Kanabisi sot është 10 herë më i fuqishëm se 50 vite më parë

Kanabisi sot është 10 herë më i fuqishëm se 50 vite më parë

11:02, 13/10/2023
A+ Aa A-

Përmbajtja e THC në kanabis është rritur ndjeshëm që nga vitet 1970 dhe efektet anësore janë më të shpeshta dhe më të rrezikshme, veçanërisht në adoleshencë. Në këtë ëprfudnim ka arritur një studim i botuar në “New Scientist”, sipas të cilit gjatë 50 viteve të fundit, përmbajtja e THC (delta-9-tetrahydrocannabinol, një substancë psikotrope) në kanabis është rritur më shumë se 10 herë.

Një tjetër studim i vitit 2020 që vlerëson fuqinë e marijuanës në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Holandë, Francë, Danimarkë dhe Zelandën e Re zbuloi se përqendrimet e THC në lulëzimin e tharë të bimëve të kanabisit u rritën me 0.29% në vit nga 1970 në 2017.

Një nga arsyet është se me kalimin e viteve, varietete gjithnjë e më të fuqishme të bimës janë marrë në kultivimin e kanabisit falë teknikave të sofistikuara të kultivimit selektiv. Këto versione me THC të lartë janë gjithnjë e më të njohura. Për shembull Cannabis sinsemilla, bima femërore e pafertilizuar dhe pa fara e kanabisit, mund të përmbajë deri në dyfishin e sasisë së THC në lulëzimin e saj. Në vitin 1993 kjo lloj marijuane përbënte më pak se 4% të mostrave të kanabisit të analizuara nga Programi i Monitorimit të Fuqisë i SHBA-së, por në vitin 2008 pothuajse gjysma e mostrave ishin sinsemilla (edhe pse ndërkohë mostrat e disponueshme për analiza shkencore janë rritur njëqindfish).

Një faktor tjetër që duhet marrë në konsideratë është se mënyra se si e konsumojmë kanabisin ka ndryshuar. Ndërsa pirja e sythave të thara mbetet qasja më e popullarizuar, ushqimet, ekstraktet ose avujt janë gjithnjë e më të popullarizuar dhe të lehtë për t’u aksesuar, dhe ato kanë më shumë gjasa të kenë nivele shumë të përqendruara të THC. Nivelet më të larta të THC shoqërohen me efekte anësore më të shpeshta dhe të pakëndshme si të përzjera, të vjella, rrahje zemre jonormale dhe të çrregullta, paranojë. Dhe veçanërisht në adoleshencë, kur truri është në zhvillim, ai mund të dëmtojë lidhjet nervore, duke reduktuar kapacitetin e të mësuarit dhe kujtesës, duke shkaktuar depresion dhe çrregullime psikotike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco