Sulltani dhe sulltanati i munguar i shqiptarëve

Sulltani dhe sulltanati i munguar i shqiptarëve

Nga Flutura Açka - 18/02/2018

Unë jam një dikush që e dua Kosovën mbase më shumë se Shqipërinë, për shumë arsye të miat personale, megjithëse nuk i ndaj dot. Ndaj, ide të tilla si kjo e “Presidentit kombëtar” që lëshoi lideri ynë sot, do të më pëlqenin shumë dhe do të më kishin ngazëllyer mjaft, po të mos ishin ca thera të vërtetash që më pengojnë. Do të më pëlqenin, po të mos ishte një shashkë që do të na marrë ca ditë kohë vëmendjen sa të firmosen ca hidrocentale të reja vrasës të natyrës sonë, dhe ca PPP të reja që do t’i shesin dhe kubaturat e fundit te ajrit që kemi ne shqiptarët.

Do të më pëlqenin, po të mos fshihnin prapa ëndrra vuajeriste sulltanati të dukshme mes liderëve shqiptarë, veçmas të atyre që besojnë se janë burra shteti dhe kanë autoritetin e fjalës së madhe, mu si e “dhëndrit në dasëm”.

Do të më pëlqenin, sikur liderët tanë të kishin bërë minimunin për bashkimin shqiptar, në heshtje, me veprime konkrete, për gjëra vërtet utilitare kombëtare.

Vetëm pak javë më parë, Ministri shqiptar i Diasporës dekraroi se nuk hiqet dogana shqiparo-shqiptare, sepse nuk e lënë interesat e tregtarëve. Të kujt tregtarëve? Cilët tregtarë kanë fuqi të dominojnë politikat tregtare të një kombi, përveç në qofshin vetë politikanët tregtarët që kanë monopolet në dorë këtej dhe andej kufirit. Deklarata e sinqertë e ministrit shqiptar (një ndër të rrallat e sinqerta historikisht), ishte çertifikimi i një shteti të kapur. Pas kësaj deklarate, në një vend demokratik normal, do të kishin pasuar dorëheqje ministrash shqiptarë në të dy qeveritë, në Shqipëri e Kosovë, por askush nuk u shqetësua. A e dinë këta zotërinj se për shkak të asaj dogane shqiptaro-shqiptare, një pjesë e librave (një zero e papërfillshme në shifrat e doganave shqiptare) shtegton me mushka maleve që të shkojë në Kosovë apo anasjelltas? Kur ende libri dhe gjuha shqipe nuk mund të komunikojnë të lirë mes nesh, çfarë pritet për të tjerat? Në Shqipëri hyjnë më lirë krundet serbe për furrat e bukës se specat dhe kajmaku i Kosovës. Do të më pëlqenin, sikur të mos kishte qenë e persëritur sjellja fyese personale e tij ndaj “alpinëve” dhe gjuhës së gegëve dhe atyre që jetojnë jashtë territorit historik të “çunave te Tironës”, një gjuhë që e flet dy e treta e kombit. Një lider kombëtar i do njësoj si hienat e pasurive tona dhe ata “të korruptuarit” që shesin majdanos te cepi i rrugës. Mbi të gjitha, një lider i madh përkulet para më të dobëtit, qytetarit të thjeshtë, edhe kur ai me padijen e tij të fyen me gabimet gjuhësore në virtualitet.

Deklarime të tilla do të më pëlqenin, po të mos e dija se një pjesë e mirë e atyre që flasin sot për marëdhëniet për Kosovën, madje dhe të atyrë na përfaqësojnë në botë, të mos ishin bijtë e atyre që e hoqën Kosovën nga mësimi në shkollat tona tek rriteshim. As tani, nuk është se Kosova është aq gjerësisht në tekstet tona të shkollore, mjafton të shohësh lajmet në televizionet shqiptare, kur Kosova përmendjet tek lajmet e rajonit, sikurse mbase edhe në televizionet e Kosovës, lajmet nga Shqipëria mund të jenë më periferike, aty afër atyre të huaja. Por ka një ndryshim të madh mes një shteti të brishtë si i Kosovës, i cili po bëhet shtet edhe pse me autoritet të cënuar nga liderët e tij të korruptuar, dhe një Shqipërie që kurrë nuk u bë shtet nga hajdutët e vet me pushtet. Shqipëria mjerisht ka shtetin më qesharak në botë, e kam fjalën nga Presidenti e poshtë. Krahasimin mes dy shteteve shqiptare e nxjerr lehtë kushdo, mjafton të takosh një polic në rrugë në trafik në Kosovë dhe në Shqipëri. Provojeni dhe do ta shihni ndryshimin. Ose shkoni në ndonjë spital, ose shkoni për pushime diku atje.

