Sulmet e së majtës ndaj Sessions tregojnë se po bën gjënë e duhur

Sulmet e së majtës ndaj Sessions tregojnë se po bën gjënë e duhur

Nga Ron Hosko - 14/11/2017

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions po sulmohet nga e majta. Thashetheme pa kuptim nga e kaluara e tij po mblidhen nga kundërshtarët politikë e po shiten si prova se ai kishte dijeni për konspiracionin rus me fushatën presidenciale të Trumpit. Është e qartë që ai është një njeri i nderuar që po sulmohet kryesisht sepse ka qenë efektiv.

E majta nuk dëshiron që ai të ketë sukses dhe është futur në shtrat me ata që ai kërcënon, përfshirë kundravajtës të dënuar dhe të huaj ilegalë. E majta do t’u jepte të drejta të plota votimit të dy grupeve me shpresën se ata do të votonin për qeveri të mëdha dhe për kufij që zhduken e globalizëm.

Katër vjet më parë, Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe, Eric Holder, nisi të kufizonte mënyrat me të cilat prokurorët federalë mund të akuzonin të paditurit për drogë. Lëvizjet e Holderit në Departamentin e Drejtësisë rezultuan në një rënie 25% të procedimeve federale, në numrat më ulët të dy dekadave.

Teksa Amerika sheh nga lart krizën e drogës në rang vendi që besohet të ketë marrë mbi 64 mijë jetë më 2016, marrëzia e lidhjes së duarve të prokurorëve nga ana e Holderit është e qartë dhe Sessions a ka kthyer orën papa, duke iu thënë prokurorëve amerikanë të rikthejnë akuzat për rastet më të rënda të krimeve federale. Ky hap do të forconte grushtin e Federalëve teksa kërcënimi për dënime të ashpra të detyrueshme do të jetë “mbi tryezë” ndërsa Federalët do të kërkojnë bashkëpunimin e të akuzuarve kundër të tjerëve në organizata të korruptuara. Një hap i nevojshëm përpara.

Prokurori i Përgjithshëm dëgjoi edhe zërin e qytetarëve të shqetësuar që ndiheshin të kërcënuar nga rritja e krimeve të dhunshme në qytetet e mëdha në të gjithë vendin. Pas një çerek shekulli me rënie të qëndrueshme në krimet e dhunshme, raporti u rrit me 7% më 2015 e 2016, me rritjen e vrasjeve pothuajse 20% më 2014.

Ai dëgjoi ligjzbatuesit nga qytetet më të dhunshëm të Amerikës, duke veçuar Çikagon në aspektin e dhunës së qytetarit kundër qytetarit dhe vuri në dukje dështimin e politikanëve të Çikagos për të ndryshuar rrugën vdekjeprurëse që ka marrë qyteti i tyre.

Për t’iu përgjigjur dhunës, Prokurori i Përgjithshëm urdhëroi një përqednrim të ri nga ana e prokurorëve federalë për t’iu adresuar problemit, i vendosur për të ulur numrin e krimeve vdekjeprurëse të dy viteve të fundit.

Sessions dëgjoi e u angazhua edhe me grupe të policisë teksa rivlerësoi veprime të tjera të paraardhësve të tij dhe administratës Obama. Ndër ta ishte një rishikim i programit jetë-shpëtues “1033”, sipas të cilit agjencitë ligjzbatuese kanë marrë pajisje ushtarake shtesë me vlerë miliarda dollarë.

Departamente të vegjël e të mëdhenj që nuk kishin mundësi t’i blinin pajisjet, morën pajisje zyre, barka, mjete ajore, armë dhe autoblinda si ato që u përdorën për të mbrojtur policinë dhe shpëtuar jetë në Colorado Springs, San Bernardino dhe Orlando.

Shqetësimet e mëdha për “optikën” e këtyre pajisjeve të nevojshme bënë që Presidenti Obama të urdhëronte rikthimin e tyre në Departamentin e Mbrojtjes. Megjithatë, Sessions rezultoi më i shqetësuar për jetën e civilëve të pafajshëm dhe të policisë duke lëvizur për të zhbërë një tjetër urdhër jo të mirë të Obamës.

Që nga emërimi i tij, Prokurori i Përgjithshëm ka njohur fyerje dhe injorancë të rrezikshme të ligjit të përfaqësuar nga “qyteti i shenjtë” modern dhe ai ka ndërmarrë hapat e arsyeshëm e të nevojshëm në gjyq për t’iu adresuar problemit.

Duke refuzuar nocionin qesharak se lirimi i dikujt si vrasësi i Kate Steinle në vend që t’ua dorëzojnë agjentëve të deportimit të Agjencisë së Imigracionit e Doganave (ICE) do ta bënte Amerikën më të sigurt, Sessions është kundërpërgjigjur me forcë, përfshirë kërcënimet për ndërprerjen e granteve federale për qytetet që pengojnë kërkesat e thjesht për bashkëpunim nga ICE.

Ndoshta po aq i rëndësishëm sa çdo akt individual apo urdhër i mësipërm ka qenë mesazhi i përsëritur i Prokurorit të Përgjithshëm për ligjzbatuesit e Amrikës: “Ju ruajmë shpinën”.

Mesazhi është i thjeshtë, por vjen pas tre vjet kritikash e sherresh të lindura nga takimi fatal midis oficerit të policisë së Fergusonit, Darren Wilson, dhe grabitësit Michael Brown.

Mitologjia e Fergusonit ka pjellë sulme të shumtë vdekjeprurës kundër policisë, vrasje e pusí, si dhe ka ngritur problemin e “depolicizimit” të Amerikës, me policët që druhen se do të jenë viktima e videos së radhës virale të keqinterpretuar të ndonjë konflikti.

E majta politike dhe shërbëtorët e saj në media janë të vendosur të hakmerren për zhgënjimin e humbjes në zgjedhje një vit më parë.

Prokurori i Përgjithshëm Sessions është dhe do të vazhdojë të jetë shënjestër kryesore e zemërimit dhe hakmarrjes së tyre.

Ndërkaq, ai po merret pa u lëkundur me çështjet kryesore të mandatit të tij me energji dhe vullnte. Teksa ai çan mes akuzave, ligjzbatuesit shpresojnë që përqendrimi i tij nuk do të dobësohet.

Marrë nga Fox News-Përgatiti Dritan Ikonomi, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco