'Dekorata' që Mogherini i vari Ramës…

'Dekorata' që Mogherini i vari Ramës…

Nga SYRI.net - 05/12/2017

Edi Rama i shoqëruar nga Ditmir Bushati ishte në Bruksel, ku ndër të tjera do të takohej edhe me Mogherinin, mikeshën e majtë ish-komuniste. Ajo me një lehtësi olimplike nuk pati asnjë dilemë të lavdëronte me superlativa Ramën, qeverinë e tij dhe “reformat” që ai na paska kryer dhe të cilat e cojnë Shqipërinë në drejtimin e duhur duke realizuar “Shqipërinë që duam”. 

Nuk ka ngjashmëri më drithëruese mes këtij dekorimi dhe cimimit të fituar nga Shqipëria në vitet ’80 si “vëndi më i mirëushqyer i botës”. Në ato vite Mogherini, një anëtare e re e Rinisë Komuniste të Italisë duhet të ketë dëgjuar për “dekorimin” që kishte fituar Shqipëria, pa ditur natyrisht që një kontribut të shquar në “mirëushqimimin” e shqiptarëve kishte dhënë Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike. Pa mohuar natyrisht edhe kontributin modest të Sulejman Bushatit, babait të ministrit tonë të jashtëm. 

“Dekorata” që Mogerini ka varur në gjoksin e Ramës duhet të kishte disa dedikime:

Së pari, Kryeministri dhe qeveria e vetme në Europë që e kanë kthyer vendin në hambar të kanabisit.

Së dyti, Kryeministri dhe qeveria e vetme në Europë që individët me rekorde kriminalë të kapur dhe rregjistruar në vëndet e BE janë bërë deputetë, drejtorë në poste kyce dhe përgatiten të bëhen ministra.

Së treti, Kryeministri i vetëm në Europë me një pasuri 200 milion euro të fshehura në një llogari off shore në emër të të vëllait, informacion i përgatitur nga zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë.

Së katërti, Kryeministri i vetëm në Europë që ka lavdëruar si ministrin më të suksesshëm të qeverisë së tij, ministrin e brëndshëm Saimir Tahiri, banda më të cilin ai është në bashkëpunim është kapur në Itali, në vendin e Mogherinit, për trafik droge dhe lidhje me bandat e krimit, klanet mafioze më të rrezikshme.

Së pesti, Kryeministri i vetëm në Europë që së bashku me ministrat e tij, argëtohen në orgji në sarajet e “Eskobarit të Ballkanit”, Klemend Balili, i shëtit i lirë nëpër Tiranë e Shqipëri dhe nuk arrestohet nga policia për shkak të lidhjeve me Ramën dhe qeverinë e tij.

Shqiptarët kanë vetëm një përgjigje: Mos u tallni edhe ju me ne, se mjafton që tallet me ne qeveria dhe Rama!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber07/12/2017 01:59

Rama eshte ne pozite me te larte se Mogherni ne hierarkine e sektit te Soros. Ishte i pari nga sherbetoret e Soros qe adoptoi ngjyren mavi si simbol te Rilindjes aka Partise Socialiste qe eshte edhe ngjyra simbol e Soros. Ishte po ashtu i ftuar ne dasmen e Soros qe flet se i perket nje rrethi te ngushte te njerezve te tij. Eshte Rama qe vesh bluza me me simbole te Antifa e huazuar nga Partia Komuniste Gjermane ne prag te Luftes se Dyte Boterore e yje ne xhakete. Duhet pyetur Berisha nese ishte Hillary qe i kerkoi largimin nga politika dhe dorezim te pushtetit te Rama (si porosi e Soros). Pas vizites se Hillarit ne Tirane, Berisha kaloi ne qendrime ultranacionaliste qe i vazhdoi edhe pergjate diteve te Pavaresise, tamam si dikush qe do te dale nga politika. Basha i takon po ketij rrethi te afert me Soros. Ndoshta ndryshimi i politkes kunder sektit te Soros dhe eleminimi i tij do te rifreskonte skenen politike ne Shqiperi, dhe ne gjithe Europen.

Paraja06/12/2017 13:26

Paraja blen kedo dhe kudo!

Nebil06/12/2017 07:15

Mogherini ma va a fa culo!

VARIA05/12/2017 23:10

Se dime se c; medalie ka marr se nuk poka interpretim, por mos u habisniper ketemotivimund te jete edhe per arritjet e medha ne te korrat e kanabisit epuneve te tjera. Per kete po e falendero kjo ish zonja komuniste trashegimtarin e te jetuarin komunist E, RAMA. Ajo e ka uruar per sukseset ne rrenimin e ekonomise, ne shtrengimin e rripit te popullit deri sa tia marre frymen. Ti rroje partia se keshtu nuk ka shqiptar te mendoi se keshtu eshte EUROPA.

t05/12/2017 23:03

zaten pse ka plot te tille politikane be ,prandaj po shkon per lesh dhe shume nga vendet antare duan te largohen

xhusto05/12/2017 22:49

Mrekulli per E. RAMEn, ska me mire. Dhe propozimi me i mire do ishte ta merrte ne seline ne surrelta mbaje me paret e drodes. Kjo e disa europianete tjerejane me syze tre dimensionalekur e shohin RAMEN. puna e mire e komunisteve, e trashegimtareve me europen po jep rezultat. Populli te vazhdoi te vuaj , pa qeveria qe deshirojne ata qe fitojne nga keta narkotiket tane te mosprishet, sepse i duhen edhe prodhimet e vitit te ardheshem per te rritur re ardhurat.SHQIPERIA DIGJET. E KURVAT NA KRIHEN. MBYTU SHQIPER SE NUK TE DO NJERI.

Edlir Rameta05/12/2017 22:27

Dikur Nertila Koka e Gezim Cela kendonin kengen Cel si gonxhe dashuria(Blossongin love).He ky gjati Ed Drama nuk PO le gje pa shijuar ne politike ,sa e lumntur duket dhe kjo zonja.ajde politike ajde.

Shto koment

Denonco