Lajmi i fundit

LIVE/ Banorët e Thumanës në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë - Kashar

Teleskopi Webb zbulon një djep planetesh

Teleskopi Webb zbulon një djep planetesh

10:54, 18/06/2024
A+ Aa A-

Teleskopi hapësinor James Webb zbulon një djep planetësh. Përreth një ylli të vogël gjendet një mjegullnajë me gazra e pluhura kozmikë të pasur me karbon, që mund t’i japin origjinë lindjes së planetëve të ngjashëm me Tokën.

Imazhet e shkrepura nga teleskopi ëebb janë të një qartësie te jashtëzakonshme, dhe ky është i vetmi instrument i realizuar nga njeriu në gjendje të vrojtojë fenomene te tilla deri në detaje.

Ylli Iso-Chal 147 gjendet në një zonë të pasur me shumë yje që quhet Chameleon. Në zonën e diskut protoplanetar pranë këtij ylli, janë evidentuar sasi te larta molekulash me bazë karboni dhe pak molekula me bazë oksigjeni, përbërje kimike shumë e ndryshme nga ajo e vrojtuar në mjegullnaja të tjera që rrethojnë yje shumë më të mëdhenj në dimensione.

Sipas astrofizikantëve, përbërja ndryshe mund të jetë arsyeja që krijon kushtet e përshtatshme për lindjen e planetëve shkëmborë kryesisht përreth yjeve të vegjël.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco