Rama sharron me sharrë

Rama sharron me sharrë

Nga Agim Xhafka - 10/02/2018

Pardje kryeministri solli në kuvend një pasazh nga abetarja që ka mësuar ai. Tha tekstualisht: ‘Shabani sharron me sharrë”. Ishte ushtrim i mësimit të shkronjës sh. Por nga që vendit po i rriten hallet përditë, shumë shqiptarë e thonë: ‘Rama po na sharron me sharrë’.

Në vend të Shabanit venë Edin tonë. I është futur ai trupit të shoqërisë mes për mes. Kudo jetohet me frikë, nuk bëzan kush të ngrejë një problem, s’ka të drejta njeriu dhe dinjitet. Veç klientelizëm, korrupsion dhe vjedhje. Dhe nuk po i ndahet. Ja ca shembuj të ditës.

CELULARI

Te kafja isha me Besimin, shok fëmijërie, drejtor në ministri. I ra celulari e padashje lexova që po e merrte Elisa Spiropali.

-Po ti je i LSI?-e pyeta.

-Është Monika, mo. Ç'Elisë leshi! Ia kam ndërruar emrin se na shohin dhe telefonat. Po na pushojnë nga puna si kulakët dikur. Ylli Manjanit ia kam bërë Fidel Ylli. Ndërsa Tit Vasili më del Eduard Shalësi.

M'u kujtua një episod nga diktatura. Në gjimnaz i kërkova Pirros, shokut tim të ngushtë, romanin e ndaluar "Ura e psherëtimave." Të nesërmen ai më sjell "Njeriun me top " të Dritëroit.

-Mos u nxeh,-më tha kur pa çudinë time.-Vetëm kapaku është i Dritëroit. Brenda ke "Urën e psherëtimave".

REFORMA SOCIALISTE

Gjykata: - Dënohesh me arrest me burg!

I pandehuri: - Akuza?

Gjykata: - Ta gatisim javën që vjen.

LIRIA E SHPREHJES.

Kaq vend i lirisë jemi sa Titi, zv/ministër, në Facebook ka profilin e tij me emrin Ina Ina Balerina.

DY MUAJ,TRE PËRMBYTJE.

-U përmbyt prapë autostrada Tiranë-Durrës.

-Na u bë si femrat, me cikël.

****       ****        ***      *****

Qeverisje më amatore nuk ka pasur vendi qysh nga krijimi i shtetit. Por më e frikshmja është se nuk kemi parë gjë akoma. Siç duket po vjen dita që Rama të sharrojë veten e vet. Tani tepsi, timon e sharrë i ka vetë. Shabanin me siguri do e zbojë nga abetarja. Do ia sajojë ndonjë vetting...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Maloku10/02/2018 13:12

Je i madh.

Shto koment

Denonco