Skandali i madh që po zien në FBI

Skandali i madh që po zien në FBI

Nga Michael Goodwin - 29/01/2018

Gjatë krizës financiare, qeveria federale financoi dhe shpëtoi bankat që konsideroheshin “tepër të mëdha për të falimentuar”. Duke pasur frikë se falimentimi mund të shkaktonte një apokalips ekonomik, federalët vendosën t’i shpëtonin ato duke përdorur paratë e taksapaguesve. Diçka e ngjashme po ndodh tani në FBI, me vagonët e Uashingtonit që kanë rrethuar agjencinë për të mbrojtur atë nga akuzat e korrupsionit. Këtë radhë, etiketimi më i përshtatshëm është “tepër e madhe për t’u bësuar”.

Megjithatë, çdo ditë sjell raportime të reja të besueshme që sugjerojnë se një skandal masiv është duke u zhvilluar në radhët më të larta të agjencisë kryesore të zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara. Raportimet, që shpesh kanë të bëjnë me agjentë të një “shoqërie sekrete” dhe me mesazhe të shkruara që zhduken papritur, tregojnë ekzistencën e një intrige të vërtetë të dedikuar për të mposhtuar Donald Trumpin në vitin 2016 si dhe një plan për të lënë Hillary Clintonin që të dalë pa lagur në hetimin e përdorimit të serverit të saj personal.

Nëse një prej tyre është e vërtetë – edhe pse me shumë gjasa janë të dy, kjo do të thotë se liderët e FBI-së kanë tradhtuar kombin duke abuzuar me pushtetin që i është besuar, me qëllim që të dëmtojnë Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Faktet që mbështesin këtë hipotezë kanë të bëjnë me përdorimin nga ana e FBI-së së një dosjeje ruse kundër Trumpit, e cila është paguar nga fushata e Hilary Clintonit dhe nga Komiteti Kombëtar Demokrat.

Është pothuajse e sigurt se FBI-ja ka përdorur këtë dosje për të fituar mandatet gjyqësore të FISA për të përgjuar ndihmësit e Trumpit. Me pak fjalë, ka përdorur të dhënat e mbledhura nga opozita për partinë në pushtet për të bindur Gjykatën që ta lejojë të përgjojë kandidatin e partisë tjetër – me shumë gjasa pa i treguar gjykatës se, dosja kishte ligje të forta politike.

Më keq akoma, ka shumë arsye për të besuar se dikush në administartën e ish-Presidentit Barack Obama ka nxjerrë informacione të klasifikuara në lidhje me Trumpin dhe ia ka dorëzuar ato fushatës së Clintonit. Siç ka thënë edhe një ish-prokuror federal: “Nuk ka më keq se kaq!”. Ky prokuror, Joseph ¬diGenova, beson se Trump kishte të drejtë kur thoshte se ndihmësit e Obamës kishin përgjuar telefonët e tij në Kullën Trump.

Këto dhe elementë të tjerë bashkohen për të krijuar një përzierje toksike që i ndihet era që larg, por shumica e amerikanëve nuk dinë gjë për të. Mbulimi mediatik në përgjithësi ka qenë sipërfaqësor dhe keqinformues. Demokratët kanë krijuar një mjegull të vërtetë mediatike, duke u fiksuar vetëm me Rusinë, Rusinë, Rusinë. Duket sikur një skandal i këtyre përmasave është më tepër nga çmund të përballojë Amerika, ndaj më mirë po pretendojmë se nuk ka asgjë dhe ta anashkalojmë.

Por fatmirësisht, ky episod i turpshëm nuk do të anashkalohet lehtë, falë disa kongresmenëve republikanë, të drejtuar nga Devin Nunes i Kalifornisë, kreu i Komitetit të Përhershëm të Inteligjencës për Shtëpinë e Bardhë. Pasi ai ka akuzuar FBI-në për fshehje të të dhënave dhe mosdorëzimin e tyre, byroja e ngadalësoi pak ritmin, të paktën pjesërisht.

Rezultati ishte provë e qartë të paragjykimit kundër Trumpit nga zyrtarët që ishin përzgjedhur për të hetuar atë dhe Clintonin. Po ata agjentë duket se kanë punuar shumë që të krijohen paragjykime në favor të Clintonit gjatë zgjedhjeve. Në një mesazh të shkruar, një prej agjentëve sugjeron se Prokurori i Përgjithshëm, Loretta Lynch, ishte në dijeni gjatë hetimit se FBI-ja nuk do të rekomandonte miratimin e akuzave kundër Clintonit. Si mund ta dinte ajo këtë, nëse nuk do të kishin rënë dakord që para fillimit të hetimit?

Të gjitha rrugët në këto zhvillime eksplozive të çojnë drejt ish-kreut të FBI-së, James Comey, imazhi prej burri të ndershëm i të cilit fshihte më së miri një bindje djallëzore të krijuar në mendjen e tij se, njëlloj si paraardhësi i tij famëkeq, J. Edgar Hoover, Comey qëndronte mbi ligjin dhe mund të shfrytëzonte atë si të dëshironte. Kjo është arsyeja përse disa herë e kanë quajtur J. Edgar Comey dhe kanë shkruar se kreu i FBI-së ishte shumë i talentuar për të përdorur “hamendësimet dhe aludimet” për të kërcënuar këdo në Uashington se do të ishte personi i radhës nën hetim.

Ishte pikërisht në zyrën e zëvendësit më të lartë të Comeyt, Andrew McCabe, ku agjentët kanë diskutuar rreth një “police sigurimi” në rast se Donald Trump do të fitonte zgjedhjet. Raportimet kanë theksuar se hetimi i përplasjes së fushatës së Trumpit me Rusinë ishte ai që do të shërbente si policë sigurimi. Mesazhi ishte shkruar nga agjenti tashmë i famshëm Peter Strzok, hetuesi më i lartë i çështjes së Trumput dhe i është dërguar Lisa Page, avokate e FBI-së dhe njëkohësisht dashnorja e tij.

“Dua të besoj tek rruga që ti more në konsideratë kur ishim tek zyra e Andy-t, pra se nuk ka gjasa që ai të zgjidhet më të vërtetë, por kam frikë se nuk mund të rrezikojmë. Kjo do të jetë një lloj police sigurimi që shërben në rast se vdes përpara moshës 40-vjeçare…” shkroi Strzok.

Është e frikshme kur mendon se Strzok, i cili e ka quajtur Presidentin Trump “idiot”, ka qenë hetuesi kryesor si për hetimin e Trumpit, ashtu edhe për ata të Hillary Clintonit. Pasi këto mesazhe dolën në sipërfaqe, këshiltari special Robert Mueller hoqi menjëherë agjentët Strzok dhe Page nga hetimi i tij, edhe pse të dy vazhdojnë të punojnë në FBI.

Strzok, pavarësisht bisedave të tij në lidhje me “policën e sigurimit” në vitin 2016, shkroi në maj të vitit 2017 se ishte skeptik që hetimit i Mueller do të arrinte të gjente ndonjë gjë kundër Trumpit, sepse sipas tij “nuk kishte ndonjë gjë të madhe për të gjetur”. Kjo është mjaft ironike. Teksa demokratët, sëbashku me pjesën më të madhe të mediave në shërbim të tyre, e kishin shpallur Trumpin fajtor për përplasje me Rusinë përpara se Mueller të emërohej, skandali i vërtetë mund të nxjerrë në shesh të palarat e vetë hetuesve dhe akuzuesve.

Kreu i Sigurisë së Atdheut për Senatin, Ron Johnson deklaroi më 20 janar 2018, në një letër dërguar kreut të FBI-së, Christopher Wray, se sistemi teknik i FBI-së nuk kishte arritur të ruante mesazhet e shkëmbyera ndërmjet Strzok dhe Page, gjatë periudhës 14 dhjetor 2016 dhe 17 maj 2017. “Humbja e të dhënave të kësaj periudhe është shqetësuese, sepse duket qartë nga të dhënat e tjera se dy zyrtarët kanë komunikuar shpesh për hetimin”, tha Johnson në letrën e tij. Michael Doran i Hudson Institut theksoi se 17 maj 2017 ishte data kur u mblodh Këshilli Special.

Sa rastësi e çuditshme! “Problemet e keqkonfigurimit dhe difektet kompjuterike kanë shkatërruar mesazhet e Strzok-Page gjatë periudhës që përfundon më 17 maj, dita kur nisi procesi Mueller. Sa e çuditshme! Duket sikur e kanë planifikuar.

Hetuesi i përgjithshëm i gjeti fillimisht mesazhet ndërmjet Strzok dhe Page teksa po hetonte nëse ka pasur ndikime politike në hetimin e emaileve të Clintonit apo në atë të fushatës së Trumpit. Strzok ishte numri 2 i kundërinteligjencës, ka luajtur rol kryesor në hetimin e Clinton dhe është ai që zbuste gjuhën që mund të kishte pasur implikime kriminale për Clintonin. Ai ka mbikëqyrur hetimin e Trumpit, kur u hap në qershor 2016.

Strzok dhe Page u caktuan si këshilltarë specialë të hetimit, por pasi hetuesi i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë zbuloi mesazhet ndërmjet tyre. Strzok u hoq menjëherë. Page u largua disa javë më pas, për shkak se emërimi i saj i këshilltare kishte përfunduar. Strzok dhe Page kishin gjithashtu edhe marrëdhënie intime jashtë-martesore me njëri-tjetrin. Johnson thotë në letrën e tij se kishte mësuar për mesazhet që mungosin më 19 janar, pasi FBI-ja dorëzoi 384 masazhe tek Komiteti.

