroi ministrin e vet?

- Kush e urdhëroi policinë te nxjerre gënjeshtar Xhafen?

- Pse Edi Rama deklaroi ne Tirane dhe Sofje se operacionin e kryem vetëm pa partneret ndërkombëtare? Ndërkohe qe Marina Kolumbiane deklaroi se policia shqiptare ishte njoftuar për ngarkesën qe ne momentin e nisjes nga Kolumbia për ne Shqipëri dhe se operacioni ishte i përbashkët?

- Pse mohon dogana shqiptare informacionin e marre sipas prokurorisë shqiptare nga dogana italiane për kontenierin e drogës dhe deklaroi se zbulimi i kokainës ishte operacion i saj me policinë shqiptare?

- Kush e urdhëroi te fshehe informacionin dhe pse u dha ky urdhër?

- Dhe se fundi, çfarë fshihet prapa duelit polici - dogane për meritën e zbulimit te drogës?

Nga përgjigja e këtyre pyetjeve çdo njeri do mund te kuptoj se cili ishte klani politik qe priste drogën nga Kolumbia!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

komisari04/03/2018 16:48

KUJTOHENI MIRE KETE SHIFER 2000 KG. Kjo eshte sasia e nisur nga Columbia. Partnert nuk ja kan bere te ditur sasin dhe keta kujtojne se iha hodhen,dhe kujte ......ATYRE. Z.Kryeminister, ngarkesa ka qen 663KG per kontenier .Po 1326 KG ku jane, z AHMETAJ , z DEMI me gjithe adminisrator OLSIN . Erdhi ora te kepusni qafen jo nga populli por nga ata qe ju vune se spo pirdheni as per ta.

coli04/03/2018 14:31

Në fund të fundit, kjo ngjarje, edhe mund të konsiderohej si rebesh e furtunë e papritur në mes të verës e një "sukses" i qeverisë Rama, që mori masat për të zvoglëluar dëmet e saj.
Por jo më kot Berisha e quan Xibraka bis.
Sa i takon sasisë së kokainës së kapur, kokana e kapur në Durrës ja kalon ku e ku asaj të Xibrakës, por Xibraka ishte deshmi e një krimi me permasa më të mëdha, për faktin se u zbulua një laborator modern, më i madhi në Ballkan, për përpunimin e kokainës në Shqipëri, pikërisht kur vemendja e gjithë shqiptarëve ishte përqendruar tek skandali i madh i trafikut qindra tonësh të kanabisit.
Edhe për Xibrakën Rama me zë të mekur u përpoq ta kthente si një "neritë" të qeverisë zbulimin e saj, por shpejtë u mor vesh se ate e kishin zbuluar e denoncuar edhe me kordinata të sakta, agjensitë e kundra drogës gjermane.
Në të dyja rastet skenari ishte i njëllojtë. Ndryshimi ishte vetëm se në të parin kishim në Shqipëri objektin e prodhimit të kokainës e në të dytën ishte fjala për një sasi shumë të madhe të saj të ardhur nga Kolumbia me destinacion Shqipërinë.
Tashmë po vërtetohet me prova se ka rënë alibia e Ramës së kokainën e Kolumbisë e zbuluam vetë Por ja ta marim si të vërtetë atë që thotë Rama.
Pyetja më normale që mund ti bëjë çdo qytetar, është, kur paske qenë i zoti të zbulosh që në nisje, që në Kolumbi këto 613 kg që po i vinin Shqipërisë, përse nuk bashkëpunove me antimafien italianë, malteze e europiane që kjo drogë të bllokohej që në Livorno ku specialistët e kriminalistikës mund ta zbulonin më shpejtë me anë të kodeve, adresat se ku do të shpërndahej ajo drogë ?
Ja që paska pasur Rama besim më të madh tek Xhafa, sesa tek europoli apo interpoli.
Po pse o i uruar përsërite po të njejtën histori me Xibrakën ?
Nxitove të kapësh cironkat e i le të fshihen peshkaqenët.

E verteta03/03/2018 22:41

Kujtoni se nuk di se c,beni ketu?

e verteta03/03/2018 22:39

Kur do te zhduket nga vendi yne fshesa ramexhe Vlautin?
Po ambasadori i perbashket i se keqes italian ?
Kur Zoter te vertete te vendit te tyre do te jene shqiptaret e gjore te panjolle !
Kur Europa udheheqese Han dhe nje pjese e administrates Tramp dhe Zuzari i Natos do te demaskohen ! Une them erdhi dita kur e verteta do t,i djege do t,i demaskoje! Koha u krye!

E verteta03/03/2018 22:29

Nuk i ve faj shqiptareve qe ju besojne!
Jeni kampione te djallezise njerezore ! Per ata qe nuk dine shume gjera per ju edhe i mashtroni por un ua njof brendesine .Mjerane ju shkoi jeta vec me kamuflime !
Mjere Ju ! Mjere ti kalores i neveritshem!
Un ju njoh!

e verteta03/03/2018 22:17

Meksikani qe kaleronte me prostituta hipur ne kaleeshte zbulimi me i sot !
Transformime sa per kamuflim spektakolar!Mahnites! Sa larg shkon njeriu duke perdorur djallezite!
Fshihu, fshihu por corba qe ke hanger it me "shoke" do te dale ne drite te diellit!
Un e di kush je dhe cfare perfaqeson:Mjeran i neveritshem!

selim rroshi03/03/2018 19:01

Ben vaki e kapin sa per show dhe e marin prap e shesin, dhe dalin dhe burra te mire qe e kapen dhe e rishesin se kush e pa ku shkoi ajo droge. Me kapjen kenaqi agjensite e huaja perfsho dhe Kolumbine, me rishitjen shkon ne vend fitimi.

liu03/03/2018 12:35

Kur ishin njoftuar nga kolumbianet perse nuk u mbajt ngarkesa nen mbikqyrje derisa te njiheshin pronaret e vertete te kokaines?.Mos policia me nderhyrjet e saj me shume ndihmon kapot e droges (duke kapur fakiret qe s'kane lidhje me drogen) se ben detyren e saj (zbulimin dhe ndalimin e kokave te grupeve kriminale)?Me cudit zelli i papermbajtur i qeverise per t'a mare vet medaljen e kapjes se droges.

cak-cak-cak03/03/2018 11:40

Në llogjiken e thjeshtë të cilitdo qytetari europian, është e pamundur që mafia ndërkombëtare e trafikut të kokainës kolumbiane të rrezikojë 180 milionë euro për ti çuar në Shqipëri, pa pasur sigurinë e mbështetjes së qeverisë së këtij vëendi.
Është idiotësi që dyshimi të përhapet për gjithë politikën shqiptare duke aluduar edhe për opozitën.kur kjo opozitë po kërcënohet çdo ditë nga Rama që do të nxjerrë nga xhepi koburen Veting, për ta burgosur.
Eshtë njëlloj sikur mafia italiane, pasi të ketë futur në dorë sistemin e drejtësië, të zotohet që do të burgosë gjithë politikën e këtij vendi..

Askushi03/03/2018 11:30

Pa bere gjithe kete analize, eshte e kuptueshme qe kokaina eshte e Rames. Nje sasi e tille munde te vi me garancin e njishit e jo te dyshave apo treshave...
Ata (njishi dhe policija) ishin te detyruar ta kapnin kontenierin me kokain, dhe moren te gjitha masat qe te mos merret vesh destinacioni final. Shoferi nuk ka lidhje, pasi ai nuk ka trasportuar asgje. Ai shkoj me nje kamion dhe mori kontenierin ne port. Menxhari shkoj te merrte bananet dhe nuk di gje cfare fshihet ne kontenier, pra del i pafajshem. Dhe biznesmeni del i pafajshem, pasi dhe ai nuk di cfare fhihet ne kostruksionin e kontenierit. Ai ka porositur banane dhe ska lidhje me kokainen. Pra ne funde te kesaj historije nuk eshte kapur askush, dhe nderkoh kokaina eshte e magazinuar dhe gati per tu derguar ne destinacion.Ju mendoni se kokaina do te asgjesohet ??

Ajo03/03/2018 11:22

Z. Berisha,
Logjika juaj e arsyetimit eshte e perkryer!
Edhe une besoj se pronari i vertete i 613 kg kokaine nuk eshte pronari i bananeve ne Maminas!
Vete fakti qe prokuroria e krimeve te renda dhe policia qe duam pasi e mbajti ne “ vezhgim” per shtate-tete dite ne portin e Durresit kontenierin e mbushur me droge dhe pastaj nxitoj ta sekuestroje menjehere sapo hyri brenda ambientevete te Arbi Garden dhe arrestoi vetem shoferin dhe menaxherin e kompanise tregoin shume.
Perse PKR nuk duroi edhe pak me shume per te kapur pritesin dhe pronarin e vertete te kokaines? Pse si gjithmone ndodh te kapet vetem transportuesi mjetit, i cili ( me apo pa te drejte) pretendon injorance per drogen e fshehur ne automjetin qe drejton?
Sherbimet e huaja si ka mundesi qe perseri ia besuan nje aksion kaq te rendesishem te ekzekutohet vetem nga policia shqiptare e cila tashme eshte provuar se eshte e lidhur me krimin e organizuar?

Shto koment

Denonco