Deklarata e Edi Ramës, thikë pas shpine ndaj pavarësisë së Kosovës

Deklarata e Edi Ramës, thikë pas shpine ndaj pavarësisë së Kosovës

Nga SYRI.net - 20/02/2018

Deklarata e Ramës nuk është thjesht provokim, por mesazh nxitës për të gjithë armiqtë e pavarësisë së Kosovës. Në momentin kur Kosova hodhi një hap pozitiv në drejtim të pavarësisë me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe qytetarëve të Kosovës iu hap rruga e lëvizjes së lirë drejt BE, armiqtë e pavarësisë së Kosovës morën mesazhin nxitës nga Rama për të vazhduar betejën e tyre kundër pavarësisë.

Deklarata e Ramës nuk mund të jetë thjesht provokim se të gjithë politikanët e Shqipërisë e të Kosovës e kuptojnë shumë mirë se është anti-produktive të flasësh për Shqipërinë e Madhe apo ndarjen e Kosovës sepse pavarësia e Kosovës me mbështetjen e perëndimit, veçanërisht të SHBA, është realizuar pikërisht bazuar në parimin “as ndarje e Kosovës as bashkim i saj me shtete fqinj”.

Deklarata e Ramës nuk është thjesht provokim sepse të gjithë politikanët e Shqipërisë e të Kosovës e kanë kuptuar shumë mirë se ajo është njëkohësisht edhe një shashkë për të hequr vëmendjen nga hallet e shqetësimet e qytetarëve të dy vendeve nga varfëria e papunësia por mbi të gjitha nga keqqeverisja e Ramës, korrupsioni, lidhja e e shtetit me krimin, trafiqet e narkotikëve e tjerë. Prandaj as kanë reaguar dhe as duhet të reagojnë.

Deklarata e Ramës nuk është thjesht provokim por një tymuese për të hequr vëmendjen nga pazaret e paqarta me Greqinë për kufirin e detit dhe çështjen çame të cilat Rama i ka mbyllur pa bërë asgjë transparente për publikun. Dhe politika nuk duhet ti bashkojë këto dy cështje ndonëse qëllimi i Ramës është kundër interesave të Kosovës dhe qytetarëve të Shqipërisë, thjesht për të mbajtur pushtetin e tij duke trullosur mendjen e qytetarëve.

Deklarata e Ramës nuk është thjesht provokim por eventualisht një mesazh komprometimi për politikanët e Kosovës të cilët duhet urgjentisht dhe fuqimisht të distancohen sepse ajo është një thikë pas shpine për pavarësinë e Kosovës. Pikërisht në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës kur ajo po tregonte se shteti i ri i Kosovës funksionon dhe ka të gjithë mundësitë të funksionojë si shtet i pavarur më vete. Pikërisht atë ditë kur kishte një hap të rëndësishëm për të zgjedhur mosmarrëveshjet me fqinjin e saj Malin e Zi dhe i treguar miqve ndërkombëtarë se respekton me seriozitet këshillat e tyre. Pikërisht atë ditë kur armiqtë e pavarësisë morën një goditje të rëndë për tezat e tyre negative ndaj Kosovës.

Pikërisht në këtë moment Rama deklaroi atë që s’duhej të deklaronte. Thjesht për egocentrizëm. Por jo vetëm kaq. Për pushtetin e tij personal duke trullosur mendjet e qytetarëve të thjeshtë. Dhe duke tërhequr vëmendjen e politikanëve naivë. Ai nuk duhet marrë seriozisht për ato që thotë por për ligësinë pas së cilës fshihet i babëzisë për pushtet personal.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo21/02/2018 14:31

Z.Fery eshte pikerisht kjo mendjemadhesi “ idiote” se ne shqiptaret jemi me te zgjuar, me trima, me te forte e blah, blah, blah..... qe nuk na le te shohim te verteten ne sy. Nese kjo do te ishte e vertete, atehere mu pergjigj pse ne kemi qene dhe jemi te fundit ne Europe ( e kam fjalen si shtet dhe komunitet, jo si individe te shkeputur qe domosdo sic cdo popull tjeter kemi njerez te shquar) ?
Kjo vetemburrje e pabazuar ne realitet eshte sa idiote aq edhe e rrezikshme. Ndersa ne mburremi e fryhemi si gjela. ajo Serbia e barinjve po hyn ne BE dhe per me teper respektohet shume here me shume se Shqiperia, pavaresisht se ka shkaktuar edhe genocit perkundrejt vendeve fqinje dhe shqiptareve te Kosoves ne vecanti.

