Rihapet festivali i balonave në luginën misterioze turke të Cappadocia

Rihapet festivali i balonave në luginën misterioze turke të Cappadocia

19:32, 07/12/2023
A+ Aa A-

Ka rinisur dje në luginën turke të Cappadocia festivali ballonëve me ajër të nxehtë me më shumë se 600 pilotë që fluturonin mes formacioneve misterioze shkëmbore të zonës së shkretë historike.

Prej vitit 1990 një fluturim testimi me ballonë i hapi rrugë asaj që do të bëhej një event madhor turistik me mijëra vizitorë.

Cappadocia është një rajon i gjerë që përfshin disa qytete e qyteza në fushat e Anadolisë. Ballonët shumë ngjyrësh të festivalit fluturuan mbi qytetet Uchisar e Urgup si dhe mbi formacione mahnitëse shkëmbore të Göreme ku përfshihen vendbanime gjigante ne gur të kulturave të lashta.

Mrekullitë e Cappadocia kanë tërhequr udhëtarë nga e gjithë bota që kërkojnë të zbulojnë tokën që kombinon shkëlqimin e natyrës me aftësitë njerëzore të mbijetesës.

Fushat e shkreta të Anatolisë ruajnë në Cappadocia hotele në shpella, guva të vjetra sa vetë koha dhe manastire të fshehur me sekrete të civilizimeve të lashta, shumica e të cilave nuk njihen ende sot.

Vera është e nxehtë në Cappadocia, prandaj periudha më e mirë për të vizituar është pranvera dhe vjeshta.

Shumë turistë përfitojnë për shëtitjen e tyre me ballon që si në kohën e festivalit por dhe gjatë vitit nisen nga Göreme, mbi panoramën e pabesueshme të shkëmbinjve misteriozë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco