Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Pse SHBA kërkon kaq shumë reformën për Drejtësi

Pse SHBA kërkon kaq shumë reformën për Drejtësi

Nga Lavdrim Lita - 16/10/2017

Aktivizmi i ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu është e paprecedentë në historinë e përfshirjes së një diplomati në shtyrjen përpara të një “reforme për Drejtësi” që të gjithë e duan me fjalë, por jo të gjithë me vepra. Ambasadori i SHBA në Tiranë Lu mendon se, korrupsioni, krimi organizuar, bandat dhe ndikimi politik në sistemin e drejtësisë kërcënojnë shëndetin e shoqërisë dhe dobësojnë aleancën. Si aleat i NATO-s, është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara që Shqipëria të jetë një demokraci e fortë dhe e sigurt.

Stabiliteti i vendeve të Ballkanin Perëndimor është interesi i parë në sistemin e aleancave të politikës së jashtme amerikane. E vërteta është se Shqipëria, si anëtar i NATO, është i vetmi vend realitivisht i stabilizuar në rajon, edhe pse ajo ka të gjithë dobësitë strukturore që kanë vendet e tjera për rreth.

Në konferencën e Sigurisë së Mynihut të dy viteve më parë, ish-sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e paralajmëroi gjendjen aktuale të rajonit, kur tha se, “Fakti është se ne shohim tendenca shqetësuese në shumë rajone të Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe në vendet e Ballkanit. Aspiratat e qytetarëve po shtypen dhe po shkelen nga interesat e oligarkëve të korruptuar, interesa këto të cilat përdorin paratë për t’i mbyllur gojën opozitës politike dhe kundërshtarëve, për të blerë politikanët dhe entet mediatike, dhe për të dobësuar pavarësinë e gjykatave dhe njëkohësisht ata përdorin trysni duke abuzuar me të drejtat e organizatave jo-qeveritare për të ekzistuar dhe për të vepruar”, në ambientin e tyre.

Edhe bosi i ri i ambasadorit Lu, Ndihmës Sekretari i ri i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, A. Wess Mitchell ka kritikuar qeverisjet autoritare dhe korrupsionin në rritje. “Korrupsioni në çdo shtet në tranzicion mbetet një problem i sigurisë tonë kombëtare. Ka faktorë të jashtëm gjeopolitikë që po përpiqen të shfrytëzojnë problemet e qeverisjes në këto shtete. Do t’i kërkoj Moskës t’i japë fund aktiviteteve destabilizuese në Ballkan”, tha ai në Senatin amerikan.

Është e qartë që amerikanët nuk mund të lejojnë që një vend anëtar i NATO-s të shkojë në destabilitet si pasojë e dobësisë strukturore dhe kësisoj zhvillojnë antikorpe ligjore dhe kushtetuese. Për të realizuar këtë mision fisnik, SHBA përkrah fuqishëm levën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Procesi i Vettingut për sistemin e drejtësisë që, është një nga komponentët kryesorë të reformës në drejtësi, dhe rezultatet e saj të para do të mundësojnë çeljen e negociatave me BE. Kjo e fundit ka ndryshuar në strategjinë e zgjerimit të saj renditjen e kapitujve negociues, pra, të fillojë me kapituj 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në qoftë se vendet kandidate, si Shqipëria, nuk tregojnë progres në lidhje me këto kapituj, atëherë nuk mund të hapen kapitujt e rinj, madje procesi i negociatave mund të ndalet plotësisht.

Sido që të jetë, një gjë është e sigurt, si asnjë here më parë komunitetit ndërkombëtar është i interesuar për Shqipërinë në kohë paqeje dhe normaliteti. Presidenti i SHBA, sekretari amerikan i Shtetit, Presidenti i BE, kreu i KE, shefja e Politikës së Jashtme dhe liderja politike dhe ekonomike e Europës Angela Merkel dhe një duzinë zyrtarësh të tjerë kanë shpenzuar fjalë pro reformës në drejtësi duke sinjalizuar një interes të komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber17/10/2017 22:25

Duhet ta shtrosh pyetjen ndryshe i dashur. Perse Lu-ja nje ambasador i caktuar nga administrata e Obames e cila ishte 100% vegel ne duart e Xhorxh Soros kerkon te imponoje nje "reforme" te financuar nga Soros, te perpiluar nga njerezit e Soros, dhe per ta zbatuar njerezit e Soros? Sepse vete Lu-ja eshte njeri i Soros.

Niku16/10/2017 22:14

A e keni vu re qe bie fjala aty ku flitet per burrni aty ka ma shum paburrni dhe ktu ku flitet shum per drejtesi aspak nuk do kete drecjtedi

Shto koment

Denonco