Anadollak, me tepsi para shqiptarëve dhe me atlete para ndërkombëtarëve

Anadollak, me tepsi para shqiptarëve dhe me atlete para ndërkombëtarëve

Nga Kastriot Islami - 10/02/2018

Sjellja anadollake e Kryeministrit të Shqipërisë është e hershme. Është e brëndshme. Lidhet me kompleksin e tij të theksuar të inferiotetit. Lidhet me idenë e tij fikse se kështu mund ti nënshtrojë shqiptarët. Dhe kështu mund të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve. Është gati të bëjë gjithcka që të shfaqet “tërheqës”. Duke kollofitur i uritur makarona..Duke rrëmbyer tepsinë..Duke pozuar me atlete. Por që të gjithë e lexojnë si sjellje anadollake.

Kryeministri i Shqipërisë e ka nisur karrierën politike duke ngrënë i urritur një pjatë me makarona; njihet fotoja e famshme e djaloshit me bluze me ngjyrat e ylberit duke kollofituar makarona. Këtë histori do ta tregonte si “shaka” kryeshqiptari gjatë darkave me homologët ballkanikë në pritjet e dhëna nga drejtues perëndimorë të cilët mezi prisnin të shikonin mënyrat e sjelljes së këtyre strongmenëve të Ballkanit që kishin trashëguar shumë nga sjelljet anadollake. Kryeshqiptari do të spikaste me stilin e tij të vecantë anadollak.

Kryeministri i Shqipërisë do të shfaqej anadollak edhe para shqiptarëve kur të gjithë fushatën e fundit elektorale do ta përqëndronte te “tepsia”, simbol i sjelljes anadollake të një drejtuesi politik. Nuk ka asnjë individ tjetër në universin perëndimor që ti kërkojë votuesve ti japin të gjithë tepsinë e pushetit sepse nuk dëshëron ta bashkëndajë me askënd tjetër. Sepse vetëm kështu, nëse e merr për vete të gjithë tepsinë, qeverisja do të jetë më e mirë, progresi do të jetë më i shpejtë, shqiptarët do të jetojnë shumë më mirë. Por nuk mbaron me kaq sjellja tipike anadollake e Kryeministrit të Shqipërisë. Me një kompleks inferioriteti ekstrem, sepse nuk di të tregojë asgjë tjetër, për shkak të formimit të cunguar dhe aftësive të pamjaftueshme,

Kryeministri ynë për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve filloi të shfaqej me kostum e me atlete në takimet ndërkombëtare, duke pozuar para kamerave vetëm e vetëm të tërhiqte vëmendjen. Sjellje tipike anadollake. Por që asnjëherë nuk pati guximin ta bënte me idhullin e tij Erdogan. Dhe e ndërpreu pasi mori një shuplakë të fortë në një takim me përfaqsues të një shteti të fuqishëm, përfaqsuesi i të cilit, thuhet se urdhëroi largimin e “personit me atltete” kur bëhej fotoja e pjesëmarrësve.

Syri.net /10 shkurt 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Maoku me izme18/02/2018 21:42

Bravo z.Islami!
Ju i beni nje analize aq te sakte, aq reale saqe mund te thuhet qe e nxirrni me lakuriq se lakuriqsia e tij para disa vitesh ne nje plazh ne France.
Por çedo ky popull i drobitur nga diktatura dhe vuajtjet e mepastajme ndofta e ka te veshtire te shikoje pertej rromuzeve bajate dhe atleteve qesharake te Rames.

Marku11/02/2018 09:33

Konstatim me se i sakte...
Z Islami ju jeni intelektual dhe njeri me karakter qe rama nuk ju vuri dot ne rrjesht.
Por ne si popull jemi shum te prapambetur dhe kjo prapambetje mbedhtetet dhe nga te huajt qe na sjellin ketu,prandaj ky karagjozi km korr e shin si ja do qejfi.....por çdo gje esht e perkohshme dhe ç do marrezi e ka nje fund te turpshem.

GUNGA11/02/2018 03:46

Eshte i goditur ne tru te vogel ne rinine e hereshme kur zhdepej nga traineri i madh FETI BOROVA.. pYESNI SE CKAPACITET KA PATUR ,, E CKAPACITET PO SHFAQ NE CDO DITE QEVERISJE, pASI BLEU PARTINE NGA NANO HARAMI, E SHKATRROI PARTINE NE RILINDJE, SHQIPERINE E COI NE ZI EKONOMIKE.pA I BERE ANALIZEN PSIKOLOGJIKE, E INFLUENCES SE DROGES NE GJAKUN E KETIJ TE CMENDURI, NAPRET FJALA ETIJE ;;; QE SKENI PARE GJE AKOMA'''zoti NA RUAJT NGA I CMENDURI I BALLKANIT.

Sonja10/02/2018 22:49

ashtu eshte, pa pik e pa presje, por ky popull injorant, kete anadollak kupton dhe kenaqet...

Edi.rama10/02/2018 21:34

Vdekie.EDI.rames

Shto koment

Denonco