Fotografi nga Kalifornia kap me kamerë dhelprën më të rrallë të Sierra Nevada pas 3 viteve kërkime

Fotografi nga Kalifornia kap me kamerë dhelprën më të rrallë të Sierra Nevada pas 3 viteve kërkime

17:44, 08/07/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një fotograf nga Kalifornia ka regjistruar me kamerë kafshën më të rrallë të shtetit, pas tre vjetësh përpjekjesh për ta gjetur. Bëhet fjalë për dhelprën e kuqe të Sierra Nevada.

Në ndryshim nga i afërmi i saj në tokën kryesore, kjo nënpopullatë dhelpër është e rrallë, pasi ka vetëm 100 individë në natyrë dhe rrezikon seriozisht zhdukjen për shkak të inbreeding-ut. Ajo jeton në male të larta, duke e ndarë pak nga popullata e zonave të ulëta.

Duke qenë një kafshë e vetmuar dhe e vogël që jeton mbi 1.8 km lartësi, kamerat me sensor lëvizjeje - pajisje që përdoren për të regjistruar foto ose video kur zbulojnë lëvizje, ishin një mjet kryesor për Randy Robbins që ta gjurmonte. Megjithatë, vendosja e tyre ishte sfidë, ndaj ai studioi sjelljen e kafshës.

“Jemi disa breza larg zhdukjes së këtyre dhelprave për shkak të inbreeding-ut dhe fenomeneve të ngjashme, pasi popullata e tyre është shumë e vogël,” tha Robbins për Fox Weather. “Prandaj mendoj se është e rëndësishme të tregojmë historinë e tyre dhe ta shpërndajmë, për të sensibilizuar njerëzit, sepse ata kujdesen dhe duan t’i shpëtojnë.”

Dimrin e kaluar, ai vendosi një nga kamerat e tij mbi një shkëmb në Parkun Kombëtar Lassen Volcano, një prej strehave të dhelprës, pasi Robbins e dinte se ata preferonin të lëviznin kur kishte dëborë në tokë.

Duke ditur se kamera do të mbulohej nga dëbora gjatë dimrit të gjatë, ai zgjodhi një vend të lartë, shtypi butonin e regjistrimit, zbriti nga mali dhe priti deri në qershor.

Në video, dhelprat hyjnë në kornizë, nuhasin tokën, ecin deri në skajin e grykës dhe shikojnë peizazhin e pafund dëbore, nuhasin ajrin, ulen në diell dhe në fund zhduken. Syri.net-newsbomb.gr

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco