Oligarkia në protestë?!

Oligarkia në protestë?!

Nga Dritan Kaba - 12/10/2017

Ndodh vetëm në Shqipëri. Marrshim proteste nga oligarkët. Po protestojnë për të drejtat e tyre!!!Nuk i mbushin koncensionet e dhëna nga shërbëtori i tyre, që paguhen nga taksat e qytetarëve, por duan dhe thërrmijat nga tavolina e të vobektit.

Nuk ju mjaftojnë tenderat e fituara me 99.99% të vlerës limit, sërish të paguara nga taksat e shqiptarëve, por duan edhe grimën e djathit të të mjerit.

Nuk i dalin paratë e evazionit gjigand që bëjnë nëpër doganat e pushtetit, por duan edhe cikërrimën e karameleve të të varfërve.

Nuk i ngopin fshehjet në tatime, asnjë firmë e madhe nuk është penalizuar apo mbyllur për evazion, por kërkojnë të rrëmbejnë edhe fletoret e fëmijëve të biznesit të mbijetesës.

Nuk i mbushin syrin paratë e korrupsionit gjigand me qeveritarët, por duan edhe pikën e vajit nga buka e të pambrojturit.

Nuk ju mbushin dot xhepat nga lejet e ndërtimit, por duan ti heqin edhe tjegullën që i mbron nga shiu të pamundurit.

Ky është vendi i ynë. Ku shqiptarët e thjeshtë janë thjesht kavie eksperimentale të oligarkisë së bërë njësh me pushtetin.

Mendoni një marrshim proteste, ku protestuesit zbresin nga makina mijëra euroshe, për të ngritur zërin për padrejtësinë që ju bëhet.

Do dëtyrojnë edhe punonjësit e tyre me pahir që të dalin të protestojnë për interesat e tyre miliardere, kundër vëllezërve të tyre të biznesit të mbijetesës.

Evozoret reale në një betejë kundër të pamundurve. E njëjta gjë si në “luftën” kundër drogës. Kapen fshataret që mbjellin, paketuesit me mëditje dhe transportuesit që kush e di çfarë halli i ka futur në atë rrugë dhe organizatorët e vërtetë i shohin statistikat e arrestimeve nga tavolinat e darkës me shefat e policisë duke i futur nga një gotë verë, për të shpëlarë kapjen e rradhës.

Ky është vendi ynë, ku Qeveria ul numrin e papunësisë pa bërë asnjë punë, pa thithur asnjë investim, pa hapur asnjë vend pune, por duke përzënë shqiptarët e ndershëm në azil.

Ky është vendi ynë, ku oligarkët organizojnë marrshime dhe qeveritarët bëjnë gati ligjin kundër mbijetuesve.

Ky është vendi ynë, i rrallë si në asnjë vend tjetër, ku bllokohet faqja e aplikimeve për llotarinë amerikane se jeta e shqiptarëve të thjeshtë e të ndershëm është bërë e pamundur në vendin e tyre.

Ky është vendi ynë, anëtarët e partive opozitare e kanë të pamundur të punojnë në shtet se partia e pushtetit ka bërë lista për t’i larguar nga puna si pasojë e përkatësisë apo simpatisë partiake. Ka ngelur vetëm t’i detyrojnë të vendosin nga një shenjë në gjoks si dikur hebrenjtë në Gjermaninë naziste. Prandaj shqiptarët, njësoj si hebrenjtë kanë marrë rrugën e ekzilit ku të munden.

Ky është vendi ynë ku ligji ndryshon menjëherë në dëm të një shtrese brenda muajit pa asnjë masë lehtësuese, se kërkohet nga ata që blejnë votën për pushtetin.

Ky është vendi ynë, ku “i forti” bën ligjin dhe ligjet se ka pas Maliqin e pushtetit.

Ky është vendi ynë, ku shqiptarëve po ju bëhet realitet thënia: Ku është balta më e ëmbël se mjalta - Në Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Koncensionari12/10/2017 17:36

ore na thuaj kush ka dal ne proteste, se nuk mora vesh gjo?

krasasi tp12/10/2017 17:31

Njeri nga keta oligarket sot ne proteste kur ishte nxenes ne fshat, merte nje liber ne cante.Ne kthim nxitonte para nesh,e fuste librin ne xhep dhe canten e mbushte me bajame te koperatives.sa afroeshim ne shoket ikte me vrap me canten plot dhe bertste, o.o.o roje.Keta cunat duan te vjedhin bajame.O te fshifte mortja o qeveri.Kerkoni nga Banka Kombetare se sa biznese po shtyen duke marte nga banka te nivelit te dyte dhe nga fonde financiare kredi mbi jetese,Pa mbaruar shlyerjen e nje kredije marin tjetren per te paguar detyrimet.Qeverija eshte vete oligarkija dhe oligarkija eshte vete qeverija.Si "Partija me Leninin".Nuk dine, apo nuk duan partneritet me biznesin keta rilindistet?.Per llogje jane te vetmit.

Shto koment

Denonco