Ditmiri, arrogant në parlament, se pala greke e nxori gënjeshtar

Ditmiri, arrogant në parlament, se pala greke e nxori gënjeshtar

Nga SYRI.net - 30/01/2018

Pala greke e nxori Ditmir Bushatin gënjeshtar e mashtrues, gjë që nuk ishte e re dhe ndodhte për herë të parë për publikun e shëndoshë shqiptar. Ditmir Bushati, ndryshe foli me shqiptarët pas takimeve në Kretë e Korçë dhe ndryshe po rezulton, nga zyrtarët grekë, paska folur në takimet kokë më kokë me palën greke.

Kjo nuk është hera e parë që, me apo pa porosi të Ramës (kjo nuk ka rëndësi se kjo është një ndarje rolesh) Ditmir Bushati gënjen e mashtron publikun shqiptar. E rëndë dhe e dëmshme është loja me dy fytyra me palën greke.

Por kjo nuk mjafton. Si edhe herë të tjera, Ditmir Bushati, pasi kapet mat duke gënjyer, sillet si arrogant dhe përdor cinizmin e një gjuhë jo normale me kolegët në kuvend. Një gjuhë që nuk i shkon për shtat një ministri të jashtëm, sidomos në Komisionin e Politikës së Jashtme, një komision që duhet të karakterizohet nga një etikë komunikimi e standardeve perëndimore.

Kjo nuk është hera e parë, madje kjo është mesa duket një sjellje e tij karakteristike. Gjë që nuk është aspak e çuditshme, madje është e kuptueshme për rastin në fjalë. Së pari Ministri i jashtëm, sa herë kapet mat duke gënjyer, gjë të cilën këtë radhë e zbuloi pala greke, kërkon të shpëtojë duke bërë arrogantin dhe përdorur cinizmin. Së dyti, kjo sjellje e përsëritur vjen mesa duket nga dhunimi dhe poshtërimi që Rama i bën vazhdimisht ministrave të tij, të cilët për kompensim bëjnë të njëjtën gjë me vartësit në ministritë e tyre apo kolegët në parlament.

Kjo sjellje vjen nga që Ministri i jashtëm, para disa muajsh kishte bërë lojën e nacionalistit me palën greke, për dy çështje, ndërkohë që me urdhër të Ramës këtë radhë mbylli gojën përballë palës greke duke pranuar gjithçka iu diktua në takimet kokë më kokë. Ndërkohë që publikut shqiptar i deklaroi të kundërtën e heshtjes së tij në takimin kokë më kokë. Dhe pala greke e nxori blof të paktën për dy çështje që Rama dhe Bushati kishin bërë disa kohë më parë, nacionalistin dhe i kishin bërë karshillëk me arrogancë palës greke.

Konkretisht, sipas palës greke, çështja çame nuk është ngritur fare këtë radhë nga pala shqiptare. Po kështu është mesa rezulton nga thëniet kontradiktore të Ramës e Bushatit, është rënë dakord edhe për ligjin e ndarjes së kufirit detar sipas propozimit greke. Pavarësisht obstruksionit 5 vjeçar të Ramës dhe Bushatit dhe pavarësisht se edhe këtë radhë kërkojnë ta fshehin me gjethe fiku edhe këtë çështje.

Përfundimisht, Ministri i jashtëm rezultoi ashtu siç është. Gënjeshtar me publikun shqiptar, i cili e mor vesh të vërtetën nga pala greke. Dhe për t’ju shmangur diskretimit, në vend që të pranonte të vërtetën me kolegët në parlament, bëri arrogantin dhe cinikun.

Kurse komuniteti çam, duke e mësuar të vërtetën nga pala greke, mësoi gjithashtu se Rama dhe Ditmiri, ishin tallur me radhën e parë, duke bërë nacionalistin, thjesht për të marrë votat apo mandatet e PDIU. Ndërkohë që pasi hodhën lumin, pra Rama mori i vetëm tepsinë e pushtetit, kurse Ditmiri siguroi edhe një mandat si ministër, i kthyen shpinën komunitetit cam, dhe këtë të vërtetë e zbuloi pala greke.

Gjithçka ka ndodhur me Ramën e Bushatit në marrëdhëniet me Greqinë, nuk mund të ndodhte ndryshe. Veçse Shqipëria ka humbur 5 vjet kohë për të riardhur e diskretituar në pozicionet e para 2013, për shkak të paaftësisë, mashtrimeve, arrogancës e sjelljeve tinzare e hileqare. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Un jam Un30/01/2018 22:04

Berisha ja futi grekut me detin, i mori vizat shengen dhe detin nuk ja dha, marrveshjen për detin e hodhi poshtë gjykata kushtetuese. A do jetë i Zoti EDrama me Ditmirin ti marrin hapjen e negociatave grekut pa i dhënë asgjë? Me fyerjet e EDramës ndaj çamëve (që as Enveri nuk i guxoi) dhe me arrogancën e këtij bushat fytyrbythë (mburret me bythën) mëndja më shkon që e kanë bërë mutin mullar dhe përdorin armën e zakonshme të fajtorit, arrogancën, fyerjen dhe talljen. Oliver Kromwell i preu kokën mbretit të Anglisë për tradhëti të lartë ndaj atdheut për më pak se kaq. Por Kromwell ishte anglez dhe jo bq.

Ajo30/01/2018 21:32

I/e ashtuquajtur une na siguroi, ashtu sic beri edhe Rama, se nuk do ti fale as nje pellembe deti Greqise ( apo me pak se Berisha!!!). Shqiptaret te flene te qete se Shqiperia eshte ne duart e sigurta te drogaxhiut dhe narko- trafikantit Rama.

Une30/01/2018 19:38

E verteta dihet dhe do dal shume shpejt. Nga cfare pritet Rama-Bushati do ti fali me pak nga cfare i fali Berisha. Kjo kuptohet nga pafytyresia e Kotzias i cili del krenar ne mediat e vendit te vete duke deklaruar se "Ne vodhem terren nga Shqiperia" . E ata te gjithe sebashku festoin placken e re.

Shto koment

Denonco