Deklarata teatrale e Lu për ta paraqitur Ramën si ‘gjoja-patriot’

Deklarata teatrale e Lu për ta paraqitur Ramën si ‘gjoja-patriot’

Nga Shënim - 21/02/2018

Donald Lu u fsheh kur Rama e cilësoi kandidatin për president të SHBA, Donald Trump, si “turpi i njerëzimit”

Donald Lu nuk ka thënë asnjë fjalë për kanabisin.

Donald Lu heshti për arrestimin e Saimir Tahirit.

Donald Lu u bashkua në heshtje me veprimin e Ramës për të mos i hequr imuntetit Saimir Tahirit.

Donald Lu mbylli gojën dhe sytë për votimin e Ramës në OKB kundër nismës së Presidentit Trump.

Por Donald Lu bëri një deklaratë “të fortë” por teatrale për artikulimin e “marrëzisë” për bashkëpresindet të Shqipërisë së Madhe të artikuluar nga Rama.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale sepse askush në Tiranë nuk ja fishkëlleu se çfarë tha Rama.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale pasi të gjithë shqiptarët e kuptuan bllofin e radhës së Ramës për të hequr vëmendjen nga lidhjet e qeverisë me krimin e narkotrafiqet dhe kapjen e shtetit nga korrupsioni qeveritar.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale për ta nxjerrë Ramën si “gjoja-patriot” në sytë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, ndërkohë që të gjithë shqiptarët e njohin shumë mirë patriotizmin e tij të shtirur

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale për ti mashtruar shqiptarët se ai e kritikon Ramën, ndërkohë që shqiptarët nuk kanë dëgjuar nga Lu asnjë deklaratë për gjuhën e ndotur të Ramës ndaj shqetësimeve të tyre, sjelljen arrogante të Ramës ndaj halleve dhe problemeve të tyre.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale për ti treguar shefit të tij në Uashington se ndryshe se nga cfarë e akuzon opozita shqiptare apo disa senator republikanë ai e kritikon Ramën.

Donald Lu bëri një deklaratë teatrale pas deklaratës teatrale të Mogherinit duke treguar kështu se ata ishin në sintoni të gjithë bashkë, përfshi edhe Ramën, për ti dhënë një mbështetje Ramës si një “gjoja patriot”.

Askush nuk e beson këtë deklaratë. Të gjithë e konsiderojnë teatrale. Madje qesharake.

Donald Lu do të jetë i besueshëm vetëm

  • kur të flasë për 200 milion eurot e fshehura nga Rama në llogaritë off shore;
  • kur të flasë për arrestimin e Saimir Tahirit;
  • kur të flasë për implikimin e Olsi Ramës në cështjen Xibraka të drogave te forta;
  • kur të flasë për korrupsionin e Ramës dhe të ministrave të tij;
  • kur të flasë për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve;
  • kur të flasë për vënien në kontroll të biznesit nga Rama;
  • kur të flasë për kapjen më së fundmi edhe të drejtësisë nga Rama;
  • kur të flasë për emërimin antikushtetues të Prokurorit të Përgjithshëm;
  • kur të shpjegojë përse Rama votoi kundër Presidentit të tij;
  • kur të shpjegojë përse heshti kur Rama e cilësoi presidentin e tij “turp të njerëzimit”;
  • e tjerë e tjerë.

Sepse nëse Donald Lu flet vetëm për “gjoja-patriotizmin” e Ramës apo “gjuhën e tij të shkujdesur” të gjithë e kuptojnë se kjo është një lojë, është një shfaqje teatrale e orkestruar nga Rama apo miqtë e tij për të zhvendosur vëmendjen e qytetarëve shqiptarë nga zhytja e Ramës në korrupsion, lidhjet e tij të ngushta me krimin dhe drejtimi prej tij i të gjithë narkotrafiqeve, pra për të shpëtuar Ramën.

Donald Lu duhet të bëjë diçka tjetër për të qenë i besueshëm!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku22/02/2018 10:43

Të gjithë parakomentuesit në unison ndaj ambasadorit kinez LU. Kur ishte Berisha në krye, e "përzuri" ambasador çokollatën. A keni ndëgjuar o njerëz qoftë edhe një koment sado të vocërr për LU-në nga Luli i vocërr, nga Lul Boshi? A e kuptoni o njerëz se pozitë/opozita/trupi dhipllomatik në Shqipëri është i njëjti skenar me produktor/rregjizor/kryeaktor/ pagator, EDramën? Prandaj kët herë ka hup Shqypnia, pa shpresë tjetër veç Zotit.

Sonja22/02/2018 10:06

Luslu qe ka shkruar me siper ka te drejt. Duhet reaguar ashper, ndoshta dhe duke protestuar para ambasades amerikane.ate qe nuk e bene opozita(pjes e marveshjes me mazhorancen) ta bejne njeres te tjere me vlera te Shqiperis

Arber22/02/2018 06:30

Eshte cudi sesi Departamenti i Shtetit mban akoma ne detyre nje diplomat si LU. Qe ben "proteste" para Parlamentit Shqiptar per te votuar nje reforme te financuar nga Soros dhe USAID, hartuar nga njerezit e Soros, dhe e pritur te zbatohet po nga njerezit e Soros (Rama e kompani). Lu-ja vazhdon politikat e Obames, duke qene ne sintoni me liberalet dhe BE-ne por fare me Shtepine e Bardhe. Ose Shqiperia eshte fundi i kavallit ose Tillerson eshte pjese e Globalisteve, ndryshe askush nuk e shpjegon dot sesi kinezi komunist Lu vazhdon e ciceron "perralla nga e kaluara".

Ali Pashe Tepelena 22/02/2018 00:56

Ky nuk eshte përfaqësues i SHBA. Eshte mekembesi i SOROS pranë Ramen.

Sonja21/02/2018 22:45

Lu-ja nuk do te jete asnjeher i besueshem. Ai do te besohet vetem nese del para drejtesis dhe te thote se sa eshte paguar per te gjitha ato qe jane shkruar me siper. Ai duhet te shpallet non grata nga opozita shqiptare (inegzistente fatkeqsisht, ose bashkepuntore me Ramen)

LUSLU21/02/2018 22:04

Artikull dinjitoz ne permbajtje dhe ne perfytyrimin e ambasadorit LU. Por per mendimin tim, ky artikull me keto te dhena e bemat e ketij ambasadori ti dergohet departamentit te SH, B,, Asedhe biles te dorezohet doras nga nje grup gazetaresh, intelektualesh, e politikanesh. Vetem keshtu mund te merret e verteta vesht, se ne SHQIPERI nuk ekziston demokracia.

Tosi21/02/2018 21:36

U kuptua qe keta e perdorin si lolo sa here duan te gerdine ne shqiperi e rajon

tosi21/02/2018 21:14

te me falin lexusit shqpitare,por, te shkerdhefsha me soj e sorollop o ambasador funderine

Shto koment

Denonco