Mirela Kumbaro, kjo ministre e çoroditur…

Mirela Kumbaro, kjo ministre e çoroditur…

Nga SYRI.net - 12/02/2018

Kumbaro është anëtare e kabinetit vetëm për shkak të lidhjeve miqësore me Ramën. Vetëm për shkak të lidhjeve klienteliste me Ramën. Vetëm për shkak të lidhjeve familjare me Ramën. Nuk ka asnjë meritë të veçantë, madje po tregon paaftësi për tu orientuar siç duhet, për të qenë ministre. Madje për shkak të mungesës së ekuilibrit në detyrë po rezulton një ministre e çoroditur. Një ministre e çoroditur sepse fijet e saj i lëviz një kryeministër i çoroditur.

Një ministre e kulturës që sillet keq me njerëzit e kulturës mund të cilësohet pa hezitim e çoroditur.

Një ministre e kulturës që akuzon se e ka kthyer tetarin në sallë lojërash të fatit kur këtë e ka bërë kryeministri i saj, edhe minimalisht e çoroditur….

Një ministre e kulturës të cilës i del kundër edhe një ish-deputete e PS dhe mikeshë e Ramës, nuk mund të mosjetë e çoroditur….

Një ministre e kulturës që shkëmben letra publike, me një fjalor të padenjë, me një artist të popullit është thjesht një ministre e çoroditur…

Në ministre e kulturës që nuk është në gjendje të konsultohet e të bisedojë me artistët por i shtyn ata në protestë është ministre e çoroditur…

Në ministre që dëgjon dhe imiton vetëm kryeministrin e çoroditur thjesht për të mbajtur postin është një ministre super e çoroditur…

Një arsye përse një ministre është e çoroditur mund të jenë disa:

  • S’ka kapacitetin për të kryer detyrën e ministres.
  • S’ka kapacitetin për të biseduar me artistët.
  • S’ka kapacitetin për të të kuptuar se po kryen diçka të gabuar duke u vendosur kundër të gjithë artistëve.
  • S’ka kapacitetin për të kuptuar se kryeministri e ka futur në qorrsokak.
  • S’ka kapacitetin për të të kuptuar se i ka kundër të gjithë qytetarët.
  • S’ka kapacitetin për të kuptuar se kolegët e mbështesin për ta kthyer në shënjestër që të shpëtojnë vetë.
  • S’ka kapacitetin për të kuptuar se po zhytet çdo ditë e më shumë në gjolin e interesave te saj të ndotura.
  • S’ka kapacitetin për të kuptuar se do të mbahet mënd si një ministre e çoroditur.
  • S’ka kapacitetin për të kuptuar se do ta largojnë si një ministre të çoroditur.

Të gjithë artistët, arsimtarët, profesorët, mjekët, naftëtarët, minatorët, fermerët, tregtarët, ushtarakët, qytetarët, pra të gjithë shqiptarët duhen të zgjohen e të kuptojnë se Kulturën e drejton një Ministre e Coroditur. Prandaj duhen të bashkohen për të larguar Ministren e Çoroditur.

Syri.net

12 shkurt 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qype13/02/2018 21:08

Mi-re-la dole fycke fare. Kur s'te njihja kaq shume, te lije pershtypjen e nje femre intelektuale, por nuk mjaftoi shume per te kuptuar se paske qene nje kallp, fallco, vitrine, ashtu sic ju do shefi. Eshte evidente qe ti s'mendon me koken tende por me ate te shefit. Sigurisht edhe ti po fut ne xhep me mendjen e shefit, por gjumin s'ke per ta bere kurre rehat, se mbrapa do na kesh deri sa te te cojme ne biruce.

Nje ish-miku yt

Sara13/02/2018 17:26

E kam pas petagoge dhe ka qene korrekte dhe e komunikueshme por........politika ..........

Shefi i finances MK13/02/2018 10:27

A e dini se Mirela eshte perkthyese e frengjishtes (shkolle formimi). Ajo perkthen shume mire me google translate. Eshte ziliqare, e pabese, mosmirenjohese, siperfaqesore dhe sorrosiane.
E ndryshoi edhe Sandrin Furxhiun - te shoqin. Ai dukej cun zotni, gazetar jashte kazani, por eshte shnderuar edhe ai ne nje makut i panginjur. Njeriu njihet kur eshte ne pushtet.

Daj Jaku13/02/2018 10:24

E çoriditur për të qenë korrekt pilitikisht. Mirela Kumbaro është thjesht një copë budallaçkë. Di vetëm të firmosë urdhërat e skicofrenit, pa e kuptuarbse çfarë firmos.

Nebil13/02/2018 08:18

Mirelaaaaa! Me ngjan se te ka ardhur fundi! je si puna e qenit qe kur i vjen fundi vete dhe ben shurren ne xhami! Edhe ti po pshurr Teatrin Kombetar dhe Artistet e Popullit! Mirelaaaaaaa!

mirela12/02/2018 22:28

Jam dakord me artikullin ne parim...Por Mirela nga syte dhe nga veshtrimi duket me shume si e semure sesa e coroditur. Ajo duhet shpetuar se duket se eshte ne gjendje te rende. Dhe artistet duhet ta shpetojne se ajo duket sikur po degradon cdo dite. Artiste shpetojeni duke e hequr nga zyra e ministres.

sonja12/02/2018 21:25

mjafton fytyra e saj dhe gjitheshka eshte e qart...fytyra pasqyr e shpirtit...

Shto koment

Denonco