Protesta pa 'mëdyshje' e 27 Janarit

Protesta pa 'mëdyshje' e 27 Janarit

Nga Avni Nezaj - 18/01/2018

Opozita ka vendosur më në fund të reagojë me protesta popullore për të kundërshtuar politikat e qeverisë aktuale dhe implikimin në afera të dyshimta të drejtuesve dhe ish drejtuesve të saj, dhe për të ndikuar sadopak në ngritjen ndërgjegjes qytetare që hallet e veta njerëzit të mund ti zgjidhin edhe duke kërkuar ndryshime politike, qeverisëse.

Dhe kjo është më se normale kur eksponentë të lartë të qeverisë janë akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion apo iniciativa për të kapur e kontrolluar drejtësinë.

Por nuk e kam kuptuar asnjëherë naivitetin e vetëdijshëm të ish drejtuesve të Partisë Demokratike apo personave të tjerë publikë të pavarur, që sa herë ka diçka për të qenë e vlerësuar në kampin opozitar, diçka që mund t’ia rrisë vlerën reagimit edhe pse minoren, ata turren me shkopinj e dërrasa për ta rrëzuar e goditur për vdekje. Vetëm pak kohë më parë dilnin nëpër skena studiosh të lëvizshme me makijazh e pudër duke bërtitur se pse nuk reagon Basha për Tahirin...... e tani që ka vendosur të protestojë ata zhurmshëm sërish reagojnë e në vend që ta mbështesin dalin kundër, por krejt kundër pra.

Edhe formulat që zgjedhin për të shprehur mendimet e tyre janë totalisht të dala mode. Ata duhet të përveshin krahët e të mbështesin opozitën. E jo të shikojnë realitetin akoma më syzet që u sjellin si imazh për sytë e tyre vetëm formën e karriges.

Nëse Basha ka vendosur të këtë një ta ardhme politike të qartë ai nuk duhet te tërhiqet dhe nuk duhet të ketë asnjë lloj frike pasi kur hallet e popullit i ke me vete e lufton për zgjidhjen e tyre, çdo herë ja del me faqe të bardhë. Dhe këta që kanë halle të verteta e kanë shumë më të ndryshëm problemin e atyre se sa ata që kërkojnë që protesta të jete estetikisht e bukur apo estetikisht e kanë me mëdyshje që të marrin pjesë. Kurrkujt nuk i duhet mëdyshja e askujt. Njerëzit në demokraci ose protestojnë ose jo. Mëdyshje mund të kesh kur ke vendosur të vendosësh ndonjë 1, X, apo 2 në një skedinë ‘loto sporti’, por jo në vendimmarrjen individuale të qenësishme për të marrë pjesë në një protestë si iniciativë qytetare të iniciuar politikisht e çka pritet të jetë edhe e mbështetur masivisht. Nuk mendoj se ka nga ata që mund të gjejnë shkakun dhe bindjen e tyre me 26 janar në darkë për të marrë pjesë në protestë.

Duke shprehur mëdyshje e duke e bërë këtë publike, këta kundërshtarë të protestës vetëm sa e minojnë frymën qytetare e politike të reagimit në formën e protestës. Aq i gabuar është një perceptim i tillë saqë edhe vetë Edi Rama do ti kundërshtonte që të mos dilnin me kaq zell kundër protestës së opozitës se po ja kalojnë edhe Erion Braçes që shpesh herë u bën lavash duarve me kimikatet që do të vinin nga Siria.

Demokracia bëhet më e bukur kur protestohet dhe aspak e bukur kur politikanë, analistë, apo njerëz publikë, me pagesë e pa pagesë, që hedhin gurin e fshehin dorën duke minuar protestën, kështu duke minuar demokracinë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

qytetar19/01/2018 12:58

Sonja !
Nuk shoh asgjë të keqe ne "mosbesimin" që shpreh për "protestën e opozitës" apo më saktë të drejtuesve të saj. Demokracia si parimin bazë të saj ka mendimin e lirë
Normalisht qytetarët në një botë të emancipuar demokratike, dalin e bëjnë protesta "të vogla" spontane, që kur zullumet e qeverisë shtohen e shtohen përditë e më shumë, ato shndrohen në protesta të fuqishme mbarë kombetare.
Kush përben sot rrezikun më të madh për të ardhmen e demokracisë e prosperitetit ekonomik të shqiptarëve.
Kjo mazhorancë socialistë që po rikthen drejtësinë tërësisht në duart e një aventurieri politik, apo opozita në minorancë ?
Ke apo nuk ke "besim" tek ndonjë person në udhëheqje të opozitës, puna më e mirë që mund të bëje moj Sonja, është që të vendosësh të dalësh e të protestosh për të keqen më të madhe e të dukëshme, qeverinë e dështuar të Ramës.
Nëse bashkëluftëtarët e protestës do të shohin tek Sonja apo dikush tjetër që gjatë protestës jeni më të aftë se udhëheqësit aktuale të PD, atëhere ju siguroj se ata do t'ju zgjedhin ju në krye të PD, në vend të Lulzim Bashës.

skrapari18/01/2018 19:50

Sonja, mendoj se kjo proteste eshte e mireorganizuar, ne te kundert,edhe une mendoj si Ju.

sonja18/01/2018 16:00

Nuk mendoj qe kjo eshte menyra e duhur e protestave. Mendoj qe nje protest nuk sjell asgje. Duhen protesta popullore mbare kombetare qe te sjellin rezultate. Duhet presion i vazhdueshem dhe i gjithanshem. Kjo behet nese populli e ndjen thiken ku i ka hyre, dhe opozita di ta organizoj e motivoj. Kjo opozit, per fat te keq nuk me bind fare. Ne nuk po shohim asnje spot televiziv per protestat, per ngjarjet qe po ndodhin, thjesht opozita paralajmeron se ne 27 janar do behet nje protest. Ju kujtohet 21 janari, ku opozita e athereshme filloj jave me pare me spote televizive, me thirrje etj...etj.... Kjo e 27-tes me duket si nje thirrje o njeres hajde te bertasim, dhe te ikim ne shtepi se e berem detyren per kete vit.

Shto koment

Denonco