Lu e Vlahutin, dordolecë në duart e Ramës

Lu e Vlahutin, dordolecë në duart e Ramës

Nga Andi Bushati - 07/12/2017

Sa herë që vihet në provë thënia se historia kur përsëritet i ngjan një farse, më shumë sesa një tragjedie, po aq herë ajo rrezulton e vërtetë. Këtë na kujtoji edhe dalja e fundit e Edi Ramës pasi mori mbështetjen e çiftit Lu – Vlahutin për t’a zgjedhur kryeprokurorin tranzitor vetëm me votat e socialistëve. Të dy ambasadorët përsëritën sot një dokument këshillues të EURALIUS dhe OPDAT, që i sugjeronte kuvendit të Shqipërisë t’a emëronte pasardhësin e Adriatik Llallës qoftë edhe vetëm me 36 vota.

Natyrisht që këto prononcime ishin një shuplakë e fortë mbi fytyrën ende të paretushuar të opozitës, që pretendonte me të drejtë se kryeprokurori, qoftë edhe i pëkohëshëm, nuk mund të zgjidhet në kundërshtim me frymën e kushtetutës.

Por, e bukura e kësaj historie nuk ishte goditja e re mbi qëndrimet e Lulzim Bashës. Interesantja qëndoron në përdorimin që asaj i bëri Edi Rama.

Menjëherë sapo u bënë publike dy mesazhet diplomatike, kryeministri i ribëri thirrje rivalit të tij për dialog, por këtë here, në ftesën e përsëritur, kishte një dozë të shtuar cinizmi dhe arrogance.

“Mos u telendis deri në atë pikë Lulzim që kushtetutën e vendit tënd të ta lexojnë të huajt, po hadjde t’i zgjdhim problemet bashkë në shqip” ishte mesazhi e kryeministrit. Në të ndihej triumfi i atij që kishte sigurinë se dy diplomatët i kishte me vete, se ata edhe ligjin themeltar të shtetit do t’a interpretonin si I’a donte qejfi atij. Këtë tani e përdorte në mënyrë perfide për t’i thënë Bashës: “dorrëzou, se nuk ke ku të shkosh, je i kapur mat”.

Fatkeqësisht kjo skenë ngjan si dy pika uji me një të para pak kohëve, kur historia konsumohej në mënyrë tragjike. Skena atëherë ishte zhvendosur në sallën e kuvendit të Shqipërisë. Në vend të Bashës, Rama po replikonte fort me Jozefina Topallin. Kjo e fundit, me nervin dhe pathosin karakteristik, po e akuzonte kryeministrin për kanabizimin e vendit, për avionët dhe skafet e drogës, për përfshirjen e njerzve të tij më të afërt.

Dhe e dini se kush qe përgjigjja e Ramës: “Po si ka mundësi moj Jozefinë, që nëse vendi do ishte i mbushur me kanabis, ShBA dhe BE që nuk të falin për shumë më pak sesa kaq, të mos flisnin një fjalë? Si ka mundësi që Lu dhe Vlahutin të mos hapnin gojën nëse kjo do të qe reale?” përdori kryeministri si alibi çiftin e diplomatëve të famshëm (shiko videon poshte).

Vërtet, në atë kohë edhe përfaqsuesi i ShBA edhe ajo e BE, bënin sikur Shqipëria qe e pastër nga hashashi. Madje deri në atë periudhë deklarata më e fortë e Donald Lu-së, ishte ajo në anti-mitingun e organizuar për të goditur Dritan Zaganin, ku tha se kjo qeveri kishte bërë “një hap të madh përpara në luftën kundër drogës”.

Se sa reale, se sa pranë të vërtetës dhe se sa në shërbim të shqiptarëve qenë qëndrimet e diplomatëve në atë kohë, kjo nuk ka nevojë të komentohet. Atë nuk ka njeri me mend në kokë që nuk e ka kuptuar. Ky standart shumëkënd e bëri të ndihej i tradhëtuar, disa të tjerë i mërziti, ndërsa më radikalët i bëri të thërrasin: “janë të shitur”.

Natyrisht në gjithë këtë tollovi pati dhe eksese. Askush nga ne nuk ka të drejtë t’i paragjykojë qëndrimet që marin diplomatët që kanë interesa të tjera dhe që në fund të fundit punojnë për vendet e tyre.

Por, ajo që ne kemi në dorë është të mos i shohim qëndrimet e tyre si kritete të së vërtetës. Të mos bëjmë qorrin dhe shurdhin kur Edi Rama i përdor si alibi, për ta na ftuar ta lexojmë mbrapsh kushtetutën tonë.

Sepse, pikërisht si në gënjeshtrën e madhe për kanabisin, kryeministri po e përdor çiftin e pandarë të dy diplomatëve si dordolecë për të arritur qëllimin e tij. Sepse ai po thotë se ajo që thanë Lu dhe Vlahutim ka më shumë vlerë sesa leximi i thjeshtë i kushtetutës sonë nga sejcili nga ne. Sepse ai po thotë se këtë herë, do të riprodhojë historinë tragjike të alibisë me hashashin.

Por këtë herë të gjithë e dinë se përsëritja është një farsë. /Titulli është i redaksisë.

Titulli origjinal: Farsa qesharake e çiftit Lu -Vlahutin

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

koli08/12/2017 21:09

o ando ashashi u ka mbjell si miser kete e dine te gjithe po

Eropio08/12/2017 18:34

Andi, perpiqu te shikosh pertej mellefit...

TIRANA08/12/2017 15:07

Po mor Po!! Ambasadoret nuk marrin vesh! Merr vesh Andi dhe Luli per te rregulluar Shqiperine!!

Nebil08/12/2017 14:07

Ama ia mberritem qe Kryeministri i Shqiperise te kete si dordolece dy Ambasadoret e vendeve me te fuqishme te botes (apo jane Rusia me Kinen me te fortet, apo Kim Jong UN ku i dihet ?????) pa qeni qepen te haje! Kapni mor qifteline e thurni nji kange per Elez Aline e Mileniumit trete Edi Rama, qe i thjeu Bajlozet.

Sonja08/12/2017 10:54

edhe ketu kam bere nje koment qe nuk e keni publikuar. nuk ka as fyerje, as fjalor banal, ka vetem opinion demokratik dhe qytetari te lir.??? Me vjen keq.....

bolja08/12/2017 10:30

Vertet dordolece jane si qinezi Lu dhe kokkashta kroate, problem I eshte qe at a ne vend qe te trembin laraskat po trembin politikanet shqiptare. Cudi dy punonjes te zakonshem jane asgje me shume.

sonja 08/12/2017 00:34

perse nuk i jepni te gjitha komentet

KERKUESI08/12/2017 00:02

Edhe ketu e shof se mungon nji koment qe kam bere. LIND PYETJA------MOS KA GABIME POLITIKE, APO NGACMOHET DIKUSH,,,,,,,,

SHYR07/12/2017 21:54

Kjo analize te shkoi ne oficialet e shteteve te tyre qe te merren vesht se mbse e bejne me koken e tyre, ose mashtrojne publikun me opinione. Populli kerko te drejte.Ne te kundert ata te SHPORREN,,ahtu sic thote ish ministri i drejtesise Y. MANJANI.

HABI07/12/2017 21:28

SHUME E DREJTE PERSHKRIMI PER TE DY PERFAQESUESIT E SHTETETEVE ME TE MEDHEJ, POATEHERE C{ DUHE TE BEJME

Sonja07/12/2017 21:03

Andi, ato qe thua ti jane me se te verteta, bile dhe me shume se kaq. Te huajt duan ne nje qeverri qe i lepin b*****n dhe nje opozit inegzistente. (sot kjo eshte e realizuar, opozit nuk ka, popull qe te reagoj nuk ka) ) Ata nuk i shqetson varferija e shqiptareve, nuk i shqeteson kanabizimi i vendit, perkundrazi e mbajne ate si arme, kerrcenim per Ramen ne cdo moment qe ky munde ti rreshqasi nga duart.
Duhet reagi Andi, jo vetem me fjalen tuaj, jo vetem me penen tuaj, por ju te gjithe duhet te bashkoheni dhe te beni dhe letra drejtuar ketyre ambasadave, te organizoni dhe protesta intelektualeve para ambasadave...etj etj...une nuk kam kapacitet tuaja, por e ndjej qe duhet reaguar, shqiperija ne rrezik, shqiperin e bejne shqiptaret. Ambasadoret, dhe ata njres jane tha Tahiri, eshte shume domethense kjo shprehje......

GENTI07/12/2017 20:14

PO SHYQYR. ME NE FUND E THE NJË LLAFE TË HAJRIT O BUSHAT ATA JANË DORDOLEC TË RAMËS VITE KANË KOH

Po hapet thesi07/12/2017 20:06

http://www.gazetatema.net/2017/12/07/investigimi-akuzat-nga-amerika-korrupsioni-i-frikshem-i-berishes-me-kontraten-250-milione-dollare-per-koncensionarin-e-skanimit/

Andi07/12/2017 19:51

Je i madh!

Andi07/12/2017 19:47

Je i madh!

Shto koment

Denonco