Ajo21/02/2018 14:30

Z.Fery eshte pikerisht kjo mendjemadhesi “ idiote” se ne shqiptaret jemi me te zgjuar, me trima, me te forte e blah, blah, blah..... qe nuk na le te shohim te verteten ne sy. Nese kjo do te ishte e vertete, atehere mu oergjigj pse ne kemi qene dhe jemi te fundit ne Europe( flas si shtet dhe komunitet, jo individe te shkeputur qe domosdo sic cdo popull tjeter kemi njerez te shquar) ?
Kjo vetemburrje e pabazuar ne realitet eshte sa idiote aq edhe e rrezikshme. Ndersa ne mburremi e fryhemi si gjela. ajo Serbia e barinjve po hyn ne BE dhe per me teper respektohet shume here me shume se Shqiperia, pavaresisht se ka shkaktuar edhe genocit perkundrejt vendeve fqinje dhe shqiptareve te Kosoves ne vecanti.

fery21/02/2018 14:18

Tani pasi qellimit te Vuciqit i doli boja sepse, reagimet e lidershipit te subjekteve politike te mazhorances dhe opozites se Kosoves ishin te menjihereshem dhe te prera lidhur me deklaraten ose , shprehjen e nji imagjinate te kryeministrit shqiptar Rama per nji presiden te perbashket te dy shteteve Shqiperi - kosove ,Vuciqi shpejton te dele ne mediat serbe te Beogradit dhe kritikon liderin e LDK Abdullah Hotin lidhur me deklaraten e Hotit se " Rama me kete propozim te tije , ia futi Kosoves nji thike pase shpine " dhe , ky reagim i Hotit , per Vuciqin na qenka skandaloz sepse ," Hoti dhe lideret tjere shqiptar te Kosoven na paskan qene nen presionin dhe teysenine e faktorit nderkombtar ne Kosove andaj , ata e paskan kundershtuar Ramen sa pre sy e faqe perndryshe , ata e admiruan nji ide te imagjinuar te Rames por , nuke paten guximin ta shprehim gezimin e tyre per nji president konsesual nga friga se mose keqekuptohen dhe qorrtohen nga miqte e Kosoves " ...kurse , ne i themi Vuciqit , se edhepse sot ne kete moment nuke eshte ne rend te dites kjo ide e Rames , koha e presidentit konsesual dhe shume e shume iniciativave tjera te dobishme per shqiptaret dhe dy shtetet shqiptare te Ballkanit Perendimor do te vije , sikur do te vije dita kure Aleksander Vuciq do te kuptoje se vertet eshte kalama dhe krejtesishte primitiv dhe minor karshi kryeministrit shqiptar Edi Rama edhe per faktin se Rama sot eshte duke u ballafaquar me probleme te renda shumicen e te cileve te teashiguara nga kohrat e komunizmit dhe periudha 28 vjecare e tranzicionit te pafund ne Shqiperi. Por ne shqiptaret , si ne Shqiperi ashtu dhe ne Kosove Vuciq , po konsolidohemi dhe sado qe ti dhe Serbia yte te perkdhelet nga BE dhe Rusija , ne shqiptaret do tu zeme dhe do te ju kalojme sepse , jemi popull me i afte se serbet , jemi me te ndereshem se serbet dhe jemi me kreativ, me puntor , dhe me intelegjent se serbet andaj , krejte ne fund Vuciq , mose e harro , ju serbet prape do te jeni barij delesh, barij lopesh e bullicash te shqiptareve , do te jeni prape puntor krahu te shqiptareve dhe , do te jeni po aty cfare ishit kure para 700 vitesh erdhet si refugjat nga Karpatet ne Ballkan duke i pushtuar e okupuar trojet tona .Sado qe ti Vuciq , mundohesh ta lajshe m..* me sh...* me keto paraqitje tuaja bajate ,kjo qe po te theme , ka per te gjete sepse , ne shqiptaret jemi ne ekspanzion te papare , po konsolidohemi dhe po i ngjeshim radhet ku , s do te beje pune me as shpijunet shqiptar te UDB qe i keni futur ne kater anet ku jetojne shqiptaret

Jo20/02/2018 11:42

Absolutishte Jo provokim.

Ajo20/02/2018 11:38

Diaboliku Rama, duke pare eklipsimin qe i beri Berisha gjate festimit te 10 vjetorir te pavaresise se Kosoves ( populli dhe politikanet kosovare e respektojne dhe i jane mirenjohes Z. Berisha) si dhe duke u ndjere i menjanuar ne suksesin e arritur me ndermjetesine e Z. Meta per percaktimin e kufijve te Kosoves me Malin e Zi, hodhi nje shashke sa idiote aq edhe te rezikshme.
Si perhere, diaboliku “ lideri” rajonal arriti te beje lajm por pasojat e veprimeve te tij ( nuk me duket ekzagjerim te jete edhe nje sherbim qe Rama i ben Vucic apo interesave serbe) do ti paguaje Kosova ende e brishte, pse jo edhe Shqiperia duke u akuzuar se kane plane per krijimin e Shqiperise se madhe.

Shto koment

Denonco