Gjerdani 2.700-vjeçar i ekspozuar në muzeun e SHBA-së i kthehet Turqisë

Gjerdani 2.700-vjeçar i ekspozuar në muzeun e SHBA-së i kthehet Turqisë

11:51, 11/09/2024
A+ Aa A-

Një gjerdan 2.700-vjeçar prej ari i ekspozuar në një muze në SHBA u është kthyer autoriteteve turke, raporton Anadolu.

Gjerdani nga Mbretëria e Lashtë e Lidias iu dorëzua zyrtarisht zyrtarëve turq në një ceremoni në Konsullatën e Turqisë në Boston.

“Gjerdani i gjatë rreth 20 centimetra është bërë nga ari dhe rruaza karneliane në formë shege”, tha për Anadolu, Hilal Demirel, atashe për kulturë dhe promovim e Turqisë në New York.

Gjerdani ishte vjedhur nga provinca turke e Manisës dhe ishte kontrabanduar në SHBA në vitin 1982. Gjerdani ishte ekspozuar në një muze në Boston për shumë vite.

Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy tha se 20 artefakte historike janë kthyer në Turqisë që nga fillimi i këtij viti. “Po sjellim një tjetër artefakt historik të Anadollit në Turqisë, duke e rritur totalin në 21”, tha Ersoy në X.

Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit tha në një deklaratë se gjerdani do të sillet në Türkiye në ditët në vijim. Ministria shtoi se gjerdani, i cili ka vlerë të rëndësishme historike dhe kulturore për rajonin, daton në shekujt 6 ose 5 para erës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco