Përse po mbështetet Fatmir Xhafaj për kryeministër?

Përse po mbështetet Fatmir Xhafaj për kryeministër?

Nga SYRI.net - 11/01/2018

Vendimi për largimin e Ramës nga posti i kryeministrit është marrë prej kohësh. Të gjithë vendet e shërbimet që ndjekin zhvillimet në Shqipëri e konsiderojnë të dështuar, dhe madje më shumë se kaq, vazhdimin e drejtimit të qeverisë nga Rama. Të gjithë kanë rënë dakord që Rama duhet larguar. Arsyet janë të shumta: korrupsion qeveritar në rritje, lidhje e qeverisë me bandat e krimit, implikim i drejtuesve të shtetit në kultivimin dhe trafikimin e drogave, pastrim parash, mungesë qeverisje.

Tentativa për të kontrolluar të gjithë institucionet e shtetit e ndërkohë paralizë e qeverisjes. Varfërim i skajshëm i të gjithë shtresave të popullsisë dhe pasurim vetëm i një grushti qeveritarësh dhe familjarëve të tyre. Stabiliteti me Ramën-Kryeministër është vënë në rrezik sepse shumica e njerëzve janë të revoltuar nga gjendja e padurueshme ndonëse një pjesë e madhe e qytetarëve kanë emigruar të pashpresë. Dhe për më tepër opozita është ende e pabesueshme.

Shqetësimi kryesor dhe divergjencat mes vendeve të ndryshme kanë qenë për pasuesin e Ramës në krye të qeverisë. Ajo që pothuajse të gjithë bien dakord lidhet me faktin se s’duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Se s’mundet në kontekstin e peizazhit aktual të forcave politike në Kuvend, të ekzistencë së një opozitë ende të dobët e të përçarë, që të ketë një qeveri të opozitës madje as një qeveri të përbashkët maxhorancë-opozitë.

Opsioni i një qeverie tranzicioni deri në zgjedhjet e ardhshme është përjashtuar po ashtu me argumentin se ajo do të ishte një qeveri e dobët e me individë të panjohur, ndërkohë që sfidat përballë do të ishin të mëdha. Fillimi i goditjes së zyrtarëve shumë të lartë politike nga të gjithë krahët me fillimin e zbatimit të reformës në drejtësi mund të destabilizonte qeverisjen. Reforma zgjedhore mund të ishte shkak për të prishur qeverinë. Gjendja ekonomike në prag të rrënimet kërkon qeveritarë me përvojë.

Prandaj është arritur në përfundimin se opsioni më i mundshëm dhe me rreziqet më të vogla do të ishte ai i një mbështetjes së një kryeministri socialist nga maxhoranca aktuale. Dhe kryeministër do të duhet të ishte një individ që ka eksperiencë qeverisëse. Që ka pasur dikur besimin e Ramës, pavarësisht se aktualisht mund të mos e ketë atë në nivelin e mëparshëm apo nuk është konsideruar asnjëherë prej tij si pasuesi i tij.

I një individi që merr përsipër të zbatojë në bashkëpunim me ndërkombëtarët reformën në drejtësi duke mos kursyer askënd, madje as ministrat aktualë të Ramës. I një individi që njeh dhe ka marrëdhënie me gjyqtarët dhe prokurorët dhe mund të bashkëpunojë me ta për të goditur peshqit e mëdhenj të politikës. Që ka lidhje të hershme me partinë socialiste.

Nga burime të besueshme, të rrjedhura nga individë që bashkëveprojnë me shërbimet e një vendi të angazhuar seriozisht për gjetjen e zgjidhjes së krizës eventuale me largimin e Ramës nga posti i Kryeministrit, është artikuluar emri i Fatmir Xhafaj, si personi që plotëson më mirë se kushdo tjetër të gjithë kriteret për të pasuar sa më shpejt të jetë e mundur Ramën, që përgatitet të largohet nga posti i kryeministrit. Opozita e ka refuzuar këtë opsion, por ajo nuk ka rol të rëndësishëm përderisa mendohet të aplikohet opsioni i mbështetjes politike të Xhafajt vetëm nga grupi i PS.

