Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Tahiri’ vë në provë edhe vetë opozitën

‘Tahiri’ vë në provë edhe vetë opozitën

Nga SYRI.net - 18/10/2017

Orët dhe ditët në vijim, nuk janë momente vendimtare vetëm për mazhorancën që u prodhua nga zgjedhjet e “organizuara” nga Saimir Tahiri me shokë. Këto orë dhe ditë do të shënojnë vijën ndarëse midis një opozite të kompleksuar dhe nënshtruar dhe një opozite të vërtetë si ajo të cilën çdo demokraci e shëndetshme e ka të domosdoshme si oksigjenin.

Përballë dilemave nëse duhet sakrifikuar një stabilitet i rremë poshtë të cilit fryjnë duhmat e qelbura të krimit apo duhet shkundur një herë e mirë konspiracioni i heshtjes që ka prodhuar këtë përbindësh, opozita e kryesuar nga Lulzim Basha ka përpara një detyrë të rëndë: zgjedhjen.

Çmontimi i grupit kriminal të trafikantëve të drogës dhe lidhjes së tyre organike me vetë njeriun që kjo qeveri kishte vënë për të luftuar krimin dhe trafiqet, pikë së pari duhet të reshtin së trajtuari nga opozita si një çështje penale.  Kjo është një çështje politike. Një forcë politike mund ta trajtojë atë denjësisht vetëm duke e përkthyer në aksion politik.

Me reperkursionet penale, hapat procedurialë dhe rindërtimet e skenave mafioze le të merret gazetaria hulumtuese. Me thirrjet për hetime dhe shkuarje çështjes deri në fund për të nxjerrë fajtorët, le të merren organizatat joqeveritare, apo ata që duan të luajnë rolin e atij që s’ka se ç’të fshehë dhe po i bien më qafë kot.

Mbi opozitën rëndon sot një tjetër mision. Ajo duhet të artikulojë qartë dhe saktë se çfarë dëmi i ka sjellë drejtimit të Shqipërisë implikimi i njërës prej forcave të saj politike në kriminalitet dhe drogë. Opozita tani ka detyrë të zbërthejë para shqiptarëve mekanizmin me anë të të cilit vullneti i tyre në zgjedhje, u deformua.

Ajo duhet të tregojë sesi vota që ka prodhuar këtë Kuvend ku sot mazhoranca është mazhorancë dhe opozita është opozitë, nuk pasqyron vullnetin e vërtetë të shqiptarëve. Ajo është një votë e rreme, e blerë me milionat e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve që kjo mazhorancë e ka kultivuar, mbrojtur dhe zhvilluar.

Shumica parlamentare e sotme nuk është rezultat i ndonjë merite për punë që qeveria Rama i ka kryer. Nuk është ajo as fryt i ndonjë dashurie të pakufishme popullore ndaj këtij grupimi njerëzish të populluar nga trafikantë dhe kumbarë mafiozë.

Shumica që sot merr vendime për jetën e shqiptarëve është një shumicë e blerë. Votat e saj plus, janë vota që u janë marrë në këmbim të mbijetesës shqiptarëve të shtrënguar qëllimisht në kushtet e urisë. Projektligjet dhe vendimet që kërkojnë miratim nga këto vota, nuk duhen lejuar të votohen nga deputetë të bërë deputetë me paratë e drogës.

Opozita ka përpara zgjedhjen për ta refuzuar bashkëjetesën me një mazhorancë të prodhuar në mënyrë kriminale. Nëse ajo zgjedh të ulë kokën dhe të vazhdojë pseudo-luftën që prodhon vetëm fjalë dhe jo aksion konkret, atëherë ajo do të jetë njëlloj fajtore me këtë mazhorancë.

Mazhorancës tashmë i duhet një vulë e thatë nga opozita për të legalizuar “shtesën pa leje” më formë votash që ajo i përfitoi falë parave që zyrtarët e saj të lartë i nxorën nga trafiku i drogës.

A do ta luajë opozita këtë rol apo do të mbyllë sytë? Kjo do të jetë zgjedhja që do të na tregojë nëse kemi një opozitë reale apo një gjymtyrë të bindur, të trembur apo mos o Zot, të blerë nga mazhoranca e Habilajve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

LOKU18/10/2017 16:58

Sorosiane sot kemi qeverine e kryetarin esaj e bile familjarisht.Ky eshte llumi, kalbesira. cibani e famekeqi i ketij populli. me gjithe keto prova akoma ka mbeshteteskrimineli ipushtetite i popullit tone?Ne se jemi edhe ne si populli droguar,,, te therrasim,,,, rrofte RAMA, por s;jemi ashtu... Te shporret mafia e kuqe, drogmenet, mafiozet. kriminelet e popullit te vet . A do kete popull eshte pyetja qe kerkon lirine e demokracine e vertete, PERPARA O POPULL PERMBISI KLANET KOMUNISTO MAFIOZE> Te shkojme drejt shpetimit nga kjo semundje qe na ka rene.

Daj Jaku18/10/2017 13:29

Lul Basha është pjesë e programit sorosian. Siguria e Sorosit në sundimin e Shqipërisë bazohet në tre kollona, EDrama, LulBasha, ErlalVeliaj. Maxhoranca dhe opozita bashkë. Prandaj EDramSajqorrat nuk do të preken aspak nga ky cunam i rradhës që do përfiundojë si stuhia në një kriko birre.

Daj Jaku18/10/2017 13:28

Lul Basha është pjesë e programit sorosian. Siguria e Sorosit në sundimin e Shqipërisë bazohet në tre kollona, EDrama, LulBasha, ErlalVeliaj. Maxhoranca dhe opozita bashkë. Prandaj EDramSajqorrat nuk do të preken aspak nga ky cunam i rradhës që do përfiundojë si stuhia në një kriko birre.

Nebil 18/10/2017 12:51

Analize dhe keshilla qe cdo qytetar me mend do te jepte ne kete kohe kur na kane zene per fyti Neo-Enveristet, komunizmi eshte krim i organizuar dhe terrorizem me pushtet, kujtoni kush e morri pushtetin me 1944, llumi i vendit.

Shto koment

Denonco