Gjendet në rrugë pitoni 4 metra i gjatë, kalon natën në zyrën e zjarrfikësve

Gjendet në rrugë pitoni 4 metra i gjatë, kalon natën në zyrën e zjarrfikësve

13:51, 05/12/2023
A+ Aa A-

Një piton albin, afërsisht 4 metra i gjatë, u gjet në një rrugë në kryeqytetin e Tajlandës. Zjarrfikësit në lagjen Huamark të Bangkokut morën një raportim se një piton gjigant u pa në një rrugë dje.

Mësohet se gjarpri rreth 4 metra i gjatë, i cili u kap brenda një kohe të shkurtër nga forcat zjarrfikëse dhe ekipi i ekspertëve që mbërritën në vendngjarje. Gjarpri ishte një piton albin, një specie jo helmuese dhe ekzotike.

Por pasi u dërgua në stacionin e zjarrfikësve nga ekipet, u konstatua se ishte një piton i zbutur, ndaj nisën kërkimet për pronarin e tij. Autoritetet nuk mundën të gjejnë një kafaz të përshtatshëm për madhësinë e gjarprit dhe pitoni gjigant e kaloi natën në dhomën e ekipit. Pronari i gjarprit, i cili ka parë postimet në rrjetet sociale, shkoi mëngjesin e sotëm në zyrat e zjarrfikësve dhe ka mori pitonin.

Pitoni albin është një nga speciet më të mëdha të gjarpërinjve në botë, njihet si një specie që shihet përgjithësisht në Afrikë. Pitonët Albin, të cilët duhet të kenë ngjyrë kafe dhe të errët, bëhen me ngjyrë të bardhë ose të verdhë për shkak të mungesës së pigmentimit si rezultat i një mutacioni gjenetik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco