Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

  Zgjedhjet lokale, test për politikën Perëndimore të Maqedonisë

Zgjedhjet lokale, test për politikën Perëndimore të Maqedonisë

Nga Kole Casule - 15/10/2017

Maqedonasit iu janë drejtuar kutive të votimit sot për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe këshillat e tyre, në një test për qeverinë e re që ka premtuar të shpejtojë hyrjen e vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Sondazhet u japin një avantazh të lehtë Social Demokratëve të kryeministrit Zoran Zaev karshi nacionalistëve të VMRO-DPMNE që qeverisën për një dekadë dhe ende drejtojnë në shumicën e 80 bashkive.

Rezultatet paraprake do të jepen vonë në mbrëmje, ndërsa raundi i dytë do të mbahet pas dy javëve.

Zaev mori detyrën në maj, thuajse gjashtë muaj pas zgjedhjeve të dhjetorit, duke i dhënë fund krizës politike dyvjeçare pas skandalit të përgjimeve që rrëzoi qeverinë e mëparshme.

Marrëveshja e koalicionit me partitë që përfaqësojnë shqiptarët etnikë, të cilët përbëjnë një të tretën e popullsisë, zemëroi nacionalistët, të cilët sulmuan parlamentin në prill, pasi një shqiptar u zgjodh kryetar i tij.

Fitorja në zgjedhjet lokale do t’u jepte Social Demokratëve një mandat të qartë për të implementuar politikën e tyre pro-Perëndimore.

Disfata, nga ana tjetër, do të nxiste VMRO-DPMNE, partia më e madhe parlamentare, në përpjekje për të sfiduar politikat qeveritare dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Gjatë fushatës, Zaev tha: “Maqedonia do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s dhe do të nisë bisedimet me BE”. Ai premtoi të bënte progres edhe në bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit.

Greqia ka bllokuar përpjekjet e Shkupit për të hyrë në BE dhe NATO, duke thënë se emri Maqedoni nënkupton pretendime territorial për veriore të Greqisë me të njëjtin emër.

Ish-kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, u bëri thirrje njerëzve të tregojnë kundërshtimin e tyre për politikat e qeverisë.

“Gabimet që po bëjnë janë të dëmshme për të gjithë qytetarët dhe gjithë shtetin dhe ne duhet t’u dërgojmë një mesazh të mos shkojnë shumë larg”, iu tha Gruevski përkrahësve të tij.

Maqedonia, një vend i vogël me rreth 2 milionë banorë, deklaroi pavarësinë nga Jugosllavia më 1991 dhe e shmangu dhunën që shoqëroi më pas shpërbërjen e ish-republikës federative.

Më vonë u trondit nga rebelimi i pakicës së madhe etnike shqiptare, e cila për pak sa nuk e ndau vendin më 2001.

Marrë nga Reuters-Përgatiti: SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco