Arkeologët bëjnë zbulimin e madh në Siberi

Arkeologët bëjnë zbulimin e madh në Siberi

20:36, 19/05/2017
A+ Aa A-

Në shpellën Denisov në Siberi, përveç eshtrave të mamuthit, është gjetur edhe një gjerdan i gjelbër i vjetër 125 mijë vjet.

Shpella bart emërtimin e një nënlloji të Homo-sapiens nga periudha e paleolitit, për të cilin besohet se kishin popullzuar malet Altaje në lindje të Rusisë.

Gjerdani i gjetur në shpellë aktualisht ndodhet në Muzeun e kulturës të popullit të Siberisë dhe Lindjes së Largët në Novosibirsk.  “Krijuesi i gjerdanit ka qenë jashtëzakonisht i shkathët dhe ka përdorë një teknikë, e cila deri më tash është besuar shumë pak të ketë qenë e pranishme në periudhën e paleolitit”, ka thënë Irina Salnikova, drejtore e muzeut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco