Ja pse burrat e vërtetë nuk martohen me feministe

Ja pse burrat e vërtetë nuk martohen me feministe

Nga Suzanne Venker - 15/10/2017

I ke bërë ndonjëherë sandwich burrit? Nëse po, duhet të të vijë turp nga vetja. Nuk e kupton se kjo sjellje i kthen gratë dekada pas?

Ky është mesazhi i një artikulli të ri në The Daily Telegraph, me titull "Kur bërja e një sandwichi është krim kundër feminizmit", rreth një gruaje australiane me emrin Maddie. Ajo pyeti një grup prej 26186 nënash në Facebook nëse kishin ndonjë sugjerim të shijshëm për t’i gatuar burrit për drekë, gjë që ajo e bën çdo ditë.

Kësaj i thonë grua për së mbari!

Por ja që askush në Facebook nuk e quajti si të tillë. Përkundrazi, i thanë që nuk ishte gjë tjetër veçse “skllave” dhe “shtëpiake e viteve ‘50". E quajtën “të çuditshme”, pasi asnjë grua me mend në kokë nuk do të bënte diçka kaq poshtëruese si gatimi i ushqimit për burrin e saj.

Ja disa nga përgjigjet që mori Maddie:

“Burri yt është i rritur, ti nuk je nëna e tij”.

“Burri im e bën vetë atë dreq dreke”.

"Unë i bëj burrit të njëjtën gjë që më bën ai mua. Asgjë!!”.

“Burri është i rritur. Mjafton që i laj rrobat e i mbaj fëmijët gjallë”.

“Këshilla jonë është mos t’i bësh më drekën”.

“Roli im është kujdesi për fëmijët gjatë orëve të punës dhe kaq”.

“(Burri im) është me fat nëse vendos t’i bëj darkë ndonjëherë”.

Kjo të dashur miq është ajo çka sollën feministët në Amerikë në vitet ’70.

Dhe ngeci aty.

Ideja që një grua bën – ose, mos e dhëntë Zoti, duhet të bëjë – gjithçka për burrin pa pritur për ndonjë gjë si shkëmbim – thjesht dëshiron të jetë e mirë, sepse siç e thotë edhe Maddie, ajo e do burrin e saj dhe nuk u del të hanë jashtë – e bën atë të dobët.

Sinqerisht, a është vërtet habi pse marrëdhënia midis sekseve është kaq rrëmujë sot? Ose pse amerikanët e martuar janë më të trishtuar se kurrë më parë? Për mendimin e tim, kjo vjen kryesisht sepse ka shumë gra në Amerikë sot që, duke e ditur ose jo, kanë mendje feministe.

Feministët i mësojnë gratë, mbi të gjitha, të bëjnë qëndresë për veten e tyre kundër burrave të ligj të botës. Edhe bashkëshortët e padëmshëm hyjnë në kategorinë e “burrave të ligj” meqënëse supozohet se ata dëshirojnë të jenë zotër të grave të tyre. Prej këtej vjen edhe reagimi për sugjerimin që një grua mund t’i shërbejë burrit në një farë mënyre, t’i përgatisë ndonjë pije apo ushqim. Megjithatë, sikur të ishte e anasjellta, sikur burri t’i shërbente gruas në çfarëdo mënyre, kjo do të ishte e pranueshme.

Botëkuptimi feminist është anti-etik për dashurinë, sepse fokusohet vetëm te gratë: nevojat e tyre, dëshirat, të drejtjat. Dashuria nuk mund të jetojë me një qëndrim të tillë.

Sigurisht, ka burra që përkrahin feminizmin. Shoqja ime Helen Smith, Ph.D., i referohet këtij titpi burrash si "Xhaxhi Timat" në librin e saj "Burrat në grevë". Një Xhaxhi Tim është një burrë i shitur që u bën temena feministeve sepse ai është (a) po aq i majtë sa ato dhe kështu bie dakord me botëkuptimin feminist, ose (b) shumë i dobët për të qëndruar për veten dhe e di se nëse thotë diçka që nuk duhet, atëherë nuk do të bëjë seks.

Shumica e Xhaxha Timëve janë në kategorinë A dhe jetojnë në brigjet lindore e perëndomore. Ata të kategorisë B mund të jetojnë kudo, por e vetmja zonë e vendit ku shihen pak është Jugu dhe Midwest. Sepse aty jetojnë burrat e vërtetë.

Dhe burrat e vërtetë nuk martohen me feministe.

Burrat që janë martuar me feministe janë feminizuar dhe ndihen krenarë që nuk janë “burri i shtëpisë”. E shohin këtë si ecje prapa dhe krenohen me mënyrën e tyre progresive, jo burrërore. Sigurisht, mos prisni që një Xhaxhi Tim të vrasë atë që i hyn natën në shtëpi. Ai ka hequr dorë nga roli i të zotit të shtëpisë dhe i mbrojtësit. Ai dhe gruaja e tij janë të barabartë!

