Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha, konferencë shtypi me gazetarët

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t’i larë dhe ju ndërruar rrobat ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t’i larë dhe ju ndërruar rrobat ritual i pazakontë i një fisi indonezian

15:40, 12/09/2024
A+ Aa A-

Rituali vjetor i një fisi indonezian, në të cilin të vdekurit nxjerrën prej varreve, rregullohen dhe pastrohen dhe më pas sërish varrosen – pasi kalojnë kohë me të gjallët, nuk pushon së tërhequri vëmendjen.

Bëhet fjalë për fisin Toraja, i cili gjendet në ishullin indonezian, Sulawesi, i cili praktikon një ceremoni të pazakontë çdo vit në muajin gusht.

Në internet mund të gjeni video të shumta ku njerëzit pozojnë me të ndjerin, i cili kaloi një kohë të gjatë nën tokë, shkruan dailymail.

Anëtarët e fisit, si pjesë e një ceremonie të quajtur Ma’nene, i nxjerrin prej varreve anëtarët e vdekur të familjes dhe i lajnë e pastrojnë, i veshin me rroba të reja dhe shpesh i nxjerrin në rrugë dhe bëjnë fotografi me ta.

Një pjesë e rëndësishme është edhe zëvendësimi apo riparimi i arkivolit, qëllimi i të cilit është ndalimi i kalbjes së trupave të balsamosur.

Këta njerëz nuk e shohin vdekjen si hapin e fundit, por kalimin gradual të shpirtit në jetën e përtejme. Si rezultat, ata besojnë se trupat e të ndjerit ende po kërkojnë kujdes.

Ceremonia organizohet për më shumë se një shekull, dhe thelbi i saj është festimi i jetës dhe mbajtja e lidhjes me të ndjerët.

Duhet përmendur se funeralet janë një ngjarje e rëndësishme shoqërore në të cilën familje të tëra mblidhen me vendasit për të rinovuar besimet dhe traditat e të parëve të tyre.

Ngjarje të tilla zgjasin disa ditë, nën emrin e Rambo Soloka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco