Një paralajmërim amerikan për negociatat me BE

Një paralajmërim amerikan për negociatat me BE

Nga Bledi Kasmi - 01/02/2018

“Tik-tak” janë fjalët e fundit të një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale të ambasadorit amerikan për luftën ndaj krimit të organizuar. Një mesazh që më shumë se politik ishte një mesazh i koduar me adresë të qartë të nënkuptuar ndonëse jo të drejtëpdrejtë.

“Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh”, shprehet Lu në fillim të mesazhit të tij të shkurtër me tre fjali. Pyetja që shtrohet është se kush është zotuar?

Natyrisht bëhet fjalë për ato autoritete të qeverisë që kanë tagrin të luftojnë krimin e organizuar dhe që janë zotuar përpara amerikanëve. Ambasadori i drejtohet politikanëve, por në këtë rast qartësisht duhet nënkuptuar kreu i qeverisë sepse kreu i opozitës nuk mund të angazhohet të luftojë krimin e organizuar duke mos patur instrumentat e pushtetit.

Ambasadori i drejtohet policëve. Duhet bërë e qartë se pala amerikane nuk ka patur një marrëveshje me policët e thjeshtë, për të kapur “peshkun e madh” por mesazhi është i qartë dhe i adresohet direkt ministrit të Brendshëm që përfaqëson kupolën e policisë.

Ambasadori i adresohet prokurorëve, por gjëma në luftën ndaj krerëve të mafies nuk po ndodh nga prokurorët e thjeshtë, por nga e komanduara e Ramës në Prokurori për të cilën më parë ishin dhënë garanci absolute për hetim të Tahirit, ndërkohë që dosja e Tahirit tani po shkon drejt mbylljes.

Ajo që thotë ambasada amerikane përmes atyre fjalëve është thyerja e besimit me qeverinë. Reagimi vjen në një moment mjaft kritik në të cilin ndodhet vendi pas ekstradimit të njeriut kyç të dosjes Tahiri-Habilaj drejt Italisë dhe pas një sërë lirimesh nga burgu të eksponentëve kryesorë të krimit të organizuar.  

Ambasadori vazhdon me një parashtrim të asaj që ka bërë pala amerikane në mënyrë që strukturat e luftës së krimit të përmbushin detyrimet e tyre. “Ne investuam në burimet për t’ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? – pyet ambasadori amerikan”.

Ndërsa në fjalinë e parë duhet nënkuptuar “besa” që amerikanët kishin marrë nga Rama për të luftuar krerët e krimit të organizuar dhe thyerja e saj nga qeveria, në fjalinë e dytë pala amerikane tregon se ajo ka përmbushur angazhimin e saj, ndërsa pala shqiptare nuk e ka përmbushur atë. Kjo reflektohte tek pyetja retorike; ku janë rezultatet?

Fjalia e tretë lidhet direkt me mos arrestimin e krerëve të krimit të organizuar për të cilët pala amerikane është e qartë se kanë mbështetje politike dhe janë bërë të paprekshëm. “Populli shqiptar do që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë”, thotë ambasadori duke nënkuptuar se kjo nuk po ndodh.

Fjalia e fundit është përmbledhja e dy fjalive të tjera në tekstin e shkurtër dhe dëshmon një luftë të ftohtë që duket se ka nisur mes palës amerikane dhe palës në qeveri me krimin. Ajo nuk është një fjali e thjeshtë por një paralajmërim se në rast se nuk do të arrihet tek “peshku i madh” atëhere qeverisë do ti mbyllen dyert për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. 

“Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë-shkruan ambasadori amerikan, referuar vendimeve që priten nga Brukseli lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit. Tik-tak”.  – është fjala që mbyll mesazhin e ambasadorit duke kujtuar se afati po kalon.

Duket se në lojë kësaj rradhe është autoriteti i Shteteve të Bashkuara përballë krimit të organizuar dhe përpara opinionit publik në Shqipëri, dhe shoqëruar kjo edhe më zhvillimet e fundit në Uashington, ditët dhe javët e ardhshme do të jenë një ferr i vërtetë për Ramën.

Premtimi amerikan është për “Peshkun e Madh”, a do të tërhiqet SHBA përballë tij? Një luftë e ftohtë duket se ka nisur, deri dje pa emra.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku01/02/2018 04:28

Ne i dhamë detin Greqisë, ajo na dha kalendat greke. A i njeh kinezi LU? Tik taku i tij i dalë boje skadoi dje. Sot është data 1 Shkurt. Ajo hëna e veçantë iku nga Kina drejt Amerikës. Kinezi lu është dinak i djallëzuar më keq se grekët. Mbasi u bë miljarder nga korrupsioni qeveritar shqiptar, tani dashka një Shqipëri si Zvicra, sepse don të jetojë vetë këtu ditët e fundit të jetës si "burrë i ndershëm". Po u vendos vërtetë sundimi i ligjit në Shqipëri, kinezi LU do përfundojë në një qeli bashkë me EDramën, si edhe Vllahutinen, që të eglendisen bashkë.

Shto koment

Denonco