“ARMO” një mit komunist, Berisha e kuptoi i pari

“ARMO” një mit komunist, Berisha e kuptoi i pari

Nga Klodian Tomorri - 26/01/2018

Miti i ARMO-s si pasuri kombetare Diku nga viti 2009, me takon te intervistoj nje nga ekspertet amerikane te Patton Bogs, qe ne ate kohe ishin kontraktuar nga qeveria shqiptare si konsulente ne privatizimin e ARMO-s. Kompania sapo ishte shitur 128 milione euro tek Rezart Taci dhe ne publik behej debati nese u shit shtrenjte apo u fal. Ne bisede e siper e pyeta se cila eshte vlera e kompanise.

Do te verteten-me tha.

Po-ju pergjigja.

Eshte negative-tha.

E pamundur- i them i cuditur.

Do e shohesh- ja beri.

Per vite me radhe ne kemi krijuar mitin e pasurive kombetare te rreme. Eshte nje tendence qe mesa duket na eshte brumosur nga komunizmi. Edhe tani shumica e eskperteve qe komentojne ne publik vazhdojne te thone se ARMO eshte aset kombetar. Edhe pse historia ka provuar te kunderten te pakten ne tre raste nga tre. Njeriu i pare qe e kuptoi kete ishte Sali Berisha, i cili per aftesine e te kuptuarit te gjerave qendron te pakten 30 vjet para te tjereve. E nxorri kompanine ne shitje dhe i mori 128 milione euro. Kur shoh kush e ka keshilluar me rritet edhe me shume vleresimi per te, te pakten ne kete pike. Por Berisha beri nje gabim.

Nuk shkeputi perfundimisht lidhjet e pergjegjesise shteterore mbi kompanine. Me privatizimin, qeveria duhet te kishte shkeputur cdo pergjegjesi nga ARMO, perfshire detyrimin per t’ju pergjigjur punonjesve ne raste krizash. Studimi i Patton Bogs kishte nje shifer kyce. Sipas llogarive, qe ARMO te dilte me fitim rafineria duhej te kishte nje kapacitet perpunimi prej 5 milione tone ne vit. ARMO e ka 1.2 milione tone.

Me keto tregues kompania nuk dilte rentabel ne asnje skenar te mundshem. Biznesi i rafinerive eshte nje biznes, suksesi i te cilit percaktohet ne nje mase te madhe nga ekonomiksi i shkalles. Sa me shume prodhohet aq me shume ulet kosto, aq me te medha jane gjasat qe kompania te dale me fitim. Miti i ARMO-s si aset kombetar ushqehet nga nje tjeter mit.

Ai se ne kohen kur ishte shteterore kompania dilte me fitim. Ky eshte nje perversitet ekonomik. Fitimi i presupozuar i ARMO-s ne ate kohe ishte de facto subvencion i drejperdrejt nga qytetaret. ARMO perpunonte te gjithe naften shteterore qe vinte nga Albpetroli dhe koncesionaret. Sot ne ate nafte Shqiperia e merr direkt te ardhur ne buxhet. Ne vitin 2009 ne kemi marre 200 milione dollare te ardhura nga nafta, qe perpara privatizimit i hante ARMO. Ne fund, vlen te permendet dhe nje aspekt tjeter shume i rendesishem, qe nuk e permend askush ne gjithe kete debat. Shikoni pak shifrat. Sa rafineri u mbyllen vjet ne Europe. Behet fjale per rafineri me kapacitete shume me te medha se ARMO dhe teknologji shume me eficente. ARMO eshte liability, grope.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar27/01/2018 12:23

