Paralajmërimi i shkencëtarëve: Toka do të bombardohet nga stuhi të forta diellore në 2024! Çfarë do të thotë?

Paralajmërimi i shkencëtarëve: Toka do të bombardohet nga stuhi të forta diellore në 2024! Çfarë do të thotë?

14:28, 29/11/2023
A+ Aa A-

Rreth çdo 11 vjet, dielli kalon nëpër atë që njihet si 'maksimumi diellor', kur në sipërfaqen e tij shfaqen shumë njolla të errëta të çuditshme. 

Këto 'njolla diellore' – të cilat mund të grumbullohen së bashku dhe të formojnë atë që duket si një arkipelag  – shkaktohen nga ndryshimet masive në fushën magnetike të yllit tonë. 

Ata gjithashtu dërgojnë shpërthime të dhunshme të energjisë drejt Tokës, duke shkaktuar 'stuhi diellore' që potencialisht mund të dëmtojnë satelitët dhe të rrëzojnë internetin, shkruan Dailymail.

Fatkeqësisht, një studim i ri zbulon se ky maksimum diellor do të vijë më shpejt se sa pritej - ka shumë të ngjarë në fillim të vitit 2024. 

Parashikimi i ri vjen nga një ekip indian studiuesish dhe është në kontrast me parashikimin e fundit të NASA-s , i cili e vendos mbërritjen e tij në fund të vitit 2025.

Studimi i ri u drejtua nga Dr Dibyendu Nandi, një fizikant nga Qendra e Ekselencës në Shkenca Hapësinore IISER në Kolkata në Indi.

Ai tha se "nuk është e mundur të parashikohet intensiteti dhe pasojat" e stuhive diellore kaq herët, por ne duhet të mësojmë më shumë me afrimin e vitit të ri. 

“Stuhitë më intensive ndonjëherë mund të rezultojnë në prishje katastrofike të orbitës së satelitëve në orbitën e ulët të Tokës dhe të prishin shërbimet e bazuara satelitore si komunikimet dhe rrjetet e lundrimit”, tha ai për MailOnline.

“Ato gjithashtu mund të shkaktojnë shqetësime të forta në fushën gjeomagnetike që pengon rrjetet e energjisë elektrike të vendosura në rajone me gjerësi të lartë. 

“Sigurisht, ata gjithashtu krijojnë aurora të bukura , kështu që ne mund të presim që viti 2024 të jetë një vit i mirë për gjuetarët e aurorave. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco