T'u thuash 'mirëmëngjes' të panjohurve ta shton dozën e lumturisë

T'u thuash 'mirëmëngjes' të panjohurve ta shton dozën e lumturisë

13:14, 04/12/2023
A+ Aa A-

T'u thuash "mirëmëngjes" të panjohurve e të bisedosh me njerëz që nuk i njeh, ta shton dozën e lumturisë, thotë studimi.

Duke vërtetuar shprehjen e vjetër se të japësh do të thotë të marrësh, rezulton se përshëndetja e të panjohurve me një "mirëmëngjes" të thjeshtë dhe biseda me ata që nuk i njohim mund ta rrisë lumturinë tonë.

Pas një studimi me 60,000 njerëz, duke përfshirë 40,000 britanikë, studiuesit thanë: "Ndërveprimet momentale, përshëndetja dhe falënderimi, mund të rrisin mirëqenien". Ata sugjerojnë se funksionon duke rritur ndjenjën e përkatësisë.

Ekipi analizoi të dhënat nga dy grupe të cilët ishin pyetur për ndërveprimet e tyre me njerëz që nuk i njihnin. Rezultatet treguan se ata që kishin më shumë biseda me të panjohurit gëzonin kënaqësi më të madhe në jetë. Udhëheqësja e studimit, dr Esra Ascigil, e Universitetit Sabanci në Turqi, tha: "Të kesh një ndjenjë përkatësie të duket sikur je i pranuar dhe i vlerësuar nga njerëzit e tjerë dhe kjo shpesh konsiderohet një nevojë themelore njerëzore". Kate Jopling, një këshilltare e fushatës për t'i dhënë fund vetmisë, tha: "Këto gjëra na ndihmojnë të ndihemi sikur kemi një përkatësi. Kushtojnë pak, por vlejnë shumë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco