Monumentin e rrëzuam apo na zuri poshtë?

Monumentin e rrëzuam apo na zuri poshtë?

Nga Agim Xhafka - 20/02/2018

Sot në mëngjes tek kafja erdhi dhe Sul Bushati, ish-drejtues komunist i Veriut të vendit për vite e vite, shoqëruar nga i biri, Ditmir Bushati, sot ministër i Punëve të Jashtme.

U ulën dhe porositën dy kafe ekspres. Mbi tavolinë gjendej një gazetë e ditës. E mori i ati dhe hapi për ta lexuar. Nga larg pashë në faqen e parë me germa të mëdha: Lista e të përndjekurve politikë që përfitojnë këstin e dëmshpërblimit.

Pas një pauze dhe pasi e gjerbën kafen ata u larguan. Ndenja dhe pak e shkova në banak tek Dhori, të paguaja.

Se ai bën vetë dhe kamarierin, edhe banakierin. Të ulë sa më shumë kostot.

Mbi banak i pashë një tufë faturash. Të energjisë, të ujit, të sigurimeve, etj, etj.

-Janë rritur taksat e detyrimet?-e pyeta.

-Normal janë, - më tha dhe qeshi.

U çudita, ndaj e ngacmova.

-Si normal? Ti nuk po mban as kamerier që të ulësh shpenzimet se nuk të del. Apo jo?

-Do rriten patjetër taksat, tatimet dhe çmimet, -filloi. -E di pse? Se ne do paguajmë që Sul Bushati, ai që piu kafe këtu dhe qe çoi në uri popullin, do marrë pension. Do paguajmë që i biri i tij, sot ministër, të marrë rrogë, dieta, udhëtime, fluturime, benefice. Do paguajmë se ata mijëra që dënoi babai i ministrit duhet të marrin dëmshpërblim. Kuptove pse them janë normal çmimet?

Më bindi. Për ta ngacmuar i thashë:

-Sot është 20 shkurt. Si sot e rrëzuam monumentin e Enverit. Të kujtohet?

-Më kujtohet, por edhe ngatërrohem në fakt. E rrëzuam monumentin vërtet, apo ai na zuri poshtë?

Po më del se na ka hipur sipër. Jo ai vetë, por bijtë, nipërit, kushërinjtë e besniket e vet. Hidhi sytë në çdo zyrë.

Sperma e tij ngado, ngado, ngado...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

liu21/02/2018 14:09

Nje pyetje e mencur.Bravo

Niku20/02/2018 19:02

O gimo ai shoku mir te ka thene por ti e di dhe vete qe ata monumentin e rrezun vete per te na e hedh neve siper. Dhe besoj je i bindur qe e kane realizu bukur.

ArT20/02/2018 18:53

Gim,
Dy pyetje kam: "Kush i beri ata te na hipin siper? Kush na i quajti ata dhe bashkevuajtes?"

selim rroshi20/02/2018 17:03

Po hedhja e bustit ishte lojeeeee moreeee.
Si se kupton Shqiperia qe vetem pak komuniste trasheguan gjithe te mirat materiale qe u krijuan me djersen e shqiptareve. Dhe ata jane sot parallinjte ata qe zgjedhin politikanet bejne zgjedhjet nuk lene njeri te hyje ne poltike pa mare bekimin tyre.
Zgjohu or mik dhe kujto kur hidhej busti Saliu sodiste me makinen e sigurimit renien e tij.

Shto koment

Denonco