Ku e lamë?! Te hashashiii ...

Ku e lamë?! Te hashashiii ...

Nga Ylli Manjani - 13/11/2017

Ka bërë çmos këto 10 ditë për të harruar legjitimimin e maskarallëkut të pa barazisë para ligjit.

U zu me Grekët, me Italianët, me mediat e Kazanit, me opozitën po e po!

Prishi (virtualisht) ca shpi në Himarë; bëri Butrintin sallameri; përdori një dorëheqje të Vishos; sulmoi Prokurorinë; vuri matësa në puset e hallexhinjve; nxori qeverinë rrugëve për ti mbushur mendjen njerëzve se ka rrugë; sajoi një operacionin “Forca e ligjit” që vetëm kokat e drogës nuk i kanos dot; thirri Toni Blerin; nxori Ambasadorët (miq të tij) për të folur për ca “peshq të ngordhur”; nxori ca lidhje virtuale të Habilajve me Bashën; e ca të tjera si këto, janë veprimet e të kapurit në flagrancë në krim!

Qëllimi: të harrohet se Ai kanabizoi vendin! Të harrohet “druri i shtrembër”! Të harrohet që Rilindja vendosi hapur pabarazinë para ligjit si standart qeverisës!

Në çdo rast fajin për knabisin e ka Saimiri! Këtë do të arrijë...

Sipas Ramës, asnjëherë nuk ka pas drogë në Shqipëri! Fajin për këtë e kanë ata që flasin, jo ata që e bëjnë! Opozita, mediat e kushdo tjetër që e mban mendjen te droga që mbolli dhe shiti Rilindja, quhet mendje kazani!

Nuk ka prova për këtë gjë-thotë Rilindja! Ka vetëm llafe kazani, madje edhe nga kazanët e huaj! Nuk janë prova as tonelatat e drogës që kapen çdo ditë! As mos kapja e asnjë kapo bande që lidhet me drogën e kapur, nuk është provë! Kulmi!

Në fakt provat e kapura deri më sot nuk flasin për një vepër penale, por për një KRYEVEPËR penale!

Kanabizimi i vendit është Kryevepra penale,civile, administrative e sociale e Kryeministrit, i cili në këtë kontekst merr statusin e “Krye të Pandehurit”! Për shkak të pozitës që ka në hierarki dhe në kryeveprën e arritur, Ai nuk është si të pandehurit e tjerë. Është Krye i Pandehur!

Kjo që ka ndodhur nuk mund të harrohet! Nuk mund te fshihet! Nuk mund të mos ndëshkohet! Jo për hakmarrje, por për drejtësi!

Nuk ka drejtësi nga ata që e dhunuan të drejtën! Kjo vlen për të gjithë, por në radhë të parë për krye të pandehurin që ende qeveris me paratë e drogës!

Le të bëjë teatër sa të dojë. Drogën e ka aty, në mendje e për zemër! Për turpin e Tij e të grupit që qeveris!

Nuk ka asnjë temë tjetër me të cilin mund të flitet më me të, deri sa të japë llogari për damkën e drogës që na vuri ndërkombëtarisht! Nuk ja kishim borxh edhe këtë gjë!

Por kujdes: të gjitha këto skandale që i plasin, po i shërbejnë për fazën e dytë post-kanabizim. Kjo është pastrimi i parave të drogës!

Po shfaqen ide për kontrata koncensioni në infrastrukturë qe po i fitojnë biznese vendase që qartësisht nuk i zotërojnë ligjërisht shumat e nevojshme të parave.

Po përgatitet injektimi i parave të drogës në këto projekte. Kosto këtë radhë do jetë shumë më e lartë se damka që na vuri me Kanabizim!!!

Prandaj, mendjen ne mësim!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Emri14/11/2017 21:47

Ja u shkruajt edhe nje artikull i goditur (sinqerisht); te tjere do te komentojne (anonim); dikush do te shkruaj me me guxim ne Facebook. Po pastaj? Ndihemi me te lehtesuar se iu bashkuam konstatimeve qe bejme per cdo shkelje qe ben Krye i Pandehuri dhe bashkefajtoret e tij ne krim? Perderisa masa qe shkakton levizje civile e ka koken poshte dhe lufton per te mbijetuar ne nje varferi te skajme, nuk ka shpresa se mund te ndryshoje gje. Perderisa edhe sot pas 27 vitesh jane po te njetet njerez qe vazhdojne te vjedhin dhe grabisin popullin me parate qe ai i beson, nuk mund te shihet as nje fije drite ne fund te tunelit. Prandaj te rinjte duan te ikin nga syte kembet - dhe mire bejne

Mimi13/11/2017 15:51

Me e qarte sbehet. Kokeboshin i ka ngel vetem te mbarse Qifen. Kjo po do bente te harrohej narkotallavaja Edvinianedhe qe Qifja te pillte rilindjen nga e para.

Eno13/11/2017 15:14

Ti je djali më i sinqertë, më naivi, më i drejti dhe më i zoti që kam vletësuar gjith këto vite!! Kam një pyetje: kjo mendje të ka ardhur pasi je "pastruar" në kishë (apo xhami, të më falni) , apobkështu ke qenë!!!!????

Ajo13/11/2017 13:33

Te lumte Manjani!
Nuk mund te shprehesh me sakte se kaq se Rama megjithese dukej dhe DUHEJ ( pas skandalit qe i kalon kufijte shqiptare, minimalisht duhej te kishte dhene doreheqjen ose me sakte te ishte detyruar) , duket se perseri ia hodhi opozites “se bashkuar” PD-LSI.
Cdo gje u kthye thjesht ne retorike boshe. Lu, Vlahutin, Hahn i dhane edhe ata nje mbeshtetje nderkombetare Rames dhe tani na u krijua Task Force me kryenarkotrafikantin si “ nismetar” te aksionit!!!!! Absurditet dhe tallje me te madhe me nje popull kurre nuk kisha degjuar! Por valle cfare ben opozita? Fle gjume apo mbrekullohet me statuset bombastike prej Facebookut?...

Shto koment

Denonco