Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve

Rama është mplakur shumë, jo vetëm fizikisht, por edhe…

Rama është mplakur shumë, jo vetëm fizikisht, por edhe…

Nga SYRI.net - 14/02/2018

Rama duket shumë i mpakur. Tmerrësisht i mplakur, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht…

Mendërisht më së pari; dhe kjo është gjë e mirë sepse kur një drejtues autoritar mplaket mendërisht e trash zullumin. Një vend ku zullumi këputet duke u trashur ky është një lajm shumë i mirë.

Mplakja e Ramës është edhe fizike. Rrudhat në ballë e kudo janë shtuar nga stresi i një situate që nuk e përballon dot. Rrethi i syve është fryrë dhe nxirë më shumë, nga pagjumësia që e mundon për shkak të frikës nga errësira dhe mbytja natën. Është kërrusur nga dhimbjet e padurueshme të kolonës, që e pengojnë të qëndrojë gjatë në kuvend dhe në tavolinës e punës.

Mplakja i ka rritur shpërqendrimin dhe i ka shkatërruar qetësinë. Nuk qëndron dot gjatë në një vend. Nuk bisedon dot normalisht me askënd. Flet vetëm vetë dhe dëgjoj vetëm se ç’thotë vetëm vetë.  Mplakja i ka rritur kohën e qëndrimit në monolog.

Mplakja i ka prishur nervat. I ka shkatërruar frenat. I ka vrarë dëshirën për punë që nuk është se e ka pasur ndonjëherë. Nuk firmos asgjë. Lëviz kuturu jo vetëm ditën por edhe natën.

Nga mplakja nuk duron askënd. Nuk ka nerva për të dëgjuar dhe biseduar, Grindet me të gjithë. Ofendon artistët. Shan mësuesit. Dhunon profesorët. Shpërfill naftëtarët. Iu ulëret minatorëve. Me fjalor pervers. Me fjalë të ndyra. Më ulërima. Godet me sende.

Mplakja i ka shtuar dozën e grindavecit që edhe më parë e ka pasur të lartë. Të arrogantit që nuk i ka munguar edhe më parë, por tani nuk e kursen as në publik. Madje edhe me deputetët e Rilindjes, edhe me ministrat që i ‘përdhunon” herë pas here me sharje e ulërima.

Mplakja e ka sfilitur në ekstrem sa nuk ka më fuqi për asgjë. Dhe për tu përballuar në kuvend, një herë në muaj i duhet të marrë eksitantë. Dhe eksitantët i shtojnë energjitë negative për momentin por duke i prishur humorin më pas. Madje i kanë rritur shpejtësinë e mplakjes duke i shkurtuar ndoshta edhe jetën.

Mplakja e ka bërë nevrik edhe me të huajt. Thotë gjëra pa kuptim ndaj tyre. I kritikon dhe i shan. I tregon atyre të njëjtat barcaleta banale, disa herë, duke harruar që i ka treguar edhe më parë. Bën zhgarravina kur i takon.

Mplakja i ka shtuar kompleksin e inferioritetit. Shfaqet megalloman veçanërisht me të huajt dhe ekspertët vendas nga frika se mos i lexojnë paaftësinë dhe mediokritetin. Sillet me ta si arrogant për të fshehur paditurinë dhe mungesën e njohjes së situatave. Dhe për të fshehur mplakjen i shfaqet atyre me atlete në takime serioze.

Mplakja i vihet re më shumë nga sjellja e çuditshme me të rinjtë në “Facebook”. Nuk i duron dot të rinjtë. Shpërthen nga lodhja prej mplakjes kur e kundërshtojnë. Pleqtë e bezdisin kur e respektojnë.

Mplakja i ka zvogëluar rrethin e miqve. E ka bërë më të vetmuar.

Mplakja e ka detyruar të pranojë nëpër intervista se ka frika nga vdekja. Se ka frikë nga nata.

Por mplakja ka edhe një gjë të mirë. I ka rritur frikën se mos do të ketë fundin e tmerrshëm. I ka rritur tmerrin se mund të mos shijojë dot jetën e tretë. I ka rritur dilemën për tu larguar sa më parë nga karrikja që po e mplak, më shpejt se ç’e kishte menduar.

Para pasqyrës i duket çudi që edhe vetë e dallon se është mplakur shumë…por vetëm fizikisht se mendërisht e ka të vështirë ta pranojë. Sot në festën e Shën Valentinit u ndje para rektorit e dekanit më i mplakur. Prandaj u shfaq para profesorëve, artistëve, më agresiv. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Albi15/02/2018 16:43

Mos harro se asgje nuk eshte e pakthyeshme,te pakten teorikisht. Me disa nderhyrje mund te kthehet me agresiv dhe vital se kurre. Keshtu qe syte kater. Nuk mund ti zesh bese plakjes se parakohshme dhe aq me pak te perfitosh pike si opozitar nga kjo.

Bravo !15/02/2018 13:29

Mjafton te mendosh qe kemi me shume se 25 vjet qe shkarravitemi si populli me i varfer ne Europe per te kuptuar se cfare inteligjence ka politika, media, shoqeria ne pergjithesi.
Keto shkrime jane kryefjala e asaj cfare perfaqesojne "intelektualet tane".

Leka 15/02/2018 07:47

Përveçse të bardhët që patjetër i ka shtuar gadi 15 vjet, smira,ligësia dhe gjëndja psikike e tij po e mbyt çdo ditë pakngapak .

selim rroshi14/02/2018 21:11

E ka plakur mielli qe eshte konsumator i rregullt. Shto dhe disfatat qe pati nje pozicion kryeminstri ne dore e do mbahet mend si i kanabisit, e plot hynereve te tjera qe e po e zbrazin Shqiperine nga rinia.

Shto koment

Denonco