Brenda maxhorancës të gjithë mbështetësit e Ramës, përfshi edhe vetë Ramën, nuk e mbështesin këtë opsion, madje një pjesë e madhe e mbështetëse të Ramës as nuk e besojnë këtë opsion si realist, duke vazhduar të besojnë se Rama nuk do të largohet nga drejtimi i qeverisë, për të qëndruar deri ne fund të mandatit. Madje ata mendojnë që është përjashtuar edhe emri i Erion Veliajt, si pasuesi i tij, kaq shpejt, pra në krye të qeverisë post-Rama para përfundimit të mandatit të 2021.

Ndërkohë Erion Veliaj e mbështet fshehurazi këtë opsion sepse prej kohësh, që kur është artikuluar emri i tij për pasues i Ramës, ka ndjerë goditjet poshtë brezi nga ana e Ramës, pavarësisht se porosia i ka ardhur Ramës për të përshpejtuar veprimet për vendosjen e Veliajt në pozita të forta e të qarta si pasues i tij.

Erion Veliaj, në dijeni të opsionit Xhafaj-Kryeministër, preferon që të mbështesë në këtë moment Xhafën si një zgjidhje e përkohshme deri në 2021 kur PS do të kalojë në opozitë, sepse vetëm kështu Veliaj do të kishte shans të zgjidhej kryetar i PS pas humbjes së zgjedhjeve të ardhshme me Xhafaj-Kryeministër. Po ashtu ky opsion konsiderohet i volitshëm nga Veliaj sepse do të jetë Xhafaj ai që do të detyrohet të pranojë ndëshkimin e disa ministrave të Ramës, e ndoshta edhe të vetë Ramës, nëse ja kërkojnë, si peshq të mëdhenj të korrupsionit, gjë që do të çonte në humbjen e zgjedhjeve nga PS e për rrjedhojë shumica e përgjegjësive do të binte mbi Xhafën-Kryeministër e kështu Veliaj mund të dilte i pastër.

Të gjithë kundërshtitë për Xhafën që lidhen me të kaluarën e tij komuniste, si prokuror gjatë regjimit komunist apo lidhjet e të vëllait me trafiqet e drogës janë tejkaluar me argumentet se Xhafaj ka qenë i angazhuar seriozisht me reformën në drejtësi duke pasur për këtë edhe një vlerësim e mbështetje nga SHBA e BE.

Po ashtu Xhafaj deri vonë ka pasur mbështetjen e Ramës, e cila daton që nga koha që Rama ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Dhe aktualisht, ndryshe nga të gjithë ministrat e tjerë të Ramës, ka fuqinë dhe autoritetin ta kundërshtojë Ramën; rasti i fundit i shkarkimit të Haki Cakos ishte demonstrim i sjelljes kundërshtuese të Xhafajt me Ramën. Xhafaj po ashtu njihet si kundërshtar i ashpër i ministrave të Ramës, emrat e të cilëve lakohen si “peshq të mëdhenj” që do të bien në rrjetën e SPAK dhe BKH dhe për të cilët Xhafaj ka dhënë garanci se do bashkëpunonte fuqimisht për ndëshkimin e tyre.

Xhafaj, ndoshta është i vetmi që ka mbetur nga ata që kanë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të strukturës së vjetër të PS, dhe veçanërisht njihet për lidhjet e tij shumë konfidenciale më Gramoz Ruçin, por edhe me shumë persona jashtë Rilindjes të cilët Rama i ka përjashtuar nga PS.  Xhafaj ka përmirësuar kohët e fundit shumë marrëdhëniet edhe me Veliajn.

Ndërkohë që ka qenë shumë i kujdesshëm në marrëdhëniet me Ramën dhe në dhënien e opinioneve për Ramën e veprimet te ndërkombëtarët, veçanërisht tek ata që ai e di shumë mirë se i kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin Ramës mbështetje të fuqishme. Në qarqe shumë konfidenciale thuhet se Xhafaj ka shfaqur gatishmëri të plotë edhe për goditjen e Ramës nëse një gjë e tillë do ti kërkohej me insistim, pavarësisht se në të vërtetë ruhet shumë nga Rama dhe prandaj nuk do të dëshironte të shkonte kaq larg.

Opsion Xhafaj-Kryeministër duket se ka marrë rrugë edhe për faktin se qendra që ka mbështetur dikur Ramën nuk zotëron më fuqinë e mëparshme. Se mbështetësit e Ramës në Tiranë e gjetiu e kanë të vështirë të vazhdojnë të mbështesin Ramën-Kryeministër, madje ata preferojnë largimin e tij për shumë arsye.