Por skandali nuk përfundon këtu. Gjërat vazhdojnë të bëhen akoma më të dyshimta për vetë faktin se FBI-ja tashmë thotë se nuk arrin të gjejë mesazhet që Strzok dhe Page kanë shkëmbyer gjatë plot pesë muajve dhe bëhet fjalë për një shkëmbim prej 50 mijë mesazhesh të shkruara në tërësi. Periudha në të cilën janë shkëmbyer mesazhet e humbur është 12 dhjetor 2016 deri në 17 maj 2017. Kjo ishte një periudhë thelbësore në Uashington.

Ka pasur një sasi të jashtëzakonshme informacioni të bërë publik gjatë kohës përpara inaugurimit të Trumpit më 20 janar. Presidenti pushoi nga puna kreun e FBI-së, Comey më 9 maj, duke provokuar kështu një përpjekje të jashtëzakonshme lobimi për zgjedhjen e këshilltarit special, gjë që çoi në emërimin e Robert Mueller më 19 maj.

Jeff Sessions, Prokurori i Përgjithshëm më në fund doli nga vendi ku ishte fshehur për të vënë re se FBI-ja kishte dalë nga shinat dhe deklaroi pak ditë më parë se nuk do të linte gur pa lëvizur për t’i gjetur të gjithë mesazhet e humbur një nga një.

“Nuk do të lëmë asnjë gur pa lëvizur për të konfirmuar me siguri përse nuk janë më të disponuaeshëm mesazhet e shkruara ndërmjet Peter Strzok dhe Lisa Page. “Ne do të përdorim të gjithë teknologjinë që kemi në dispozicion për të përcaktuar nëse këto mesazhe të humbura mund të gjenden dhe të rimeren në dorë për t’u përdorur në hetim”, tha ai gjatë deklaratës të publikuar nga Departamenti i Drejtësisë, sipas një raportimi të Wall Street Journal.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë duket se po ia kalon në garë. Republikani Nunes ka përgatitur një memo prej 4 faqesh, bazuar në materiale të klasifikuara që nxjerrin në pah se çfarë ka bërë FBI-ja dhe të tjerët për të korruptuar zgjedhjet. Lëvizja për të bërë publike këtë dokument zyrtar është duke u nxehur shumë, por Kongresi thotë se mund të duhen edhe disa javë. Por përse duhet pritur kaq gjatë? Amerikanët mund ta përballojnë të vërtetën, sado e frikshme dhe e madhe të jetë ajo.

Në një intervistë të publikuar nga Wall Street Journal të publikuar në fillim të muajit, Presidenti Donald Trump tha se shkëmbimi i mesazheve ndërmjet agjentëve të FBI-së Strzok dhe Page mund të konsiderohen si “tradhti”. Për sa i përket humbjes së mesazheve nga ana Byrosë Federale të Investigimit nga dy agjentët e akuzuar për paragjykim kundër Trumpit, Presidenti tha se ishte një nga historitë e skandalit më të mëdh të kohëve të fundit.

Në një postim të tij në Twitter, Trump shprehu qartë se ka vënë prej kohësh në pikëpyetje objektivitetin dhe ndershmërinë e Byrosë Federale. “Në një prej skandaleve më të mëdha të kohëve të fundit, FBI-ja thotë se ka humbur mesazhet e shkëmbyera gjatë pesë muajve ndërmjet dashnorëve Strzok dhe Page, ndoshta 50 mijë mesazhe”, shkroi Trump.

Marrë nga FoxNews-Përgatiti për RD, Klarita Bajraktari

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

mmmm31/01/2018 10:54

Me kujtohet ai rasti ne shba kur nje nepunese akuzon kandidatin per gjykat kushtetuse per ngacmim seksual. Asaj te shkretes i nxorren nje crregullim psikokpogjik qe sme kujtohet si quhej por qe dth se ajo inmagjinonte skena ngacmimesh per shkak se ishte e frustruar seksualisht. Njerzit me te pushtetshem te SHBA ju vun kundra e kercenuan ate Dhe deshmitaret Dhe kjo e fundit u terhoq Dhe kandidati u shpall antar i gjykates kushtetuse. Fatkeqsisht per ju zoti Goodwin, presidenti jot ska nevoj ti sajohet asgje, mjafton te flas ne publik e kuptohet se cesht. Un è dua SHBA, Dhe Trump sesht Amerika. Ai demton vlerat e SHBA ato vlera qe e ben te dashurohet nga popuj si te vendit Tim.

Shto koment

Denonco