Për fat të keq, Xhaxhi Tim është ai që humbet në fund, sepse shumë shpesh gratë feministe pendohen për zgjedhjen e tyre për t’i bërë martesat hermafrodite dhe burrat që heqin dorë nga burrëria e tyre sepse mendonin që kështu dëshironin gratë dhe shoqëria mbeten përtokë.

Për të përmirësuar statusin e martesave në këtë vend na duhen më pak feministe dhe më pak Xhaxhi Tima. Duhen burra të vërtetë, që nuk kanë frikë të përballen me budallallëqet feministe.

Marrë nga Fox News-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tirana16/10/2017 09:54

Nuk kam per tu martuar kurre me nje feministe. Artikull shume i dobishem per familjen. Kush ka tru nuk ben shume filizofira!

selim rroshi16/10/2017 08:43

Eshte thjeshte trendi boteror i revolucionit femnist qe ka filluar dhe ketu tek ne po fale zotit jo masivisht. Femninizmi sic thote kjo zonja vertet shkaterron familjen se qendra e familjes eshte gjithnje femra, sado e shtypur te jete pushteti i saj ne familje eshte i madh. Eshte ajo qe mban afer burrin dhe femijet sidomos keta te fundit qe asgje ne bote si rrit shendetshem sic i rrit dashuria e nenes. Kush femer heq dore nga kjo ndarje sociale e punes ne familje ne shekuj thjeshte ka prishur familjen e vet. Lufta per te drejtat e grave shum here kalon ne drejtim te kundert dhe shihni ne bote sa e dobet eshte bere familja dhe si ikin femijet qe ne moshen 18 vj e se kthejne koken me.

Per Ajo15/10/2017 20:13

Komentueses Ajo ithem qe e pelqej shume komentin e saj dhe pa kerkuar te analizoj edhe me tutje dua ti them qe per ate Fatmen dhe ate Denada Tocen e siguroj absollutisht qe kurre nuk do ti mbaje dikush per Grua per nje kohe te gjate dhe pleqerine do e kalojne vajtueshem! edhe per prostituta nuk do i perdorin gjate ne kohe sepse jane thellesisht te Neveriteshme por keqardhje qe nuk e kuptojne!!!!

Ajo15/10/2017 13:57

Une jam vete grua dhe e shkolluar. Jam dakord me disa ide te hedhura ne kete artikull, por jo me gjithshka. Eshte e vertete se feministet ne shumicen e rasteve e perdorin feminizmin si pretekst per te shmangur pergjegjesite e tyre familjare ndaj bashkeshorteve dhe femijeve te tyre. Ato ne kete menyre kalojne shumicen e pergjegjesive te tyre ne kurriz te bashkeshorteve dhe nuk kujdesen sic duhet per femijet e tyre. Pasojat? Nje martese e dobet, ku bashkeshorti mezi pret qe femijet te behen ne moshe “ madhore”, dmth 18 vjec, per ti shpetuar kesaj lloj martese, tradhetite bashkeshortore ( mbase te iniciuara me pare prej vete bashkeshorteve meqe nje burre i nenshtruar plotesisht nuk eshte me joshes) dhe me e dhimbshmja femije te rritur pa ngrohtesi familjare, pa nje pjate gjelle te shijshme te gatuar ne shtepi, qe pasi mbushin 18 vjec braktisin familjen pa asnje nostalgjie, megjithese duhet te perballohen me shume veshtiresi financiare, duhet te punojne shume ne nje moshe shume te re, te jetojne vetem ose me te huaj dhe te ushqehen keq me take-out.
Duke pare Opinion me beri pershtypje Fatma ( gazetare e televizionit, e nisur e stisur ne maksimum per vete) qe denigroi imam Nacin, qe edhe pse ne nje menyre te thjeshtesuar e paksa vulgare, ne fund te fundit po u jepte grave myslimane shqiptare nje keshille te drejte. Sic duket Fatma e mban veten per feministe, por nga artikullimi ( per hir te se vertetes nuk kishte asnj ide) me perconte konceptin e saj te nje gruaje qe feminizmi eshte nje strehe e mbrekullueshme per gra amcicioze per tu bere te njohura por qe jane thellesisht egoiste. Mund te jesh grua e emancipuar, e shkolluar, me karriere te suksesshme, por po nuk iu perkushtove sic duhet familjes, per mua nuk je gje tjeter vecse nje kontribuese qe con drejt shkaterrimit te familjes dhe problemeve te femijeve tuaj ne jete.

Shto koment

Denonco