Kështu që edhe liderit tonë, dhe kujdo lideri pseudonacionalist, u ka shtegtuar e drejta për deklarata të tilla, sepse ato në vend që ta ndihmojnë Kosovën këto ditë, mund t’i zgjojnë nga hutimi armiqtë e saj dhe ta keqpërdorin kundër nesh këtë deklaratë të parakohshme, në mos të rrezikshme, të liderit tonë të madh. Dhe nuk më duket aspak çudi që deklarata ndodh në të njëjtën kohë kur Cipras deklaron në Greqi se i ka dhënë viston ministrit të tij të jashtë të përmbyllë dhe ta vulosë marrëveshjen e detit me Shqiperinë (edhe të tjerat që nuk iu bënë kurrë transparente kombit), sepse piketat janë vënë dhe dollia e shqymjes së re shqiptare, është ngritur. Ndaj, bëni një herë detyrat e vogla, se të mëdhatë i bën koha vetë. Pra, filloni nga gjëra të vogla, nga libri që juve mund t’ju duket “humbje” e madhe po ta lini të qarkullojë i lirë. Unë merrem me librin dhe gjuhën, ndaj ato po përmend. Po qarkulloi libri, qarkullon thelbi ynë. Dhe… kur t’ju bjerë rruga nëpër Kosovë, pasi të ktheheni nga takimet me liderë serbë, mos i vini këmbët në tavolinë me krekosje para atyre që ju shërbejnë të paguar me taksat e shqptarëve, mos iu gërçisni atyre që nuk ua paskan bërë bukën në kohë, pasi duart e tyre të lodhura janë më të ngadalta se rrotat e makinave tuaja luksoze. Dhe i prisni thonjtë dhe e gdhendni pak gjuhën, mund të humbim fonde të Europës, por edhe territore, kur firmosni dhe flisni në emrin tonë. Kështu, duke i sjellë në mend të gjitha këto, më bren dyshimi se dekrarata e “Presidentit kombëtar” (lexo, “Hajdutit kombëtar!”) është një show i zbarët kombëtar. Lideri ynë largpamës, pasi nuk mundi dot ta bindë Merkelin për të qenë lider i Ballkanit, me gjithë atletet e tij, po përpiqet mbase për një sulltanat shqiptar. Epo, kot nuk e kemi “kardesh” ne Erdoganin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ArT19/02/2018 13:24

He moj Flutura, shyqyr qe tu mbush mendja per kete trap Rama. Ta puthim ne balle Berishen!

Daj Jaku19/02/2018 08:43

E çfarë mund ti shtoj unë i varfëri këtyre thënieve të shkruara me padion, me dhimbje e dashuri për kombin tonë të lashtë, të parin si komb, të fundit si shtet, për gjuhën tonë të pasur, të parën të folur, të fundit të shkruar, për trevat tona më të pasurat e të bukurat, por edhe më të shkërdhyerat nga "li-derrat" tanë të dalë nga fundi i llumit. Kam vetëm një vërejtje Z. Flutur: Përse shkruan kaq rrallë? Kam edhe një sqarim për popullin: Librat, botimet, njohja, kultura e gjithçka ato përfaqsojnë, në gjithë botën qarkullojnë pa TVSH, pra pa dogana, pa taksa. Por ama, asnjë shtet i botës përveç nesh, ka një "ministër financash" hajvan injorant që të deklarojë në parlament se heqja e TVSH rrit çmimin e mallit dhe dëmton popullin në favor të oligarkëve. Hajdutët e qytetit/shtetit të parë të Botës vendosën të sistemojnë përfundimisht veten dhe familjet e tyre, vendosën të qeverisin. (Sokrati). Pra si mund të ndodhte ndryshe në shtetin e fundit të Botës moj Zonjë e nderuar dhe trime?

Arber19/02/2018 02:23

Shkrim brilant. Gjithcka e vertete.

Roni18/02/2018 21:09

Foli edhe mbrojtesha e flakte e Edrames ne 2013! Po shyqyr qe e kuotove dhe ti

Muzapopullore 18/02/2018 20:22

Sulltanat i sociopatit narcist qe ben autopoezi para pasqyres si lider "global'. Ne fakt eshte vetem nje intendent makut pushteti qe sdi shumezimin me 3 i batalionit te hijenave rilindare. Dhe kur je lider hijenash rilindare skenari nuk ndryshon kurre. Ne na ngelet vetem fjala Flutura se votat i inventarizon narkosociopati,.. Luli i PeDe-se eshte PPP me RedLight Quarter...Monika lodron me testikuj e pazhvilluar te florinjte te Ilir Koklopes me shprese se do kete ne dore koqet (qe ai ska fare) te Kokeboshit Trubeton

Shto koment