I jap shumë të drejtë autorit të shkrimit, që ju a çjerrë maskën neokomunistëve të sotshëm në qeverisje e në media. që përpiqen të na e mbushin mendjen se "kompanitë" shqiptare shtetërore paskeshin dalë me fitime të mëdha, e ato dolën me humbje sapo u privatizuan.
E cila ndërmarje e madhe shtetërore e kohës së komunizmit ishte rentabël e dilte me fitime ? Mos ishte Kombinati metalurgjik i Elbasanit apo Kombinati i autotraktorëve të Tiranës ?
Mos ishte Azotiku i Fierit apo Uzina kimike e Lacit e rafineritë e naftës në Ballsh e Fier ?
Pikërisht se ekonomia shqiptare socialiste mbështetej nga një industri jorentabël, mori tatëpjetën drejtë falimentimit të plotë të saj në fund vitet 80.
Pikërisht se Enver Hoxha e konsideronte veten si eksperti më i madh i burimeve të naftës e duhej të caktonte ai vëndin e shpimit të puseve, pa nuk arriti Shqipëria të shfytëzonte ate pasuri të madhe të natyrës, me gjithë kapacitetet maksimale.
E ndoqa debatin për ARMO-n në studion Opinion të Klanit.
Që nga formulimi i pyetjeve të sondazhit nga Fevziu e deri në mëshimin e idesë së diskutuesve se përgjegjesitë më të mëdha i ka "shteti", doli me sondazh se mbi 90% e ndjekësve të këtij debati, fajin ja vinin shtetit.
Jo pa qëllim nga opinionbërësit e mediave shqiptare e që shkon deri tek ndonjë ambasador i pa aftë, kemi dëgjuar të përgjithësohet politika e shteti si fajtor.
Pak është analizuar konkretisht se cila politikë e cila pjesë përberëse e shtetit, është bërë shkak për lulëzimin e korrupsionit e deri krimit në Shqipëri.
Edhe në diskursin për ARMO-n, bëhet çmos për ta lënë fajin anonim duke i bërë njëlloj "fajtorë" të gjitha qeveritë, se paskeshin bërë gjëmën e madhe të privatizimit.
E para e punës, shteti nuk është një institucion i llojit të kohës se Enverit, ku në krye të piramidës së tij ishtë vetëm një njeri. Shteti në një sistem demokratik pluralist, nuk do të thotë vetëm qeveria qëndrore, por edhe pushteti lokal. Vec insitucioneve qeverisëse qëndrore e lokale, pjesë e shtetit janë edhe parlamenti, presidenca, drejtësia, organet e sigurisë e mediat e pse jo edhe opozita.
Fevziu e debatuesit që rihnin ujë në havan për të berë fajtor "shtetin", nuk e kuptojnë se bëjnë autogol se pjesë e shtetit ështe edhe media e funksionarë politikë apo qeveritarë, por edhe e ashtuquajtura "shoqëri civile" që në Shqipëri shitet e blihet njëlloj si votat për deputete me paratë e drogës.
Ju janë vërsulur me akuza e sulme të tërbuara Partisë demokratike disa analistë majtistë të pranishëm gjithmonë në studiot televizive, e tani që i doli tymi qeverisjes mizerabël te Edi Ramës, kanë filluar të hedhin kushtrimin për ndryshimin e sistemit.
Po cilin sistem preferojnë Lencët e Bushatët ?
Sistemin kapitalist demokratik të tregut të lire me një shtet ligjor ?
Jo more jo.
Duan të rikthejnë sistemin socialist të ekonomisë të përqëndruar në duarte e shtetit.
Pra ju djeg shpirti për sistemin etatist diktatorial ku i kishin të gjitha privilegjet, packa se ai shtet burgosi edhe disa prej tyre.

qytetari26/01/2018 20:14

Bravo Klodi! Respekt per analizen profesionale. I thuaj perversit Ylli Rakipi qe te mos ia fut kot ne emisionin e tij dhe te therrase ekspert dhe jo njerez qe iu ka mbetur sahati tek Berisha. Dje u morr vetem me nje banke private, nderkohe qe banken Reiffesen nuk e permendi fare si kreditore te kompanise ARMO. Ai eshte nje gjobvenes dhe me vjen keq per Top Chanel qe e futi ne programet e tij.

Shto koment

Denonco