Tkurret maja më e lartë në Evropë, studiuesit: Ka humbur mbi 2 m lartësi

Tkurret maja më e lartë në Evropë, studiuesit: Ka humbur mbi 2 m lartësi

14:51, 12/10/2023
A+ Aa A-

Është e vështirë të perceptohet me sy, por Mali i Bardhë është tkurrur sërish. Matjet e kryera çdo dy vjet nga një grup ekspertësh të topografisë tregojnë se maja më e lartë në Evropë, që është mbi 4 mijë e 508 metra mbi nivelin e detit, ka humbur dy metra e 22 centimetra krahasuar me matjen e mëparshme.

Qëllimi i këtyre ekspeditave, që nisën në vitin 2001, është mbledhja e të dhënave shkencore mbi impaktin e ndryshimeve të klimës tek Alpet.

Sidoqoftë, është normale që lartësia e një mali të ndryshojë në vartësi të rënies së dëborës dhe shkrirjes së saj, ndaj nuk përjashtohet mundësia që mali ta rikuperojë lartësinë e humbur dhe madje të jetë më i lartë në të ardhmen.

Të pajisur me vegla të teknologjisë së fundit dhe një dron, rreth 20 persona u ngjitën në malin në fjalë në mes të shtatorit, për të kryer pikë më pikë matjet.

Sipas kreut të ekspeditës, Zhan de Garets, ndryshimi këtë vit mund të jetë për shkak të reshjeve të pakta gjatë stinës së verës, gjë që është verifikuar edhe në të kaluarën.

Megjithatë, se çfarë do të ndodhë në të ardhmen ne Malin e Bardhë, vetëm koha do ta tregojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco