Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Përse po përmbytet Shqipëria me kaq reshje?

Përse po përmbytet Shqipëria me kaq reshje?

Nga Syri.net - 03/12/2017

Vetëm një ditë reshje ka mjaftuar që shumë zona të vendit, në veri, në jug dhe në Shqipërinë e mesme të përmbyten dhe qytetarët të pësojnë dëme kolosale që s’kompensohen dhe vuatjet duhet ti përballojnë vetë. Pyetja që shtrojnë qytetarët është: përse kaq shumë përpmbytje vetëm pas një ditë me shi? Përse nuk i ndihmon qeveria dëmet e pësuara aq sa ju takon? Të gjitha përgjigjet e atyre që duhet të marrin qytetarët janë në shumicën e rasteve politike, thjesht me interes elektoral.

Qeveria ia vë fajin tërësisht reshjeve të paprecedenta. Së pari s’pranon se ka keqplanifikuar apo më saktë ka vënë disa shuma të papërfillshme në buxhetin qëndror dhe vendor për menaxhimin e emergjencave, me idenë naive, “ishallah nuk ndodh gjë këtë vit” apo edhe “nëse ndodhin përmbytjet do ti gjejmë paratë e nevojshme”. Së dyti për 5 vjet në drejtimin e vendit, qeveria s’ka marrë asnjë masë për të përballuar emergjencat e shmangur kështu pasojat që ju sjellin dëme të mëdha qytetarëve. Së treti, qeveria e disa ministra më shumë e kanë hallin të dalin në televizion për ti mbushur mëndjen qytetarëve se kjo që po ndodh me rrjeshjet s’ka ndodhur asnjëherë më parë e qeveria s’ka asnje faj ose që qeveria po punon shumë dhe e ka të pamundur në këtë situatë të parecedentë të bëjë më shumë se kaq, ose të deklarojë se situata po stabilozohet e përmirësohet e qytetarët s’duhet të shqetësohen.

Opozita fajëson politikisht, vetëm qeverinë që s’bën asgjë, që ka dështuar para përmbytjeve, që ska parashikuar buxhet të mjaftueshëm për emergjencat. Që nuk ka marrë asnjë masë parandaluese prej 5 vjetësh në drejtimin e vendit. Që po keqmenaxhon situatën dhe strukturat e saj më shumë bëjnë shou televiziv sesa punë në terren. Ndërkohë që deputetët e saj shkojnë në terren por pa mundur të luajnë ndonjë rol në këtë situatë të komplikuar.

Qytetarët janë ata që vuajnë pasojat dhe pësojnë dëmet. Për të cilën pjesërisht fajtore është qeveria, se as kanalet kulluese s’funksionojnë, ose kolektorët janë bllokuar, ose pompat e ujit janë jasht funksionit apo mungon energjia për ti vënë në punë sapo emergjenca fillon, apo akoma edhe me keq ekipet e menaxhimit të emergjencave s’ekzistojnë e duhet kohë për ti ngritur e paisur me mjetet e nevojshme, sa të dalë buxheti i kërkuar prej tyre. Por pjesërisht edhe qytetarët janë vetë fajtorë se në jo pak raste kanë ndërtuar në zona të papërshtashme, lehtësisht të përmbytshme. Apo se qytetarët duke qënë të varfër s’kanë mundësi të sigurohen nga përmbytjet që kështu të mund të kompensohen nga shoqëritë e sigurimeve.

Dhe kjo histori vazhdon prej 27 vjetësh. Sa herë që bie shi përsëriten të njëjtat skena. Të njëjtat argumenta të qeverisë dhe veprime shou të kryeministrit e të ministrave. Të njëjtat vonesa nga  njësitë e menaxhimit të emergjencave për shkak të mungesës së buxhetit dhe programimit. Të njëjtat kritika të opozitës. Të njëjtat ankime, kritika e kërkesa nga qytetarët. Dhe kjo situatë përsëritet sa herë bie shi. Sa herë bie dëborë. Sa herë ka ndonjë katastrofë natyrale. Dhe qytetarët votojnë të njëjtët njerëz të papërgjegjshëm, pavarësisht se ato rezultojnë gjithnjë e më të papërgjegjshme e të paaftë për tju ardhur në ndihmë në ditë të vështira. Shprehja se “cdo popull zgjedh qeverinë që meriton” vërtetohet edhe në këtë rast, madje provohet nga qytetarët në kurrizin e tyre.

Këto janë disa nga arsyet përse përmbytet Shqipëria. Po që sapo del dielli, qytetarët e qeveria e harrojnë shumë shpejt se cfarë u ka ndodhur. Zyrtarët e lartë vazhdojnë të pasurohen përmes korruspionit e trafiqeve. Qytetarët varfërohen edhe sepse ju duhet të harxhojnë para për dëmet që ju ka shkaktuar katastrofa e rradhës.

Tani rradhën e ka dëbora dhe i ftohti, gjithçka përsëritet veçse shiu shkëmbehet me dëborën.

Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp03/12/2017 18:08

Ndertimi i kaskades se Vjoses burim i madh energjije ,fre kapricjove te motit dhe mirupafshim permbytje.Sabotim i qarqeve serbe?,Apo duhet te ruhet nje peshk i rrall qe shkencetar nga ane e anes e zbuluan ne Vjose.A duhet te kete nje strategji kombetare ky vend per drejtimet kryesore te zhvilimit dhe prioritetet?.Sabotojme Akademine e Shkencave dhe nuk kemi nevoje per asnje sabotim nga jashte?.Bejme ci thote mendja dhe interesai pushtetarit te radhes.

Shto koment

Denonco