Ata që do të mungojnë të shtunën në 12:00

Ata që do të mungojnë të shtunën në 12:00

Nga Enton Abilekaj - 26/01/2018

Të shtunën në 12:00 nuk mund të mos jenë naftëtarët e ARMO-s. Nga Fieri apo nga Ballshi, në këmbë apo me autobus, nuk mund të mos e shfrytëzojnë këtë rast për të amplifikuar zërin e protestës. Nuk mund të mos jenë banorët e Vërrisë, që ndihen të tradhtuar nga vota e tyre, që ndiejnë ta kenë përgatitur gropën e plehrave me dorën e tyre.

 Nuk mund të mos jenë prindërit e nxënësve që u marrin paratë për mbjellje pemësh, si një taksë të paligjshme, si haraç për pushtuesit që po mbjellin beton nën këmbët e tyre, mbi kokën e tyre dhe në mushkëritë e tyre. Nuk mund të mos jenë banorët e kryeqytetit që u trokasin në derë maskat e ujësjellësit, për t’u marrë para që ata nuk i kanë, për t’u hequr pa i pyetur matësit dhe për t’u dhënë prapë pa i pyetur matësat e rinj, për të cuar milionat në xhepat e grabistëve pa fytyrë dhe pa zë.

Nuk mund të mos jenë pronarët e Parkut të Lodrave “7 Xhuxhat”, prindërit që çonin fëmijët aty, 60–vjecarët që u rritën aty. Nuk mund të mos protestojnë banorët e vilave dhe pallateve që po u zihet dielli e po u tronditen themelet nga kullat e reja që janë shpërndarë ne Tiranë për t’i dhënë fund jetueshmërisë në qytet. Banorët e Shijakut që u gënjyen me një qendër qyteti të rilindjes Urbane që kushtoi miliona euro dhe u shkatërrua me përmbytjen e parë, pa mbushur ende vitin.

Banorët e Fushë Krujës, Darëzezës, Novoselës, që në pesë vjet asnjëherë nuk kanë rilindur, por 3 herë janë rimbytur, asnjëherë nuk janë kompensuar, por 3 herë janë tallur. Nuk mund të mos jenë familjarët e azilantëve që presin në ankth një leje qëndrimi, një punë të përkohshme për njeriun e tyre, kudo që të jetë, në Gjermani, Francë, Belgjikë, Angli. Një fije për t’u kapur dhe më pas për t’i tërhequr larg Atdheut ku nuk mund të jetojnë dhe as të shpresojnë më. Nuk mund të mos jenë prindërit e atyre që i çuan fëmijët në emigrim, ndërsa qeveria ngërdheshet duke thënë “punë ka por nuk ka profesionistë”.

Nuk mund të mos jenë familjarët e Arielës, që u vra pasi i premtuan se agresori nuk do ta prekte dot megjithëse e kërcënonte vazhdimisht. Nuk mund të mos jenë ata që votuan përsëri me besimin për rilindje dhe po shohin degradimin total të një qeverisjeje, që rreh të pambrojturit, grabit të pambrojturit, i tall të pambrojturit, si vegël e një grupi të vogël pengmarrësish.

Nuk mund të mos jenë ish të përndjekurit që humbën dëmshpërblimet edhe një herë, studentët që nuk paguajnë dot tarifat e rritura për favorizimin e bizneseve private. Mund të mos jenë vetëm ata që pranuan paratë e kanabisit për të shitur votën. Ata nuk kanë çfarë të kërkojnë nga qeveria, por nuk mund të mos jenë ata që shohin sesi lagjet e tyre shuhen me ditë, me orë, ndërsa fshatrave dhe qyteteve u vihet dryni, bashkë me kujtimet, bashkë me sigurinë, bashkë me qetësinë. Nuk mund të mos jenë ata që përcjellin çdo ditë në kufi, me sy apo me përqafim, qindra apo mijëra shqiptarë të zhgënjyer, që nuk do të kthehen më. Nëse nuk janë të gjithë këta në protestë, nuk do të jetë vetëm për shkak të opozitës. O

pozita mund të mos jetë bindëse me figurat përgjegjëse për 27 vite varfëri dhe korrupsion, mund të mos jetë bindëse kur nuk pranon se qeverisja e saj ka qenë katastrofë. Opozita, e shkrehur siç është, e paqartë siç është, po bën një ofertë minimale. Një shesh proteste për të gjitha këto. Nëse nuk do të jenë, ata nuk e kanë vrarë frikën.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Lol27/01/2018 15:29

Ja mbaroi dhe protesta, cfare arriti more zoteri? Thjesht sa mbushey sheshi dhe kaq? Po mos u tallni me njerzit, se dihet shume mire qe opozita nuk e ka ne plan rrezimin e qeveris.

Lomy27/01/2018 00:34

Teater me shume akte qe vazhdon qe nga viti 1941- aktoret shumohen e riciklohen ndersa spektatoret perdoren si mish per top ne favor te skenarit.
Vetem njerezit hije ne llozhe nuk ndryshojne asnjehere...

qytetari26/01/2018 22:03

Dhe une neser do protestoje. Jo per te mbeshtetur opoziten, por nuk mund te duroj me te neperkembem nga nje tufe hajdutesh dhe njerez pashpirt.

Ajo26/01/2018 21:35

Sa do te deshiroja qe neser edhe une ti bashkohesha protestes! Ne pamundesi te jem atje fizikisht, sepse jetoj ne SHBA, do jem me popullin e vuajtur shpirterisht. Dilni te protestoni te gjithe: per vuajtjet tuaja, per talljen qe i behet popullit te varfer qe po merr rruget e botes ndersa klika e bijve te nomenklatures komuniste jeton ne parajsen e ngritur nga gjaku juaj. Protestoni per bijte dhe bijat tuaja qe te vetmen alternative kane trafikimin e droges apo perdorimin e tij, prostitucionin, apo ikjen nga syte kembet sepse Shqiperia eshte kthyer ne nje makth. Protestoni edhe per ne emigrantet qe u detyruam te leme vendin tone jo nga deshira por nga pamundesia per te ndertuar nje jete normale ne atdhe.
Bashkohuni rreth opozites!
Kushdo qe ka dinjitet neser duhet te dale te protestoje.

Sonja 26/01/2018 21:02

Neser duhet te jene te gjithe, te majte e te djatht, e te qendres, Rilindja nuk eshte partia socialiste, rilindja nuk eshte e socialisteve, rilindja eshte nje frusht njerzish mafioz qe nuk kane lidhje me politiken, nuk kane lidhje me atdheun, me popullin, prandaj cohuni te gjithe, bashkohuni nga kjo e keqe qe po e cone vendin ne gremin.

Shto koment

Denonco