Ndonëse mbështetësit e Ramës do të preferonin një pasues tjetër, ose më saktë ishin përgatitur për emrin e Erion Veliajt, aktualisht e kanë të vështirë për të mos thënë të pamundur një opsion të tillë dhe sic duket janë të detyruar të pranojnë emrin e Fatmir Xhafajt. Madje preferojnë ta ruajnë për momentin Veliajn.

Mbetet vetëm reagimi i Ramës i cili nuk e ka pranuar ende këtë opsion. Flitet se Xhafaj ka marrë përsipër ta bindë për opsionin e ruajtjes së pushtetit nga maxhoranca aktuale. Këtë thuhet po bëjnë në mënyre shumë të kujdesshme edhe Ruci e Veliaj. Ndërkohë që ministrat që mendohet se do të ndëshkohen nga reforma e drejtësisë po tentojnë ta bindnin Ramën të mos e pranojë opsionin Xhafa-Kryeministër se ky është opsioni i dënimit të Ramës, po ashtu siç ka ndodhur edhe në vende të tjera.

Xhafaj ka vënë në lëvizje me shumë kujdes dhe pa rënë në sy, të gjithë “ushtarët” e tij, sidomos ata që veprojnë në media për të bërë sa më të besueshëm opsionin Xhafaj-Kryeministër. Ndërkohë që sa herë e pyesin e konsideron atë të pavërtetë, qesharak dhe të përhapur nga kundështarët e tij. Madje në takime konfidenciale përpiqet te formulojë mesazhe besimi dhe mbështetjeje për Ramën-Kryeministër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp12/01/2018 15:19

"Benca permbi Tepelene ,ku ka Partija folene".

Benca11/01/2018 21:26

O Tepelanas i papune qe pi raki kocimare dhe shkruan budallalleqe ne facebook . vazhdo pirdh se shfryhesh o gomare nga krahesi. Duhet te jesh edhe pak veshgjate dhe i cmendur.

Haha11/01/2018 17:37

Kesaj i thone enderro me sy hapur ose pirth o mece se lirohesh.

krasasi tp11/01/2018 17:03

Deri me sot te gjithe politikanet jane te prezumuar.Numrat ne parlament qeverija i ka.Ne Asamblene Socialiste nuk levizi as nje "gjethe" pervec vezhgimeve te "kazanit" mediatik se kush ishte ulur ne krah e kush perball shefit te madh.Se kush i buzqeshi G.R dhe dyshimeve se ai qe i rrinte ne krah z.Velija se kish mendjen fare se cfare diskutohej, por ja lypte z.Veliaj ndonji tender.Opozita sic e pershkruani ju.Te dy kampet e medha politike jane te percara e kane qene tilla qe me formimin e tyre.Ndaj strukturimi i tyre ,gjitheperfshirja edhe mbi baza ideologjike duhet te ndodh.Eshte ngjarje e sigurt qe do celen negociatat per antaresim ne BE.Ne pranvere besoj.Ne keto kushte LSI e ka mbaruar misionin e saj historik.Ose duhet te ndryshoj siglen
pa ndryshuar permbajtjen.Gjithepefshirje, meritokraci,profesionalizem, largim i te korruptuarve dhe nje program qeverises soc-demokrat i azhornuar me pervojat e sukseshme te konfirmuara ne pervojat me te mira si dhe rekomandimeve te BB dhe FMN.Kete rol mund ta luaj vetem Fatos Nano.E djathta ka te njejten problematike.E percare e fragmentarizuar pa alternative qeverisese etj etj.Se kush mund ta luaj kete rol ne te djathte une rezervohem te shprehem.z.Basha jo se jo.Integrimi ne BE eshte ne rend te dites.Nderkohe qe Vetingu punon jashte kapaciteteve ngaqe punon he per he me bateri diellore.Dimer eshte.Ndoshta nga pranvera a vera kur te karikohen baterite mund te punoj me kapacitet te plote.

t11/01/2018 16:39

pra per hir te' stabilitetit' fallc,duhet vazhdojme me nje qeverisje qe vodhi zgjedhjet me parate e hashashit.
vetem nje qeveri e dale nga zgjedhje te lira e te ndershme mund ta coje vendin perpara dhe te kryeje reformat qe kerkohen,cdo tjeter eshte' shtyje ta shtyjme'
vota e lire dhe e ndershme eshte guri themelit te demokracise,kete gur ne e kemi kthyer ne rere,prandaj vazhdojme te rreshqasim nga viti ne vit

Shto koment

Denonco