Protesta e sotme, testi për lirinë faktike të medias

Protesta e sotme, testi për lirinë faktike të medias

Nga Nikoll Lesi - 03/02/2018

Kjo që ka ndodhur sot, nuk ka ndodhur në 27 vite pluralizëm dhe demokraci. E habitshme se si një protestë e shoqërisë civile, e nisur thjesht nga rrjetet sociale në fillim e më pas shkoi zinxhir lajmi në Facebook-un e gjithsecilit, të cilët sipas mënyrës së tyre organizuan një protestë para zyrës së kryeministrit Rama. Asnjë televizion nuk e transmetoi live apo edhe me ndonjë titër lajmin e protestës, përveç një televizioni të ri Faxnews.

Motivi i protestuesve ishte, sipas asaj çka thanë se nuk janë dakord me bisedimet e qeverisë shqiptare për faljen e detit me 12 milje, siç edhe thuhet nga mediat greke dhe ministri grek Kotzias. Edhe në vitin 2009 vendimi i Berisha-Basha ishte i gabuar, por fatmirësisht ishte Gjykata Kushtetuese e cila mbrojti sovranitetin e kufijve.

Personalisht unë nuk dua të besoj se ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, e aq me shumë kryeministri Rama, të bënin një gafë të madhe historike në faljen e detit, Greqisë. Do të ishte vërtetë një tradhti e madhe kombëtare, nëse arrihet të firmoset në ato kushte skandaloze siç bën presion Greqia për një vote greke për dhënien e statusit Shqipërisë për në BE.

E theksoj, jo për kompromis me vetveten, se nuk dua ta besoj se mund të bëhet fakt falja e detit. Por kjo nuk do të thotë se politika, shoqëria civile dhe media nuk duhet të kërkojnë të vërtetën e bisedimeve dhe ta ndalojmë nëse ka ndonjë projekt me laps, akoma të pa firmosur.

PS dhe qeveria thonë se nuk flitet për këto pazare me integritetin e kufijve shtetërorë, PD-LSI akuzojnë dhe duan sqarime në parlament, media pyet, kurse shoqëria shqiptare është e traumatizuar dhe reagon nëse Greqia dikton kushtet diskriminuese për hir të një vote në BE.

Por çka më shqetëson mbetet liria e medias sot në Shqipëri. Nuk mund të mos kujtoj të rinjve të sotëm se jam një prej atyre dhjetra gazetarëve të gazetës së parë të lirë “Koha Jone” që kam sakrifikuar për median e lirë dhe fjalën e lirë. Dëshmitarët dhe bashkëpunëtorët e mi për këtë liri në vitet 1991-1997, edhe më vonë, janë shumë si Frrok Çupi, Aleksandër Frangaj, Martin Leka, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, Ben Blushi, Marash Mirashi, Lorenc Vangjeli, Teodor Keko, Andi Bushati, Andi Bejtja, Alfred Peza, Enton Abilekaj, Henri Çili, Zamir Dule, Arta Marku, Jonila Godole, Rudina Xhunga, Skender Minxhozi, Aleksandër Çipa, Edi Rama, Fatos Lubonja, Kiço Blushi, Sokol Balla, Arian Çani, Ilir Babaramo, Anila Basha, Adriatik Dosti, Ilir Gjoni, Mimoza Dervishi, Gent Shkullaku, Vladimir Prela, Edmond Laçi, Fatmir Meneri, Enkel Dëmi, Alfons Zeneli e plot të tjerë, të cilët janë gdhendur në memorien e qytetarëve, pasi për një lajm udhëtonin me orë të tëra për t’ia sjellë lexuesit dhe qytetarit. Edhe janë rrahur, edhe gjakosur si Alfred Peza e Aleksandër Çipa për të sjellë lajmin. Janë burgosur Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka për t’i dhënë lajmin qytetarit, sepse lajmi fshihej nëpër skutat e pushtetit. Eshtë masakruar Zamir Dule për lajmin. Është djegur redaksia e gazetës “Koha Jone” nga pushteti i Berishës në mars 1997 për të mos shkuar te lexuesi fjala, lajmi.

Por ç’pashë sot pas 27 viteve nga koha e “Koha Jone”? Thjesht për një protestë paqësore të disa pjesëtarëve të shoqërisë civile, para zyrës së kryeministrit, nuk u fut asnjë lajm, jo vetëm live, por as me titra në televizione. Nuk them se jam dakord me ato çka thanë disa pjesëtarë të protestës, por ishte lajm dhe lajmi shpërndahet për te lexuesi dhe shikuesi.  Bile me disa folës nuk jam aspak dakord. Por asnjë lajm, as me titra, nuk dhanë asnjë televizion kryesorë në vend. Jepej fjala vjen në TV, paralel me protestën, se në iks fshat kishte rënë ujku në vathën e një bariu, por kurrë një lajm se po zhvillohej një protestë para kryeministrisë.

Protesta ishte lajm dhe lajmi nuk u dha! Kjo është për të kuptuar se si kryeministri Rama ka uzurpuar mediat dhe në mos i kontrollon, i miklon me leje ndërtimi, koncesione, pazare, etj.

Ishte sot një test që flet shumë. Edhe për dy ambasadorët Lu dhe Vlahutin. Edhe për ne të gjithë, si qytetarë.

Marrë nga Koha Jonë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

nj qytetar05/02/2018 09:31

Se sa i ka shërbyer misionit të demokratizimit të Shqipërisë gazeta e Komitetit të PPSH se Lezhës, "Koha jonë", këtë e dëshmon më së miri lista e "gazetarëve" që ka nxjerrë këtu Nikollë Lesi.. Me përjashtim të ndoshta nja dy tre emrave, të gjithë të tjerët duke filluar nga "gazetari" Edi Rama , kanë shërbyer e vazhdojnë ti shërbejnë "të majtës" shqiptare.
E ç'farë përfaqeson "e majta" shqiptare, kjo besoj se nuk ka fare nevojë të komentohet.
Nuk i erdhi Shqipërise kjo "e majtë" as nga Anglia, Italia, Franca apo Gjermania po thjeshtë u bë një ndryshim i emrit nga PPSH, në PSSH
Mburret Lesi se me gazetën e tij Koha jonë, i paska kthyer shqiptarëve paratë e piramidave e qahet se Berisha ja paskej djegur gazetën.
Nëse në Shqipëri do të ishte bërë një hetim i plotë e i pamvarur për pasojat e vitit tragjik të 97-tës, në listen e të ndëshkuarve nga drejtësia do të ishte edhe Lesi me pjesën më të madhe të "kolegëve" të tij.
Ishte vërtetë një marrëzi e madhe kolektive ideja e pasurimit të shpejtë me anë të piramidave.
Berisha e pranoi publikisht gabimin e tij e mori ndëshkimin me vota.
Por paratë shkojnë e vijnë
Kush do ti kthejë jetët e humbura të mijra shqiptarëve, që u vranë me thirrjet e gazetës Koha jonë ?
Koha jone ndonëse "e dogji" Berisha sic pretendon Lesi, mbijetoi duke e kthyer fletën politike sipas interesave të parave.
Po kush do të përgjigjet për humbjen e dhjetëfishit të parave të piramidave që solli shkatërimi i atyre pak institucioneve shtetërore nga bandat kriminale të Zani Çaushit e të tjerëve si ai ?
Po kush do t'ju a rikthejë jetën mijra shqiptarëve që akoma po vazhdojnë të vriten edhe sot, nën thirrjet e kolegëve të Lesit që "populli" të shpërtheje depot e armëve e të rrezojë Berishën që të vijë Rama apo Blushi në pushtet. Pra të vijë përseri në pushtet ish Partia e punës ?
"Më të fituarit" nga revolucioni bollshevik i 97-tës që pati nxitur "Koha juaj" e perënduar, ishin Ramiz Aliaj, Nexhmie Hoxha e antarët e ish Byrosë politike të PPSH, që ky "revolucion" i nxori nga burgjet e bile i trajtoi si "te persekutuar politikë" duke i shpërblyer edhe me para.
Nuk ështe e rastit që 90% e emrave që përmend Lesi si "bashkëluftetare" të tij mediatikë, bëjnë sikur e kritikojnë Edi Ramën duke i thënë "kujdes se po ja kalon Berishës".
Edhe më "i djathti" ndër ta, Shkullaku, mburret se ka sulmuar Berishën e po sulmon Bashën për protestat, gjoja se e ha meraku se nuk rrëzohet Rama me protesta paqesore por vetm me stilin "revolucionar" bollshevik të 97-tës.
Edhe sot Lesi , në vënd që të vihet në mbrojttje të kauzës demokratike për të cilën janë të dëshiruar shqiptarët, e ka rrjeshtuar gazetën e tij si një mjet propogande të LSI e jo të forcave politike të djathta.

skrapari05/02/2018 09:03

Njeri me te ndyre nder katoliket nuk gjen.

zejmeni04/02/2018 22:44

O Nikolle akoma ate emer qeni ke: LESI. Si nuk e ndryshove njehere, kaq shume te pelqen ky emer. Apo keshtu eshte quajtur babaqi yt, Qeni LESI.

Sa per lirine e medias per gazeten koha jona, mos shit shume mend se me parate e Ramiz Alise u financua kjo gazete deri ne vitin `94, sepse Zeri i Popullit ishte i pabesueshem. Me pas me parate e Sorrosit. Po artikujt kunder Amerikes per bazat e avioneve ne Gjader i harrove. Po artikujt kunder pavaresise se Kosoves dhe kunder Ibrahim Rugoves ne ate kohe i harrove. Po pse ra gazeta pikerisht pas vitit `97 si shpjegohet??? Sepse Sorrosi ju hoqi financimet pasi nuk i duheshit me, sepse revolucioni komunist me arme ndodhi ne `97 dhe keshtu qeni nuk i duhej me te zotit.

Ah Nikolle, Nikolle, sa te shkon ky emri i qenit: LESI. Ha, ha, ha, ha, ha, haaaaaaaaaaaa.

Marku04/02/2018 18:30

Z.Lesi nuk duhet te krenohesh me koha jone e 97,e cila me artikujt e saj vetem sa i hidhte benzine atij zjarri po digjte Shqiperine dhe Shqiptaret po vriteshin me njeri tjetrin...te lista e gazetareve qe citon nuk pash emrin e vampires zenepe luka qe me nje histeri te papare vetem ndersente turmat...finalja e atij triumfi fitorja e revolucionit bolshevik me gjinushin kryetar parlamenti dhe zani ne burg dhe ata qe ju premtuan Shqiptareve kthimin 100% te parave sa moren pusht...tetin u tallen me ta..

t04/02/2018 11:21

per keto qe shkruan lesi ka plotesisht te drejte,dhe problemi qe ngre(,mediat kryesore jane te blera),eshte per te vene duart ne koke.ne 97 ,redaksie e tij(koha jone) u dogj,sepse me shkrimet e saj ndikoi shume ne revoltat e njerezve qe kishin humbur parate ne firmat piramidale.kurse sot vendi eshte inkriminuar,politika po e po,korrupsioni eshte rritur,km qe ka ky vend qeveris sikur te ishte cifliku i tij,ben mareveshje te fshehta ne kurriz te qytetareve,dhe ata pak njerz qe kane guximin te protestojne,mediat nuk i kushtojne asak vemendje,sepse km i ka futur ne dore kjo ka vetem nje emer,diktature

Kristi04/02/2018 07:25

Ti sigurisht je një taleban e talehan me emër italian or BONASERA. Si e ke emrin e vërtetë, që e fsheh nga turpi o nga frika, Mhamut? Me siguri do kesh dhe mjekër, dhe çallmë. Shko lufto me ISIS dhe bahu shehit në luftë kundër KRYQIT o biri i mullahut. Po ty si ta kanë vënë emrin e babës në çertifikatë?

Daj Jaku03/02/2018 21:47

Ti o Bonsera duhet ta dish se njeriu vlerësohet fillimisht nga fjalët që thotë, jo çka thonë të tjerët për të. Një këshillë, mos u merr me familjet.

Bonasera03/02/2018 20:23

Nikolla nje qelbash, kryq i ndyt, i vjen era mut, u ba njeri nga kjo demokraci dhe tan kohen rrin tuj hanger mut. cuditem sa poshte ajo V Selimllari qe e ka ul vedin kaq poshte me pas kopila me ket mut dhe femijet jan rrit e spo kuptoj neper certifikata si ja vejne emnin e babes , mos e pacin.

Shto koment